Kazorla kërcënon Arsenalin: Nëse nuk fitojmë, largohem

9 Prill 2014, 14:48Sport TEMA

Santi Kazorla shprehet se Arsenali duhet të ndërtojë një mentalitet të fuqishëm, nëse ata duan të fitojnë trofe. Ai ka shtuar se mund të largohet nëse ata dështojnë në këtë drejtim.

Katër ndeshje pa fitore në Premier Ligë e kanë çuar Arsenalin nga një rival për titull, në një skuadër që lufton me Evertonin për vendin e katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.

Dhe, nëse dështon edhe në këtë drejtim, Arsenali duket se rrezikon të humbasë lojtarët më të mirë dhe i pari që “kërcënon” është mesfushori spanjoll Santi Kazorla.

“Unë dua të fitoj tituj dhe kjo është arsyeja se pse erdha te Arsenali. Çdo lojtar dëshiron të fitojë tituj. Ne kemi kaluar shumë vite pa fituar asgjë. Dhe, nëse jo, do të kërkoj destinacionin tim të radhës ku do të kem shans të fitoj”, ka thënë Cazorla për Sport360.

“Mentaliteti fitues? Kjo është ajo çfarë e bën dallimin te klubet e tjera. Ju keni një shembull të mirë te Mançester Sitit që nënshkroi me Fernandinjo, Negredo… ose edhe Mançester Junaited me Van Persie dhe Mata”, ka shtuar spanjolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje