Eleminimi kundër Atletiko Madrid, sipas mediave, përfaqëson fundin e një cikli të lavdishëm të Barcelonës.
Kjo, pasi për herë të parë pas gjashtë vitesh, Barcelona nuk është në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve.
Dhe, si për të treguar se Barcelona tashmë nuk është më ai ekipi i frikshëm, mjafton të shohësh shifrat e Mesit në ndeshjen kundër Atletikos, e cila është konsideruar edhe si më e dobëta e tij që kur luan për Barcelonën.
Mesi ka vrapuar gjatë gjithë ndeshjes vetëm 6.8 kilometra, ose dy herë më pak se Koke i Atletikos, që shënoi edhe golin e fitores.
Ylli argjentinas ka qenë inekzistent në fushë dhe ka goditur vetëm një herë në portë.
Me rënien e Barcelonës, duket se edhe Mesi tashmë nuk është më ai i zakonshmi, që vraponte, driblonte dhe shënonte pafundësisht.
O Totila, si ke qene vella, mire? Ke bere ndonje cik plazh?
Ka bere Ronaldo plazh sa eshte kenaqur shume
aq shume u kenaq sa humbi dhe boterorin ti shoku PAEMER
hahahahah
i plasi trapi Messit se humbi nje Champions, apo Iniestes e Xavit
Guardiola e tha mire
Ika se i pashe te ngopur me tituj e skishte me motiv
Jane lojtare qe fituan 3 Champions ne 5 vjet o PAEMER
po ku merr vesh ti nga futbolli
kam pershtypjen se Messi po ruhet per Boterorin
gjithsesi eshte cudi performanca dyshuese nga reali te Atletiko
ti shenosh 3 realit te japesh edhe 3 asiste ne dy penalltite e gol dhe te mos dukesh me Atletikon e te bredhesh sa portieri ja kete here degjova
Bajern merr Championsin kete vit perseri
ose Atletiko
hajt tung
Shume dyshuese loja e Messit kete here kunder atletikos jam dakort me best nuk mund te besh nje loje fantastike me realin dhe te jesh inekzisten ndeshjen tjeter,sepse nuk kishte impenjim nuk levizi fare.Mbase kishte te bente dhe pozicioni ne fushe por prape me dukej se nuk e rruante fare.Keto dyshime do te shikohen ne ndeshjen per kupen e mbretit te merkuren.
DISA NGA JU KETU ISHIN TE KENAQUR ME SHORTIN PARA 2 JAVESH.POR HARRUAT ,QE BARCELONA NUK ESHTE AJO E 2 VITEVE ME PARE.ME NDESHJEN E MBREMSHME U VERTETUA;QE MESSIT IA KANE ULUR NDJESHEM DOZEN,PRANDAJ RRINTE SI PORDHA NER BREKE.BESTO:BOTERORIN MESSI DO E SHIKOJE ME TELESKOP.
O BERTO
Une nuk vej doren ne zjarr per asgje
Madje kur ra shorti kam menduar se ishte shume i forte dhe i rrezikshem
asnje cast se kam menduar se Barca e kishte te lehte
Por ndeshje ashtu si pranoj dot me dy fytyra ndaj them
Une mendoj se ata jane te ngopur me tituj dhe nga kjo vjen e gjitha
Nese Messi fiton apo jo Boterorin edhe kete smund ta them, ashtu sikurse as ti
Mua do me pelqeje ta fitoje, shanset i ka te gjitha
Luhet ne Ameriken e Jugut rival ka vetem Brazilin
Une them se ai ndaj po ruhet shume keto kohe
nuk jep shume cilesi ne loje per kete shkak se ka hall se demtohet
Dhe me Atletikon nuk mund te japesh 100 % se te thyen kembet kuptohet
Une mendoj se ky Boteror eshte i Argjentines
dikush tjeter mendon ndryshe
le ta shohim
mjafton te jete spektakolar
mesi kete vit nuk ka gjef te luaj futboll sikur i eshte merzitur futbolli 3 a 4 ndeshje ka nxjer te mira
Eshte e qarte qe dicka ka ndodhur me Mesin:Nuk kombinon dot me Neymar,apo grindje brenda ekipit,apo problem thjesht personale.Eshte mire qe te gjeje vete nje zgjidhje ky gjeni i futbollit.
Nga te gjithe komentuesit ketu I jap te drejt BEST-it kur thote qe messi eshte ngopur me kupa dhe barcelona sebashku me te kan humur motivin pasi i kan provur te gjitha llojet e fitoreve dhe perballe kan nje ekip te cilet lozen te uritur per fitore sepse e enderrojne te kene edhe ata nje kupe ne klubin e tyre apo edhe si individ nne karrieren e tyre futbollistike,kjo u pa si nje finale per lojtaret e atletikos dhe kete gje e treguan edhe ne fushe me fuqine e tyre te pashtershme sepse motivi eshte gjithshka,messi nuk u duk fare ne fushe sikur te mos egzistonte,pra ndoshta tani eshte me mire te hapi ndonje fast-food basi futbolli nuk po e terheq me.
Ndoshta ajo qe thote Petriti,pra konflikt brenda klubit apo ne aspektin psikologjik ka ndikuar kontrolli vetem ndaj Messit ne aeroport,ndoshta mafia e futbollit,…