Mesfushori i Milanit, Nixhel de Jong, thotë se bashkëlojtari i tij, Mario Baloteli, është “si Ferrarri”.
Baloteli vazhdimisht ka nxitur debate si brenda, ashtu edhe jashtë fushe gjatë kohës së tij te Inter, Mançester Siti dhe te kuqezinjtë, por është duke shijuar sezonin më produktiv deri tani me Milanin nën drejtimin e trajnerit të ri Klarens Sedorf, duke shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet.
De Jong beson se natyra “e fuqishme dhe e paparashikueshme” e 23-vjeçari t e bën atë vështirë për t’u ndaluar.
“Sipas këndvështrimit tim, Baloteli mund të krahasohet me një Ferrari. Ai është i fuqishëm dhe i paparashikueshëm”, ka thënë De Jong për Forza Milan.
Baloteli bëri 50 ndeshje për Milanin në fitoren 3-0 të fundjavës ndaj Livornos, duke shënuar golin e parë të ekipit.
vec se eshte pak rrot k…..
O de jong ne qoftese Baloteli nuk do ti ishin mbledhur frenat tek Milani te siguroj qe gjithe vitin vetem 10 ose 15 ndeshje do bente te plota,si tek Man Siti.Mund te jete i talentuar por ne momentin me te veshtire dhe kur duhet te le ne balte prej karakterit te tij prej trapi bythzi.
Balotelli eshte i vetmi burre ne fushen e gjelbert.