Kosova edhe me kombëtaren e femrave

9 Prill 2014, 13:44Sport TEMA

Kosova bëhet edhe me kombëtare femrash. Pak javë pas debutimit të kombëtares së meshkujve, Federata e Futbollit të Kosovës nis punën edhe për ndërtimin e kombëtares së femrave, të cilat do të grumbullohen për herë të parë në Durrës nga data 9 deri në 12 prill. Trajnere e kombëtares është përzgjedhur Afërdita Fazlia, e cila ka thirrur për të mbrojtur ngjyrat e fanelës kosovare 28 vajza, të gjitha pjesë e Kategorisë Superiore.

Lajmin e grumbullimit të kombëtares së femrave e bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ky është një rast i mirë që ekipi përfaqësues i femrave të bëjë një parapërgatitje për ndonjë ndeshje eventuale miqësore apo pjesëmarrje në ndonjë turne”, theksohet në njoftimin zyrtar të FFK-së, që mesa duket nuk ka ende asnjë skuadër kundërshtare për ndeshjen debutuese të femrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje