Trajneri i Spanjës, Vinsente Del Boske, ka shprehur frustrimin e tij për shkak të mungesës së mirënjohjeve për lojtarët spanjollë, me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldo që kanë dominuar në garën për Topin e Artë viteve të fundit.
Sulmuesi i Real Madridin e fitoi çmimin prestigjioz në vitin 2008, para se ta fitojë atë edhe në janar për paraqitjet e tij gjatë 2013-tës. Ndërkohë, Mesi ka çuar në shtëpi katër trofe radhazi në mesin e viteve që fitoi rivali i tij portugez, me lojtarë si Ksavi dhe Andres Iniesta që mbetën duarthatë.
Megjithatë, Del Boske mendon se njëri nga lojtarët spanjollë që fitoi Euro 2008, Botërorin 2010 dhe Euro 2012, duhej ta kishte fituar ndonjërin prej çmimeve për hir të suksesit ndërkombëtar.
“Ju duhet t’i keni në konsideratë ata të cilët kanë ecuri, që janë lojtarë shumë të mirë. Por, kur një ekip fiton, siç ne fituam Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, mendoj se këto suksese duhet të njihen edhe individualisht.
Nuk do të jap emra, por unë mendoj se kishte një moment kur një lojtar spanjoll e meritoi ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Del Boske.
Fjale me vend.
Ky 5 vjecar ka qene i Spanjes ne te gjitha drejtimet.
Xavi,apo Iniesta ishin robotet spanjolle,qe bene keto arritje qe ne Europe nuk besoj qe do dali ndonje ekip edhe te arrij te fitoje 3 kompecione kaq te medha rresht.
Urime DEL BOSKE
ne 2012 duhej ta kishte fituar Iniesta..
Iniesta
nuk jam me barcelonen, por kush mendon se 5-6 vitet e fundit topin e arte e ka merituar kush tjeter pervec messit, nuk merr vesht per futboll.
messi eshte lojtari me i mire i gjith koherave, qe kan shkuar qe jan dhe qe do vin.
Ke te drejte, sipas teoris tende me rregull treshi del bosque smerr vesh nga futbolli..
Keto vitet e fundit me duket se ka nje paradoks fiton individi me i mire pavarsisht se ekipi ku luan nuk ka fituar asgje.Sipas kesaj logjike lojtaret e tjere poshte Messit dhe Ronaldos do te fitojne kur ketyre te dyve tu bien bolet.