Alban Meha gol si Ronaldo, zhbllokohet dhe Roshi

5 Prill 2014, 13:32Sport TEMA

Mjeshtër, artist, magjistar…! Të gjitha epitetet që mund t’i shkojnë për shtat një futbollisti si Alban Meha, që dje realizoi një tjetër kryevepër në humbjen 2-1 të Paderbornit nga Fortuna Dyseldorf.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar një tjetër gol spektakolar, teksa në minutën e 52-të barazoi rezultatin për vendësit që gjendeshin në disavantazhin minimal kundër Fortunas. Meha ekzekutoi një goditje dënimi në krahun e majtë të mesfushës dhe nga një distancë prej më shumë se 30 metrash gjuajti si Ronaldo, duke e dërguar topin në këndin ku portieri e kishte të pamundur ta kapte. Thjesht e mahnitshme! 28-vjeçari shënoi dje golin e gjashtë spektakolar në harkun e dy muajve të fundit, ndërkohë që ishte i 11-ti sezonal për futbollistin e Paderbornit. Ky është pa diskutim një ndër sezonet e tij më të mira.

Pas dy javëve, ku i kishte shkuar shumë pranë golit, por për shkak devijimesh apo mungese fati nuk i ishin quajtur Roshit, dje mesfushori kuqezi e ka dërguar më në fund topin në rrjetë, raporton Panorama Sport. Futbollisti fierak luajti që nga minuta e parë në ndeshjen që Frankfurti humbi 2-1 në transfertë kundër Alenit, ndërsa 23- vjeçari shqiptar arriti që të fitojë një vend titullari për të katërtën javë radhazi. Në minutën e 61-të, kur vendësit e Alenit ishin në avantazh 1- 0, Roshi merr një pasim nga shoku i tij Leki në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje normale e dërgon topin në rrjetë. Kujtojmë që javën e kaluar mesfushori i Shqipërisë pati shënuar një gol të çuditshëm kundër Paderbornit, duke e devijuar topin me shpatull nga larg, por më pas Federata Gjermane e cilësoi autogol të lojtarit kundërshtar. Ky ishte goli i parë sezonal për Roshin, ndërkohë që deri tani është aktivizuar në 19 ndeshje dhe ka luajtur 612 minuta. Kapllani nuk ka qenë i grumbulluar për këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit që pësoi javën e kaluar. Paderborni i Mehës renditet në vendin e tretë me 49 pikë në 29 takime, ndërsa FSV Frankfurti i Roshit dhe Kapllanit renditet në vendin e 13-të me 34 pikë në 29 ndeshje. Gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet mundësia që tre shqiptarët e këtyre dy skuadrave të ndërrojnë ekip.

2 komente në “Alban Meha gol si Ronaldo, zhbllokohet dhe Roshi”

  1. o jeros,o herodotis! says:

    Shume gol i bukur,nje bravo e madhe.

    Shijoheni edhe ju:

    https://www.youtube.com/watch?v=SdUndI5JnIY

  2. Sander says:

    Te lumte alban duam gola per shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje