Materaci: Murinjo, më i miri në botë

22 Prill 2014, 14:02Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci, ka lavdëruar menaxherin e Çelsit, Hoze Murinjo.

Materaci fitoi tripletën me Murinjon në kohën kur të dy ishin te Interi.

“Ishte një sezon fantastik nga çdo aspekt. Nuk luajta shumë, por Murinjo e bëri të gjithë grupin të ndjehet i përfshirë dhe e bëri secilin të ndjehet i rëndësishëm.

Unë ende ndjej shumë sadisfaksion nga ai sezon. Murinjo është thjesht më i miri. Unë ndalova së luajturi rregullisht te Interi nën drejtimin e tij, por ai më ka bërë të ndjehem më i rëndësishëm se sa e ka bërë dikush tjetër.

Ai është person i sinqertë dhe kjo është gjë e rrallë në futboll”, ka thënë Materaci për Thehardtackle.com.

4 komente në “Materaci: Murinjo, më i miri në botë”

  1. Vlora Heroike says:

    O shoku po na ben te dyshojm me kete fotografi.

  2. Klajdi says:

    Ky futbollist luante vetem per te bere keq kundershtareve duke i demtuar.Shiko cfare idioti tjetri nuk e fut ne loje dhe ai eshte i afeksionuar ndaj trajnerit me pordhac dhe njekohesisht me me fat ne bote.Ky hajvan edhe tani qe nuk luan shpesh behet pale me Mutrinjon ne debatet qe ka me trajneret e tjere.Pa personalitet si qen i rrahur.Me i keq se Baloteli apo Kasano te pakten ata kane mendjen e tyre dhe nuk i shkojne pas dikujt kushdo qofte.AH dhe ta mendosh para disa koheve kur ne nje ndeshje te kampionatit anglez Murinjo ne nje takim qe kishte me Maikonin,talli bythen me emrin e tij.

    1. Argita_B says:

      Murinjo eshte tip qe di te luaje me mediat dhe mediat deshirojne tipa te tille pasi polemikat bejne qe te shiten tirazhet e gazetave.
      Ato qe thote Materazzi me siper jane plotesisht te verteta. Te njeten gje ka thene dhe Drgoba, Eto, Ibraimoviç, Lambard, Teri e keshtu me rradhe. Nuk kam degjuar ndonje ish lojtar te Murinjos qe te flasi keq per menaxhimin qe u ben lojtareve apo ekipeve qe drejton.
      Te thush qe eshte me fat nje trajner qe ka fituar thuajse te gjithe titujt qe egzistojne me duket e egzagjeruar.
      Me fat mund te jesh ne nje ndeshje, ne nje finale, po jo per 10 vjet rrjesht.

  3. babi says:

    ARGITA-B sepse kane shfaqur mendimet vetem te ”dashuruarit” e MURINJOS si puna e ketij dru me pre MATERACIT qe vetem futbollist nuk ishte . ME gjej qoft edhe nje futbollist te vertete te flasi keq per FERGUSON apo ANCELOTIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje