Në javët e fundit është folur shumë për një largim të Lorik Canës nga bardhekaltërit, por tashmë vjen dhe reagimi i babait dhe njëkohësisht agjentit të tij, Agim Cana, i cili për faqen e specializuar për merkaton, calciomercato.it, ka sqaruar pozicionin për të ardhmen e djalit të tij. Nëpërmjet një deklarate, Agim Cana ka bërë të ditur se asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka që thuhet janë vetëm fjalë, raporton Sport News.
Babai i Lorikut ka theksuar se është ai vetë që i merr vendimet për të ardhmen e djalit të tij dhe kapiteni i kombëtares shqiptare ndihet 3000 mijë përqëind lacial dhe as nuk ka ndërmend të largohet nga “Olimpiko”.
Cana në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias luajti titullar dhe ishte një prej më të mirëve në fushë bashkë me Etrit Berishën, i cili me ndërhyrjet e tij ruajti të paprekur portën e bardhekaltërve.