Besart Berisha rikthehet në kombëtare?

6 Prill 2014, 18:42Sport TEMA

Pak ditë më parë u fol për një ftesë dërguar Besart Berishës për të qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Europianit, “Euro 2016” dhe nga ajo që u mësua, lojtari kërkoi të paktën 10 ditë kohë për të dhënë një përgjigje. Por, tashmë duket se futbollisti ka vendosur të rikthehet me përfaqësuesen kuqezi. Të paktën sipas asaj që bëjnë të ditura mediat kosovare, sipas të cilave, Berisha ka vendosur të luajë sërish me Shqipërinë duke kapërcyer dhe kilometrat që ndajnë Australinë me vendin tonë, raporton Sport News.

Praktikisht, me Berishën është planifikuar të veprohet sipas precedentit “Salihi”, në periudhë kur ky i fundit aktivizohej në Kinë, pra me shumë gjasa Berisha do të grumbullohet vetëm për ndeshjet zyrtare. Berisha me Shqipërinë ka luajtur deri më 14 Tetor 2009 duke veshur fanellën kuqezi për 17 ndeshje në total, gjatë të cilave ka realizuar dhe një gol në një miqësore ndaj Anglisë B, të luajtur në vitin 2007.

7 komente në “Besart Berisha rikthehet në kombëtare?”

  1. Gjeniu says:

    Bravo! I vetmi qe te mbush mendjen se eshte sulmues me aftesi te vecanta per kombetaren tone. E pershendes nje rikthim te mundshem te tij dhe i uroj te gjitha sukseset. Do t`i sherbeje shume Shqiperise ne eleminatoret e arshme! Tashme media ka vertete nje futbollist cilesor te cilit mund t`i beje publicitet real dhe qe e meriton para te gjithe te tjereve, qe vetem ne shtyp jane te shquar, kurse ne fushen e lojes as qe duken fare edhe ne ato pak raste kur aktivizohen me skuadret e dores se fundit. Edhe nje here kthim te mbare Besart dhe Good Luck !

    1. o jeros,o herodotis! says:

      Une them qe eshte i vetmi futbollist qe ne si Shqiptar duhet ti lutemi per te vazhduar te luaj me ne.

      Eshte sulmues tipik,aq i deshiruar per cdo ekip.

  2. Genti says:

    Ky eshte vk. Ka deshtuar gjitheandej ne evrop.

  3. sunline says:

    nuk ben berisha per kombtaren shqiptare,mgjithse ka qen shenusi me i mir
    i kampionatit ne australi,ku futbolli ose soccer,quhet sport femrash.

    1. Epo ne Europe kjo loje o sunline eshte loje truri dhe jo si regbia qe eshte loje “veglash frymore”, Berisha ka nje mbiemer paksa jo shume te deshirueshem per kujtesen shqiptare por si futbollist natyrshem do jete me I mire se “berisha politikan”

  4. Emigranti_UK says:

    Respekte per Berishen eshte gladiator i vertet per sulmin.
    Salihut rrobet ku ti kete se eshte shkerdhat dhe eshte marre me politike

  5. muli says:

    de blazi e ka kuptuar qe VETEM BERISHAT DO NA FUSIN NE EUROP sal ram berisha arkitekt i bathores europiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje