
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Korçë, konfirmuar sot në mbrëmje zyrtarisht se është bërë shoqërimi në komisariat i 6 shtetasve të cilët njihen edhe si ultras dhe mbështetës të ekipit të Skënderbeut nën tifogrupin Ujqërit e Dëborës.
Sipas policisë personat e shoqëruar janë tifozë, të cilët nga filmimet dhe raportimet e policisë kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë prishur rendin publik. Lajmi është konfirmuar, zyrtarisht nga Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Edmond Tarkaj.
Incidenti ka ndodhur dje në minutën e ‘44 të ndeshjes Skënderbeu-Tirana, pas golit të dytë të shënuar nga kryeqytetasit. Tifozët akuzuan presidentin Takaj për shitje të ndeshjes dhe hodhën flakadane në fushë.
Në kohë kur pritej reagimi i FSHF, Prokurorisë por edhe krimit ekonomik në polici për skandalin e trukimit të ndeshjes së djeshme Skënderbeu-Tirana, shoqërohen në komisariat 6 tifozë të cilët veçse kanë kërkuar drejtësi dhe ndershmëri për ekipin e tyre të zemrës.
Ndërkohë në telefon, Armand Buda, një prej drejtuesve të tifogrupit “Ujqërit e Dëborës” tha se ndodhen në komisariat, për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas tij, tifogrupi nuk ka krijuar asnjë incident në fushë, ata nuk kanë hedhur sende të forta, por kanë marrë banderolat dhe janë larguar nga stadiumi. Ndërkohë nga ana tjetër shumë prej tifozëve të cilët mbanin në duar flakadane për të festuar fitoren e ekipit të tyre të zemrës i kanë hedhur në pistën e atltikës, pasi dukej qartazi se ekipi i tyre po toleronte ekipin e Tiranës, duke i falur dy gola që në pjesën e parë.
TemA mos perkrahni huliganizmin cfaredo qofshin arsyet.
Tifozet kane te drejte te revoltohen, te kerkojne llogari, te refuzojne te shkojne ne stadium deri sa te sqarohen per tolerimet e ekipit te zemres, por kurre nuk duhet te hedhin sende ne fushe e te shajne ne shkallet e stadiumit si njerez te eger.
Ata tifoze nese jane arrestuar pas filmimeve mire u eshte bere, te mesohen te permbajne nervat dhe emocionet here tjeter.
Heren e fundit qe kam qene ne stadium zhvillohej ndeshja Kukesi-Trabzonspor ne Tirane. Nje turp i vertete ku cdokush shante dhe hidhte shishe me uje ne fushe si t’ia kishte qejfi duke iu hakerryer arbitrit nderkombetar sikur te ishte ndeshje e kategorise se dyte shqiptare.
Cdokush duhet te marre pergjegjesite e veta per veprimet qe ben.
FSHF-ja dhe prokuroria te hetoje mbi pretendimet e tifozerise se Skenderbeut.
ne korce u shfaq premiera: Qelbesirat te cdo lloji per te shpetuar Tir()nen. Regjizore Luli dhe Ritka, Skenarist Halili, Takaj.Premiera nuk u pelqye nga publiku korcar qe braktisi estraden. Nga zerat qe vijne nga Bashkia Tirane ne fund te kampionatit do te organizohet nje mbremje Gala ku do te marrin pjese, luli, bode, takaj, duka, top-channel, shakohoxha, enno, bamiri, supersporti, ylli aga, gjika, pashk laskaj, edmont tarkaj, komisaiati korce etj, me moton: Faleminderit Qelbesira, Tir()ana shpetoi.
Diten qe do te zhvillohet festa Gala per nder te Qelbesirave, ministria e brendshme se bashku me Fanatic ka marre masa per te shoqeruar ne komisariat Grupimin Ujqerit e Debores per te shmangur cfardo lloj incidenti ne ahengun e Qelbesirave.
Qofte ke Daja
ju ujqerit te hani kernacken ju! amon mor shifni e boni nai pune te hani noi cape buke
Te gjitha ndeshjet e kampionatit futbollistik jane te trokuara,rezultatet dihen.
po te fillojme te komentojme per probleme sociale, kulturore, ekonomike, sportive etc duhet shkruajtur roman. problemi eshte mjere shqiptaret qe kane drejtues maskarenj, nje tifoz mund te kete hequr buken per 1 bilete ne vend qe te shikoje futboll shikon estrade turp i madh!!
Nuk pajtohem me fyerjet dhe hedhjen e sendeve të forta, por që ishte ndeshje e shitur, këtë s’e luan topi. Turp!
Minjte e bashkise minj do te ngelin … me Lulin kryetar.