Liverpool ka mposhtur rivalin direkt për titull Manchester City në javën e 33 në Premier League, duke iu afruar edhe më tepër titullit kampion në Angli. Liverpool e mposhti skuadrën e Pellegrinit me rezultat 3-2, ndërsa pas vërshëllimës së arbitrit kryesor festa e madhe filloi. Më së shumti iu gëzua kapiteni Steven Gerrard, i cili shpërtheu në lotë pas këtij triumfi. Kujtojmë se skuadra e Liverpool nuk ka fituar titullin e Premier League prej 19 vitesh.
Skuadra nga Londra ka shënuar fitore të vështirë në Wales, duke mposhtur me rezultat të ngushtë Swansean 0-1, edhe pse kjo e fundit luajti nga minuta e 16 më 10 lojtarë në fushë. Chelsea ka fituar më vështirësi në Wales kundër Swanseas përderisa kjo ndeshje u përcoll me një vendim kontrovers të referi Phil Down që përjashtoj mbrojtësin Chico me të kuq dy minuta pasi kishte marrë vendim për faulimin.
Pas kësaj në fushë ishte një skuadër që foli dhe kjo ishte Chelsea. Megjithatë, Swansea u mbajt mirë nga kjo ndeshje derisa rezultatin e zhbllokoi Demba Ba në minutën e 68-të. Me këtë fitore Chelsea ngritet në vendin e dytë me 75 pikë, dy më pak se Liverpool që është në vendin e parë më 77 pikë.
shpresoj qe sivjet ta marrin Reds. eshte gjynah qe legjenda e futbollit anglez nuk e ka fituar asnjehere Premier League-n qekur kampionati anglez quhet ne kete menyre…