Mund të jetë e afërt dita e largimit të Thiago Silvas nga Paris Saint Germain. I pakënaqur me situatën te klubi parizien, por mbi të gjitha për shkak të raporteve jo shumë të ngrohta me trajnerin Laurent Blanc, mbrojtësi brazilian do të ishte i gatshëm të largohej menjëherë në fund të sezonit, nëse do t’i jepej mundësia. Pavarësisht pagës së lartë që përfiton në Francë, eliminimi i skuadrës nga gara për një titull prestigjioz si ai i Champions League, si dhe atmosfera që ekziston brenda klubit, e kanë bërë Thiago Silvan të mendojë nëse e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Paris Saint Germain. Gjithsesi lajmet e fundit për ndryshime të mundshme në stolin e kampionëve të Francës mund të ndikojnë në të ardhmen e brazilianit.
Presidenti Al-Khelaifi po mendon seriozisht zëvendësimin e Blanc nga njëri prej tre kandidatëve më të përfolur të momentit, që janë Diego Simeone, Zinedine Zidane dhe Vicente del Bosque. E nëse do të largohet, cili mund të jetë destinacioni i mundshëm i Thiago Silvas? Barcelona duket alternativa më e mirë, por gjithmonë nëse dyert e merkatos do të hapen sërish për blaugranat pas bllokadës së imponuar nga FIFA për parregullsitë në transferimet e disa futbollistëve minorenë. Edhe në rastin më të mirë, te Barça duhet të mendohen mirë para se të negociojnë me Paris Saint Germain, duke patur parasysh faktin që ish mbrojtësi i Milanit në Shtator të këtij viti mbush 30 vjeç. Një fillim i ri në Camp Nou nuk do të ishte i lehtë, por historia ka treguar se një situatë të ngjashme ka kaluar edhe Thierry Henry, i cili te katalanasit u dha përgjigjen më të mirë kritikëve pas transferimit të bujshëm nga Arsenali, 7 vjet më parë.
Mendoj qe me shume mundesi,nese largohet,shkon te R.Madrid i Ancelotti-t.
Keto qe shkruhen ne kete pseudo lajm jane supozime dhe thashetheme. Tema duhet qe te tregoje burimin e infirmacionit, pasi te afirmosh gjera te tilla eshte njesoj sikur te genjesh, keshtu qe boll e mbushet gazeten me genjeshtra e supozime!!
Harroni cili eshte roli baze i nje media, Informacioni! Keni kohe qe keni devijuar ne menyre radikale nga informacioni te supozimet, shpifjet, genjeshtrat! Silva shkruhej po ne gazeten tuaj nje vit me pare se nuk spranonte te shkonte te Barcelona pasi i propozonin gjysmen e rroges qe ka te PSG. Qe prej asaj periudhe Silves i eshte rritur rroga prej 40%.
Ne ate periudhe Barcelona ishte ne majat e saj, sot eshte thuajse ne krize ne krahasim me çfare ka qene.
Kjo qe shkruani jo vetem qe nuk eshte e vertete, po nuk ka asnje lloj sensi.