Skënderbeu i lë ndeshjen Tiranës, por presidenti korçar sulmon tifozët

7 Prill 2014, 13:53Sport TEMA

Kampionati shqiptar tashmë është bërë gallatë.

Ndeshjet janë duke u trukuar në sytë e të gjithëve, e megjithatë, FSHF nuk është duke marrë asnjë masë, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Në fushë shihet vetëm teatër dhe simboli i kësaj komedie ishte ndeshja Skënderbeu-Tirana.

Ashtu siç pritej, Skënderbeu e la ndeshjen, gjë që solli me të drejtë revoltën e tifozëve, të cilët braktisën stadiumin.

Por, presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, ua hedh fajin pikërisht tifozëve, duke thënë se kishin përgatitur një skenar për braktisjen e ndeshjes.

“Thirrjet e tifozëve ishin të turpshme. Na braktisën dhe u nxituan. Nëse loja do të vinte normalisht, ne mund të kishim fituar. Nëse futbollistët kanë toleruar, i përjashtoj. Besoj se skena ishte e përgatitur prej ditës nga tifozët. Jemi të vetëm në luftën për titull. Hodhën poshtë punën e bërë gjatë 4 viteve”, shprehet ai.

16 komente në “Skënderbeu i lë ndeshjen Tiranës, por presidenti korçar sulmon tifozët”

  1. kompasi says:

    Nuk eshte faji i presidentit qe ja la tiranes dhe shiti ndeshjen por faji i tifozeve qe e kuptuan dhe reaguan per kete.

  2. nacionalisti says:

    Llogjika juaj, nuk qendron, jeni te ceket, nuk thelloheni.
    Arsyeja eshte shume e thjeshte.
    Nga viti 2010 deri tani, pra ne vitet kur Skenderbeu ka super ekip, Tirona e ka mundur 6 here, ka barazuar 4 here dhe ka humbur vetem 3 ndeshje me Skenderbeun.
    Pra nuk ka ndodhur HATAJA se u mund Skenderbeu ne Korce, sepse Tirona i ka marre Kupen dhe Superkupen ne Korce Skenderbeut, atehere nuk mbaj mend te flitej per shitje ndeshje.
    Keshtu qe mire qe nuk mbani statistika si gazetare leshi qe jeni, po te pakten lexoni, zgjeroni horizontin.
    Injorant futbolli

    1. ardiani says:

      Kjo po ishte nje pergjigje. Gazeta nuk eshte thashetheme por fakte.

    2. razo says:

      ik mer pirdhu legen… ti dhe takja ke te drejte kurse 10 mij tifoza te Korces ne stadium edhe ne qe e pame ne live ne tv qenkemi budallenj eee?

      vetem te jesh nje rrot djathi kackavall mos ta shihje qe ndeshja ishte shit. Muzaka ishte aktori me i mire. Ne cdo vende te botes te dyja ekipet do te ishin perjashtuar nga kampionati dhe zbrit ne nje kategori me poshte.

      Gjynaf gjithe ai popull aty edhe tallen trapin legenat.

    3. Klajdi says:

      O tlyn nacionalisti qe ndeshja u la vetem nje loqe si ty nuk e ka pare mos bej lojra me fitoret e Tirones ndaj Skenderbeut gjate ketyre vite,se Tirona e atyre fitoreve ishte nder ekipet me te mira te kampionatit kurse sot eshte nje ekip qe lufton per qendrim ne kategori.Dihet boterisht qe presidenti i Skenderbeut eshte tifoz i tirones apo jo Josa ka qene nje nga idhujt bardheblu plus dhe loja me biletat nje kamuflim i paster.Kete kampionat Tirona eshte rraf dy here apo jo dhe tani fiton me 4 mungesa te lojtarve me te mire qe ka Gilberto dhe Karabeci sa per numer.Keshtu qe nuk eshte nevoja ti biesh gjoksit seshte as hera e pare dhe e fundit qe behen keto lojra ne fund te kampionatit shkurt hesht se eshte me mire.Cdo tifozeri ka te drejte revoltohet per ate qe ajo e konsideron si leshim,keshtu ka ndodhur dhe me fanatiksat e tu qe protestuan dhe para bashkise.Ik futi nje te dhime se ti je injorant dhe flet per te tjeret.

      1. nacionalisti says:

        O loqja pe korce, e para nuk te ofendoi njeri ty, por gazetarin e paafte qe boton lajme pa burim.
        E dyta o toci i vogel sa nje kernacke, tirona e fazes se trete eshte ekipi me i mire momentalisht ne kampionatin shqiptar. Dhe do ishte me pike te plota, hiq vetem ndeshjen e Durresit, qe Durresi me merite arrita ta barazonte, sepse Tirona ishte ne avantazh. Sa per ndeshjen me Kukesin, dhe me Partizanin, Tirones iu mohuan penallti te pastra. Keshtu qe per kete faze te trete, meqe zotrote i dashke llogarite per kete kampionat, Tirona eshte ekpi qe ka mbledhur me shume pike. Skenderbeu, ne fakt nuk e kam ndjekur me vemendje ne te gjitha ndeshjet, por me duket se ka bere hapa prapa. Ka disa barazime kete faze dhe humbje. Ngelet per tu pare ne Vlore, nese dhe atje humbet, atehere, anija ka filluar te fusi uje. Keshtu qe djalka pe korce, pi bira po kujdes, mos boj sher pastaj, se une loqet ti var ne qafe, langaraq

        1. Klajdi says:

          Jo vetem loqe por qeke dhe hajdar natyral tirone une jam nga tirana por nuk jam tirons besoj se u kuptuam.Tirona vertet ka marre me teper pike,por une po flas per ndeshjen ne fjale qe u luajt ne Korce ne rregull,ty te eshte dukur ndeshje reale,atehere e meritoke vertet titullin loqe halabak me titullin nacionalisti.Sa per trim ti me rruan falas edhe bolet.

        2. tifozi says:

          Ti more trap selvije. Ndeshja ishte e toleruar dhe kjo dihej ne Korce. Megjithese u premtua shume here qe do luhej ndershem, prape premtimi nuk u mbajt. Si mund te thuash qe Tirana ka ekipin me te mire ne keto momente kur tre lojtare baze ne formacionin e saj kane qene rezerva tek Skenderbeu si Morina, Kerciku dhe Vrapi dhe ga u kthyen tek Tirana si e vetmja mundesi per te qene ne formacionin baze. Si ka mundesi qe tifozet e Skenderbeut te ishin ne ankth tere javes duke kerkuar premtime pafund nga presidenca dhe lojtaret per te mos patur tolerime. Problemi nuk qendron nese Skenderbeu humbi nga Tirana problemi qendron tek tolerimi qe u be. Tirana eshte skuadra me e urryer ne Shqiperi, jo sepse eshte e mire por sepse njerezit qe e kane jane njerezit me te urryer. E perkedhelura e cdo sistemi edhe e mediave. Tirana kishte 14 vjet pa fituar ne Korce per kampionat. Sa per superkupen dihet sesi u luajt skenari. Ne kampionat Tirana nuk e kishte menduar ne keto 4 vjetet e fundit. Shko meso statistikat, kurve selvije. Se te derdh gjiz ne koke kerme bashkie.

          1. Po kur flisni ju per statistika qe vetem ke faqja koeficentave e hapni gazeten mer injorante qe skeni guxim te pranoni qe TIRONA eshte skuadra me e mire e te gjitha koherave. Por si rendomte ndodh me shqiptaret qe nqs tjetri eshte me mire duhet urryer kshu dhe me Tironen.Me thuaj pak kush nga skuadrat shqiptare ka nxjerre yje aq sa ka nxjerre Tirona (pervec VLLAZNIZE)? Po ku dini ju mer gjynafqare te flisni me fakte, ju flisni me llafe pazari, me llafe tavolinash. Po ku dini ju mer te varfer (menderisht) car eshte kultura sportit, car eshte tifozlliku i trashigum ne breza etj. Ju jeni bo tifoza rishtaz se ekipi juj u fut ne kategori te pare ose se fitoi nje ndeshje me Tironen qe per ju eshte reali i madritit dhe ndaj dhe mushni stadiumet kur vje lu Tirona. Noshta korca toleroi me te vertete me Tironen. Por kjo sdo te thote qe tifozat duhet te heqin simbolet e veta dhe hedhin vrer ndaj stafit dhe presidentit qe po i nxjerr per te katertin vit kampion. ndoshta as ne enderr sdo e kene pa ndonjehere. Por ato tifoza qe na bojne si te virgjer mund te kishin reagu keshtu dhe me shkodren, apo varja. Te tera te na rrahim por vetem tirona jo. Mos ndoshta jeni pak kotradiktor me veten apo me kulturen sportive (mqs jeni me te vertete qytet me vlera kulturore) E pra te dashur bashkekombas ky eshte sporti yne dhe si te tille vete e kemi pranuar. Dhe ju kete gje e dine me mire te dashur korcare kur Tirona e kompani ju lane ndeshjet qe qendruat ne kategori te pare 0-1 ne Tirone. Apo e keni harruar (dhe ky ves shqiptari ? ) Ju lutem kur merni mundim dhe shkruani te pakten jepni fakte ose ndonje gje me vlere per shoqerin dhe komunitetin spordashes sepse po na e nxirrni nga qefi duke ju pa ju se cfare shkruani dhe se cfare boni neper stadiume.

  3. shqiptar says:

    si ka mundesi qe ekipet qe rrezikojne nga kategoria cuterisht fazen e fundit i fitojne ndeshjet brenda jashte pa problem kur deri dje i humbisnin te gjitha.tani duket hapur qe tiranen duan te shpetojne qe nga fshf arbitra politikane etj duhet te jesh idiot mos te kuptosh kete gje.

  4. elinor says:

    Gjithnje fitorja e nje ndeshjeje eshte varur nga brohoritja e tifozeve; shume pak brohoritje ose me teper se duhet dhe ndeshja ka qene e humbur!!!
    Sidomos kur as edhe telespektatoret nuk brohorisin atehere nuk ka asnje shprese per fitore!!

  5. nuri says:

    Gjithnje kunder Tirones, njesoj si ne kohen e diktatures. Edhe nese ka qene trukim ai nuk eshte i pari dhe i fundit. Perse reagohet kaq shume vetem kunder Tirones, pse jo nje jave me pare ne ndeshjen e Shkodres apo ne Lac etj. Antitirona eshte antiqytetari provincialesh dhe reminishence e kohes se Dulles. Tirona i mbijetoi diktatures dhe jo me sot.

    1. O nuri mos u mundo kot se e veshtire qe ndnjeri te kuptoje sepse keto jane te tere trashigimtaret e sistemit. Keto po degjuan fjalen Tirone kompleksohen dhe duhet te reagojne per vetmbrojtje dhe sdine cfare bejne te shkretet shpifin , shajne, bertasin etj. Por ne besojme ne zot dhe per kete gje jemi te sigurt qe nje dite do te gjykohemi per cka bojme ndaj jetojm ne paqe me te tere se jemi njerez te paster. Ka nje ZOT qe i shef te gjitha!

  6. Gezimi says:

    E sakte Nuri!

  7. Pipi says:

    Kam dicka per presidentin e Skenderbeut, Ardjan Takaj: “Po akuzon tifozerine korcare per reagimin e parapergatitur te saj (sic thote vete ai)kunder ngjarjeve qe ndodhen ne fushen e lojes ne ndeshjen me Tiranen. Kjo tregon se kemi te bejme nje ndarje serioze midis binomit President-Sportdashes. Po atehere, c’me rri? Vetem pse te duan 20 futbolliste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje