Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero, thotë se ai dhe Luis Suarez janë dy “Lionel Mesit” e Premier Ligës.
Argjentinasi është fans i madh i Mesit dhe po ashtu edhe i Suarezit, që po ndihmon Liverpulin në luftën për titullin historik.
“Unë do të thosha se në vend të Mesit dhe Ronaldos, ne të dy jemi si Mesi.
Ne të dy jemi Mesi. Unë mendoj se kjo është për shkak se jam argjentinas dhe për shkak se Luis është latino-amerikan dhe pëlqen që të driblojë. Pse të mos jemi të dy si Mesi?”, tha Aguero.