Çesk Fabregas drejt largimit nga Barcelona

21 Prill 2014, 15:34Sport TEMA

Ai bëri çmos për t’u rikthyer tek ekipi ku ishte rritur, por aventura e Çesk Fabregas nuk ishte ajo që kishte ëndërruar.

Gjatë këtyre dy sezoneve, Fabregas jo vetëm që nuk ka arritur dot të sigurojë vendin e titullarit, por tashmë ai ka prishur marrëdhëniet edhe me tifozët e Barcelonës.

Fabregas është fishkëller nga tifozët e Barcelonës, pasi e konsiderojnë atë si një nga përgjegjësit kryesorë të dështimit në këtë fund sezoni.

Për këtë arsye, Fabregas duket i zhgënjyer dhe sipas mediave britanike, ka vendosur që të largohet nga Barcelona.

Dhe, destinacioni më i mundshëm për të është Mançester, ku Junaited e pret me krahë hapur.

Verën e kaluar Junaited këmbënguli për të siguruar shërbimet e Fabregas, por nuk arriti dot ta bindë këtë të fundit.

Por, tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Fabregas mund të pranojë të transferohet në “Old Traford”.

Për të siguruar shërbimet e Fabregas, Junaited është gati të paguajë deri në 60 milion euro.

5 komente në “Çesk Fabregas drejt largimit nga Barcelona”

  1. Sali Kari says:

    Lojtari me idiot , humbesi me i madh i te gjitha koherave, as per kukesin nuk ja vlen te luaj , dembel plakush

  2. BERTO says:

    fabregas eshte futbllist fantastik,por te barcelona nuk po e tregon vehten.sipas meje gaboi kur shkoi tek barca,per arsye se ne rolin qe luan cesku barca ka xavin qe eshte profesori.cesku mund ta tregonte vehten me skuadra si:man united,celsi,atletiko m.

  3. Tironci Lugano says:

    Berto
    Ky duhej te rrinte aty ku ishte.Perseri po Gabon nese shkon tek man united.Manc united do vite te ngrej koke.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Koha tregoi se FABREGAS perkunder faktit qe eshte i talentuar ,i mungon Shpirti dhe Fiziku ,por nuk eshte lojtar sakrifikues per te PRESINGUAR ,sepse PRESINGU per ti rrembyer kundershtarit topin brenda disa sekondave ,e lodh para kohe FABREGASIN ,megjithese eshte akoma i ri po aq sa edhe MESSI .
    BARCA ka nevoje per nje KRAHESITJE te RENDE ,por jo PRODHUESE por RIPERTERITESE .
    Nuk eshte vetem FABREGASI ,por per mua rrugen sa me shpejt ,pervec DAEBILIT MARTINO duhet qe ta marrin edhe :
    -PINTO
    -PYUJOL
    -ALVESH
    -MONTOYA
    -XAVI
    -NEYMARI ose MESSI ,sepse sic edhe e kam theksuar nuk mund te rrine dot ne nje KOTEC ,2 KAPONJ pavaresisht se kush e ka BISHTIN me te Gjate dhe kush me te shkurter.
    By way ,per Trajner po te ishja une ne Presidence ,do te afroja ;
    1-JUP ………HEYNCKESIN qofte edhe per 2 sezone ,duke i nderprere pensionimin me cdo kusht ,ose ne mungese te tij ,per mua Nr 2 te ishte
    2-DON……….FABIO ,sido qe nje BERTO nuk e pelqen ,numri tjeter
    3-FELIPE…….SCOLARI i cili e fiton Boterorin me BRAZILIN dhe nuk ka me arsye qe te qendroje ,ne se keta nuk pranojne ta nxjerren ne STERE ,ANIJEN tashme te mbytur qe quhet BARCA une do shikoja si alternative
    4-JURGEN…….KLOPIN ose ne se ky nuk pranon atehere do te ishja per
    5-DIEGO …….SIMEONE por si alternative e fundit .
    Perpjekja per te prure Pederaste Hollandeze si FRANK DE BOOR do te rezultonte fatale ,ose per te sjelle te tjere emra ordiner ,gjithashtu.
    Do te thote ndonjeri qe na cau by…..ky TOTILA ,por une nisem nga zhvillimet e futbollit ne keto 3 vitet e fundit ku TAKTIKA TIKI-TAKA aeshte e tejkaluar dhe eshte bere monotone .
    Tani lufta behet per skemen 3-2-4-1,ose 3-3-3-1 ,por m eketo skema BARCA nuk ka me interpretues qofshin INIESTA apo XAVI apo FABREGAS te cileve po u bjene Baterite shume shpejt .
    Koha na ttregoi se eshte thirrur ne skene prape CATENACIO ITALIANE ,por qe do lojtare te shpejte per ta interpretuar si persa u perket mbrojtesve po ashtu dhe MES-FUSHOREVE qe duhet te jene kuaj dhe te luajne numra fals SI BEJL,FRAN ,HULK apo ku di une tjeter.
    Vetem keta trajner qe permenda mund ta ndryshojne filozofine e BARCES dhe te aplikojne sulmin pa KASKADA ,por kunder -atakun e shpejte .
    Ky do te ishte kendveshtrimi im per te ardhmen e BARCES .
    Por mendoj se koha ne futboll mund te therras te tjera skema te viteve ’50 -60 si “”W” e famshme me konfigurimin jo statik qe donte mendjen e nje trajneri sa inteligjent ,po aq edhe Rrevolucionar ,ne kuptimin figurativ te fjales ,perndryshe do kishte te drejte te me quante BERTUA -Komunist !

  5. madrit says:

    Po ky eshte kokra e legenit, ca 60mil thoni o gazet leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje