Sulmuesi i talentuar nga Kosova Valmir Berisha ka bindur trajnerin e Romës Rudi Garcia. 17 vjeçari është ftuar për ndeshjen që Giallorosët zhvillojnë këtë javë përball Atalantas.
Berisha është transferuar tek Roma nga kampionati suedez, ndonëse për të kishte oferta nga gjitha Evropa. Ai u bë i njohur me shkëlqimin e tij me kombëtaren Suedeze në kampionatin evropian U-17.
Kjo është hera e parë që talenti Kosovar ftohet në skuadrën e parë, ndoshta në këtë ndeshje ai mund edhe të debutojë. Ndeshja Roma – Atalanta zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45.
sa te talentum keta berishajt mer jahu…ne cdo aspekt…..