Levandovski: Po, kam biseduar me Real Madridin

8 Prill 2014, 13:51Sport TEMA

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Robert Levandovski, pranon se ai kishte zhvilluar bisedime me Real Madridin, para se të vendoste të shkojë te Bajern Mynih.

Levandovski është pyetur para ndeshjes me madrilenët nëse ai kishte menduar t’i bashkohet Realit.

“Gjithë çfarë mund të them është se Florentino bisedoi me mua.

Ishte një bisedë e shkurtër, kjo është e gjitha çfarë mund të them për këtë takim me presidentin e Real Madridit”, ka thënë Levandovski.

Polaku do t’i bashkohet Bajernit në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje