Berisha një “fiksim”, De Biazi e fton sërish

3 Prill 2014, 13:41Sport TEMA

Shqipëria ka nevojë për një sulmues cilësor që të jetë në gjendje të driblojë, të shënojë, por të ketë edhe eksperiencë. Këto parametra i plotëson Besart Berisha, të cilit De Biazi i ka shtrirë edhe një herë dorën për t’u bërë pjesë e kuqezinjve. Burime pranë lojtarit bënë me dije se stafi i kuqezinjve ka pasur një tjetër bisedë së fundmi dhe i kanë shpjeguar Berishës rëndësinë që do të ketë ai në eliminatoret e ardhshme, raporton Panorama Sport. Lojtari nga ana tjetër ka pohuar se ndihet i nderuar të veshë fanellën kuqezi, porse luan në Australi dhe do t’i duhet të bëjnë një sakrificë të madhe.

Oferta

Kapllani, Salihi, Sadiku dhe Balaj janë të gjithë qendërsulmues të mirëfilltë. Pas largimit të Altin Rrakllit nga kuqezinjtë, Shqipëria e ka pasur të vështirë të gjejë një sulmues që të veprojë mirë me topin dhe të jetë në gjendje që të luajë edhe si sulmues i tërhequr. Janë provuar disa lojtarë deri tani, duke filluar me Hykën, Ramën dhe Mehën, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur plotësisht, sepse nuk kanë karakteristikat e duhura. De Biazi vazhdimisht pat thënë se një si Berisha do t’i bënte shumë punë, sepse ai arrin të përshtatet mirë si qendërsulmues, por edhe si sulmues i dytë. E njeh shumë mirë portën dhe është potent. Kjo mund t’i japë frymëmarrje Salihit apo Kapllanit dhe mund të jenë gjithashtu më efikasë me një si Berisha në krah. Për këtë arsye tekniku italian ka këmbëngulur për ta afruar sulmuesin e Brisbanes. De Biazi e pat kontaktuar edhe edicionin e kaluar, por Berisha refuzoi për shkak të largësisë. Një motiv pse ai pat refuzuar ka qenë edhe fakti se ishte në përfundim të kontratës me Brisbanen dhe druhej se po t’i binte rendimenti, nuk do të kishte ofertat e duhura nga klube të tjera. Por ky problem tashmë është zgjidhur, sepse berisha ka firmosur pak javë më parë me Melbërn Viktori një kontratë marramendëse prej 1.5 milionë dollarësh në vit. Stafi i përfaqësueses shqiptare i ka bërë me dije Berishës se do të jetë protagonist në ekip dhe se mund të shkruajë historinë këtë edicion.

Përgjigja

“Më lini pak ditë kohë. Më saktë më lini 10 ditë kohë të mendohem, sepse nuk jam i sigurt nëse i kam mundësitë të vij apo jo”. Kjo mësohet të ketë qenë përgjigja e Besart Berishës për stafin kuqezi. Ai ka lënë një dritare të hapur për t’u rikthyer me Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se Berisha ka luajtur 17 ndeshje me fanellën e Shqipërisë dhe ka realizuar një gol.

Alternativa

Stafi i Kombëtares ka planifikuar të veprojë sipas precedentit “Salihi”, kur ky i fundit luante në Kinë. E thënë ndryshe, Berisha do të thirret në përfaqësuese vetëm për ndeshje zyrtare. Por duke parë këmbënguljen e stafit, kuptohet qartë se Berisha do të ketë një vend titullari në skuadër, sepse në të kundërt do të ishte e vështirë ta bindje që të rikthehet. Ndërkaq, nëse sulmuesi pranon ofertën e De Biazit, që me gjasë do të jetë edhe e fundit, atëherë mund të ketë ndryshime edhe në modulin e lojës dhe i sakrifikuari mund të jetë pikërisht Meha, sepse Shqipëria pritet të luajë me një klasike 4-4-2 në shumicën e rasteve.

3 komente në “Berisha një “fiksim”, De Biazi e fton sërish”

  1. Arden says:

    Mendoj se Di Biazi ka bere shume mire qe ia ka shtrire doren perseri Berishes. Ai mund ti beje vertete pune Kombetares. I mire ka qene gjithmone por tani nese vjen une mendoj se ai mund te japi me shume per Shqiperine. Talentin e ka pasur gjithmone, por tani une mendoj se eshte me pjekur profesionalisht dhe mund te beje gjera edhe me te mira. Uroj te kthehet.

  2. Hajde o king e leji pordhet se nuk i kane lezet shqiptarit te vertete

  3. mersin kurti says:

    Gabimi me i madh nese sakrifikohet Alban Meha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje