Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 16 vendesh në renditjen mujore (prillin) të FIFA-s. Nga vendi i 54-t, që mbante në mars, skuadra e drejtuar nga De Biazi e sheh veten tashmë në vendin e 70-të, një pozicion që kishte muaj pa e shijuar. Në fakt, gjatë periudhës kohore mes dy renditjeve në fjalë, mars-prill, kuqezinjtë tanë nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje, qoftë edhe miqësore, por kjo “baticë” e tyre ka ardhur si pasojë e ngjitjes së skuadrave të tjera, raporton Panorama Sport. Me 486 pikët e grumbulluara nga përllogaritja specifike e kësaj renditjeje mujore të FIFA-s, Shqipëria detyrohet të zbresë njëherazi 16 shkallë.
Në një situatë të tillë mbetet të shihet rikuperimi i pozicioneve të humbura, që mund të vijë nga miqësoret e planifikuara në muajt maj dhe qershor. Për të qenë në veprim, kombëtarja e De Biazit duhet të presë datën 31 maj 2014, kur të përballet me Rumaninë në një miqësore që do të luhet në Sion të Zvicrës. Pas saj do të luhen edhe dy ndeshje të këtij karakteri, ndaj Hungarisë më 4 qershor dhe ndaj San Marinos më 8 qershor të këtij viti.
Përsa u përket skuadrave tona rivale në Grupin I kualifikues të “Euro 2016”, renditja mujore e FIFA-s i ka buzëqeshur Portugalisë së Ronaldos, në vendin e tretë, ndërsa të tjerët kanë pësuar rënie si edhe kuqezinjtë. Sidoqoftë, ulja e Armenisë, Serbisë dhe Danimarkës ka qenë e lehtë. Listën vijon ta kryesojë Spanja, kampione e Botës dhe Europës në fuqi, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia.
Mbushni kombetaren me kosovar dhe ne vendin e 100 do perfundoni. Kosovaret nuk luajne me shpirt. Duhet vetem shqiptar ne ekip..
Edhe ne jemi shqiptar o Jorgos Pallangos…!
Nuk ka rendesi nga ç’treva vijnè. Mjafton te jene te talentuar. E more kastavec Kina ka 1 miliard e 500 milion banore dhe ka nje kombetare ndersa ne mezi behemi sa nje lagje e Pekinit e kaq ndasi e poshtersi. Ik ore mbushu…!