Xhevair Sukaj impresionon sërish. Vetëm pak javë pasi shënoi golin e tij të parë në Champions Leaguen aziatike për këtë sezon sulmuesi shkodran realizoi përsëri. Sukajt i hedhur në fushë në të 58-tën iu deshën vetëm 5 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 4-0 të Sepahan ndaj katariotëve të Al Sadd, skuadër ku luan edhe futbollisti i famshëm Raul Gonzales, megjithatë spanjolli nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë. Në minutën e 63 sulmuesi shqiptar pasi shmangu një mbrojtës kundërshtar goditi fuqishëm nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin e Al Sadd por mbi të gjitha duke shënuar një gol spektakolar.
Finalizimi i Xhevair Sukaj ishte ai që e vuri në kasafortë fitoren e skuadrës iraniane pasi e çoi rezultatin e ndeshjes në shifrat 3-0. Te Sepahan luan edhe mesfushori shqiptar Ervin Bulku megjithatë futbollisti kryeqytetas nuk ishte I pranishëm në këtë sfidë. Me këtë sukses Sepahan u ngjit në koutën e 7 pikëve duke marë edhe kreun e klasifikimit në Grupin D.
Cfar gezimi??? A ne Irak luan ky Sukaj?