Mesfushori holandez i Bajernit, Arjen Roben, kërkon që shorti të mos e vërë përballë Çelsit në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve.
Kjo, për shkakun se Roben i druhet lojës mbrojtëse që aplikon ekipi londinez.
Të njëjtën lojë që në fakt aplikoi edhe Mançester Junaited.
Por, roben thotë se me Çelsin do të jetë më keq, duke qenë se ekipi i drejtuar nga Hoze Murinjo është më efektiv në mbrojtje se sa Junaited.
“Nuk do të jetë e lehtë nëse luajmë kundër Çelsit. Do të jetë edhe më keq se kundër Junaited”, ka thënë holandezi.
Roben ishte protagonisti kryesor në fitoren e Bajernit kundër Junaited, pasi dha një asist për Tomas Myler dhe shënoi golin e sigurisë për të kaluar në gjysëmfinale.
Bravo Arjen ishe lojtari me i mire ne fushe shenove dhe nje asist per Myller, sa per ndeshjen tjeter nuk ka me ekip te dobet por Atletiko eshte ekipi me pak me pervoje.
Atletiko mund te mos kete pervoje, por duhet te presesh. Ai Simeone ka ndertuar ekip shume te mire, dhe me e rendesishmja eshte qe kane pergatitje psikologjike shume te larte, shume e nevojshme per kete kompeticion. Ekipi me I forte per Bajernin do te jete Atletiko. Te shohim.
Roben nje lojtar klasi ishte nje hap larg bajernit ne vere,por trajneret e medhenj gjithmone bazohen tek lojtaret qe ne situatat tek per tek jane superior duke krijuar epersi numerike,por ne kete rast ska alibi jeni ekipi me me pervoje nder te katert dhe si skuader me loje shume te konsoliduar keshtu qe cdo ekip qe tju bjere me dy takime bajernie kalon.
epo te rent REAL-i ne pjese ishalla meq nuk dashke chelsin ,pse ca kujton ti se qenka chelsi i forte perball realit ?!!!
Ha ha sa kom qesh me ket “Juliano”. Je I modh fare. Dhe me verte qe me Realin I ra.