Martino: Nuk mund ta harrojmë eliminmin

11 Prill 2014, 16:10Sport TEMA

Trajneri i Barcelonës, Zherardo Martino, ka pranuar se klubi është ende duke vuajtur nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve.

Blaugranët u eliminuan nga Atletiko Madridi dhe Martino thotë se është vështirë e përballueshme për ekipin e tij që ata s’do jenë më në Ligën e Kampionëve.

“Është e pamundur për ekipin që të harrojë eliminimin aq shpejt.

Për mua personalisht, eliminimi ishte dështim dhe do të vazhdojë të jetë edhe nëse fitojmë La Ligan dhe Kupën e Spanjës.

Askush nuk është në humor të mirë, por nuk ka kohë për vajtime. Ne duhet që të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura në La Liga. Është mirë që do luajmë vetëm një ndeshje në javë, por do të ndërroja pa problem vendet me Atletikon apo Realin”, ka thënë Martino.

4 komente në “Martino: Nuk mund ta harrojmë eliminmin”

  1. Heroni says:

    Ti je dudum jo trajner!
    Nxorre Iniesten kur duhet te hiqje Messin .

  2. Aleko Gjoka says:

    Fajin per eliminimin e barcelones e ka traineri,dhe jovetem kaq por edhe venia ne diskutim per titullin kampion te spanjes e ka po traineri vetem e vetem se gabon ne ndertimin e formacionit,dhe ndrime te gabuara e me vonese duke i bere minutat e fundit kur atehere kur nuk mund te beje asgje.Nje tjeter gabim i trainerit eshte loja monotone me pasime qe bene barcelona doke mos e kombonuar me lojen e shpejte e kundersulme,po ashtu dhe nenvleftesimin e skuadrave ne kampionate..??

  3. unknown says:

    Kampionatin spanjoll or mik e hapi Serxho Ramos, me kartonin e kuq qe mori.Mos kishte ndodh ai budallallek qe beri Ai, kampionati per barcelonen ishte nje utopi dhe kaq.

  4. Klajdi says:

    Cfare flisni pse gjithemone Barcelona do jete ne maje,te tjeret bar hane.U eliminua obobo hataja,cdo gje e ka nje fund dhe fillim mjaft do shkojne dhe njehere ata ne shtepi para kohe megjithese kampionatin do e fitojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje