E ardhmja e Lorik Canës te Lacio në dyshim

24 Prill 2014, 13:38Sport TEMA

Lacio po kthehet në një kantier ndërtimi ku të gjitha repartet do të ndryshojnë fytyrë gjatë merkatos së verës. Punimet më të mëdha do të zhvillohen në mbrojtje ku aktivizohet edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Sipas faqes së specializuar, Lalaziosiamonoi.it, Franca mbetet kampionati më i mundshëm për të hapur dyert ndaj lojtarit shqiptar, i cili nuk ka arritur të fitojë një vend titullari në formacionin bardhekaltër, raporton Sport News.

Olimpik Marsejë nuk e përjashton mundësinë për të marrë sërish Canën, që kaloi 4 vite të lumtura në “Velodrome” gjatë periudhës 2005-2009. Gjithsesi, gjatë ditëve të fundit, agjenti dhe i ati i lojtarit, Agim Cana ka dalë publikisht duke deklaruar se kapiteni i Shqipërisë nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra bardhekaltër, sepse synon që të respektojë kontratën.

Në dyshim për mbrojtjen e Lacios janë edhe Xhiusepe Biava, Mikael Siani dhe braziliani Andre Dias, që duket se do t’i japin lamtumirën shoqërisë kryeqytetase në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje