Lassana Diarra nuk ka shkuar të luftojë në Siri

9 Prill 2014, 17:25Sport TEMA

Avokati i ish yllit të Real Madridit, Arsenalit dhe Chelsea, Lassana Diarras, ka mohuar raportimet se klienti i tij ka shkuar të luftojë në Siri.

Kanë qarkulluar spekulime së fundmi se ish-lojtari i kombëtares franceze, që tani luan për Lokomotivën e Moskës, ka shkuar në Lindjen e Mesme për të luftuar kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

“Lassana Diarra ka mohuar në mënyrën më formale dhe më kategorike se ai ka shkuar të luftojë në Siri.

Ai kurrë nuk ka shkelur në Siri, është absurde. Ai nuk është xhihadist, ai është një futbollist i Lokomotiv Moskës”, ka thënë avokati Eric Dupond për AFP.

Edhe vet Diarra ka mohuar pjesëmarrjen në luftën e rrezikshme në Siri duke e quajtur atë si shaka.

1 komente në “Lassana Diarra nuk ka shkuar të luftojë në Siri”

  1. katonak says:

    Mos e merr keq o diarra ,thjesht nje verifikim bene se nuk i dihet se edhe shumica e bashkeatdhetareve te tu ne mengjes bejne betimin mbi flamurin francez ,dhe ne darke betohen per allah qe do ti vrasin te gjithe te pa fete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje