Ronaldo është gati për Bajernin, por tremb Garet Bejl

21 Prill 2014, 15:41Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Realit të Madridit këtë sezon.

Pasi ka munguar në disa ndeshje, portugezi është stërvitur me shokët e ekipit dhe pritet që të zbresë që na minuta e parë në fushë në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit të Mynihut.

Për të qenë sa më në formë, Ronaldo është stërvitur vetëm edhe gjatë festës së Pashkës, ndërkohë që shokët e tij e kishin pushim, pas vendimit të trajnerit Karlo Ançeloti.

Ky i fundit ka lajme të mira edhe nga Marselo dhe Serxhio Ramos, që gjithashtu janë stërvitur me ekipin.

Por, shqetësuese është gjendja e Garet Bejl.

Uellsiani ka qenë me temperaturë dhe nuk është stërvitur me ekipin.

Megjithatë, ai pritet të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës, me përjashtim të ndonjë përkeqësimi të mundshëm të shëndetit të tij.

Për të qenë më të sigurtë për pjesmarrjen e Bejl në ndeshjen kundër Bajernit, duhen pritur 24 orë.

5 komente në “Ronaldo është gati për Bajernin, por tremb Garet Bejl”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    E megjithate REALI nuk kualifikohet sepse GUARDIOLA do te nxjerre nga sirtari skema qe do ta lene duar-thate si ANCELOTIN ,po edhe RONALDON .
    Ironia qendron ne faktin qe ,,,,megjithese REALI e mori Copa Del Rey-n ,RONALDA nuk ishte prezente ne fushe ,shto ketu qe edhe LA-LIGEN me shume mundesi NALDA nuk besoj se e fiton ,sepse BARCA do luaj rolin e NUSES qe fleti me Mullixhiun nga inati i VJEHRRES .
    Thene me shqip ne se as ATLETIKO dhe as REALI ,nuk lene pike rruges deri ne fund ,diferenca midis tyre do te jete po prape ++++3 per ATLETIKON e cila edhe me humbje dhe ne rast Barazimi me RRALIN e fiton LA-LIGEN ,duke perfituar se ne ndeshje direkte ka 1 FITORE dhe 1 BARAZIM me RRALIN.
    Kjo do te ishte pasqyra sipas meje ,gjithmone ne se nuk humbasin ,pike dhe BARCA ti marre te plota piket ,por jam i mendimit qe BARCA ne mos humbjen ,nuk merr me shume se BARAZIMIN me VILLAREALIN .

  2. unknown says:

    Ah more ti parafoles, nuk me pelqen fare te paragjykoj njeri, por me vjen keq te te them po duhet te jesh patjeter njeri me komplekse. Ate ndeshjen do ta shofim se s’ka filluar akoma.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une nuk jam i kompleksuar ,sikunder je ti o i PANJOHUR ,por une them nje te vertete qe jo Vetem KESHTU ka NDODHUR ,por Keshtu DO te NDODHE sic e kam shkruar une.
    Ne se une deduktoj ,kjo rrjedh se bej analiza dhe nuk flas per te provokuar nervat e komentuesve !

  4. unknown says:

    Ha ha ha. Do te shohim. Kete lloj kompleksiteti qe shof ndaj Realit, e shof ke te gjithe skuadrat qe kane histori me te varfer se Reali, ku nje nga keto skuadra eshte Barcelona, e cila filloi te njihej ne arenen nderkombetare mbas viteve 90, kur ekipe si reali, bajerni, juventusi, milani, ajaksi etj, etj, kishin nje gjysem shekulli qe e kishin bere. Biles edhe ekipe si Porto apo Benfika kane qene me te sukseshme.

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      BARCELONA ka 83 trofe ,kurse RRALI ty me kete qe mori i beri 79 .
      Ne se ke nerva te qeta ,gjej ne Internet dhe do shikosh se si jane me TROFE .
      Me fitore ,REALI tani ka ne raport me BARCEN ;
      -91 fITORE ……88 UMBJE dhe …..48 BARAZIME dhe e kunderta per BARCEN .
      -Golaverazhi 384 per REALIN dhe 368 per BARCEN !
      Da apo nuk do ti te gjitha ekipet ne bote bile edhe AJAXI shumezohen me ZERO kur vihen ne raport me BARCEN ,ti kete e di por nuk do qe ta pohosh se te djeg .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje