Riberi: Reali dhe Bajerni, dy ekipet më të forta në botë. Kualifikohemi ne

11 Prill 2014, 14:47Sport TEMA

Mesfushori francez i Bajern Mynih, Frenk Riberi, ka thënë se shorti i Ligës së Kampioneve, i ka dhuruar gjermanëve kundërshtarin më të vështirë.

Riberi shprehet se Bajerni me Realin për momentin janë dy skuadrat më të forta në botë, pasi kanë sulmin më të mirë se çdo skuadër tjetër.

Për këtë arsye, ai shprehet se të dyja ndeshjet do të jenë të mbushura me gola.

Por, sipas riberi, ata që do të kualifikohen, do të jenë pikërisht gjermanët.

“Është një short i vështirë. Do të takohen dy prej ekipeve sulmuese më të mira në botë. Do të jenë dy ndeshje të mëdha. Vërtet shpresoj se ne mund të arrijmë në finale”, ka thënë Riberi.

Ndeshja e parë gjysmëfinale zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të Madridit, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.

Kurioz është fakti se Reali deri më tani, që pas daljes nga grupi, është ndeshur vetëm me ekipe gjermane.

Fillimisht madrilenët eleminuan Shalken, më pas Borusia Dortmund dhe tashmë shpresojnë se do të bëjnë të njëtën gjë edhe me Bajernin e Mynihut.

1 komente në “Riberi: Reali dhe Bajerni, dy ekipet më të forta në botë. Kualifikohemi ne”

  1. mali says:

    o bilal avash mos e mer me te shpejt se nuk i dihet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje