Pavarësisht zërave të ditëve të fundit që shikojnë në krye të Monaco Zinedine Zidane, tifozët kërkojnë që trajneri Claudio Ranieri të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas një sondazhi të bërë nga “L’Equipe” 75% e të anketuarve kanë votuar pro trajnerit italian, i cili e ringriti klubin nga principata në Ligue 1 ku aktualisht mban vendin e dytë në kampionat.