Sulmuesi i Atletico Madrid goditi me këmbë shtyllën gjatë sfidës me Getafen dhe flitej se ai ka thyer këmbën, megjithatë skuadra nga Madridi qetëson tifozët. Faqja zyrtare e Atletico Madrid në Twitter konfirmon se sulmuesi i lindur në Brazil nuk ka asnjë thyerje dhe është vetëm një lëndim i lehtë. Ai pritet të rikthehet shumë shpejt dhe të jetë gati ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. “Për fat të mirë Diego Costa ka pësuar vetëm një lëndim pas goditjes së shtyllës,” shkruhet në faqen zyrtare të Atletico Madrid në Twitter.