Samer: Roben, në të njëjtin nivel me Mesin dhe Ronaldon

23 Prill 2014, 13:53Sport TEMA

Drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer, ka shprehur admirimin e tij për Arjen Roben, para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit.

Samer madje mendon se holandezi është në nivel me lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, pasi ai po luan rolin e një figure kyçe në sukseset e Bajernit, raporton Telegraf.

“Për mua, Roben është në të njëjtin nivel si edhe lojtarët e klasit botëror si Mesi, Ronaldo dhe Neimar. Arjen meriton respekt për mënyrën se si ai performon vit pas viti, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

Ai është lojtar i pabesueshëm dhe një profesionist i madh. Arjen është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Bajernin. Ne e vlerësojmë atë lartë. Ai është një superyll i padiskutueshëm”, ka thënë Samer për Sport Bild Plus.

Roben ka qenë në formë të mirë në sezonin 2013/14, duke shënuar 19 gola në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

1 komente në “Samer: Roben, në të njëjtin nivel me Mesin dhe Ronaldon”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ulu ,ulu se po te shikon kalaja o SAMARXHI .
    ROBEN eshte luftarak ,RONALDO eshte puntor kurse MESSI eshte TALENT +PUNTOR +LUFTARAK !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje