Çelsi, me ekipin e dytë në përballjen për titullin me Liverpulin?

23 Prill 2014, 14:03Sport TEMA

Edhe pse është një ndeshje që mund të vendosë titullin e Premier Ligës, Çelsi mund të luajë me ekipin e dytë kundër Liverpulit ditën e dielë.

Kjo është lënë të kuptohet nga ana e Hoze Murinjos, i cili më shumë mendon për ndeshjen e kthimit me Atletiko Madridin në Ligën e Kampioneve, se sa ndeshjen me Liverpulin.

Murinjo është shprehur i nervozuar me Federatën Angleze të Futbollit, e cila ka vendosur që Liverpul me Çelsin të luajnë të dielën dhe jo një ditë më parë.

“Nuk mund të vendos për ekipin që do të përballet me Liverpulin; ky është një vendim kur duhet të dëgjoj klubin. Unë jam vetëm një pjesë e tij, menaxher dhe jo më shumë se kaq.

Fakti që ndeshja luhet të dielën e vendos problemin jo në duart e mia, por në duart e njerëzve të cilët vendosin që ndeshja duhet të luhet të dielën, jo të shtunën ose të premten.

Ne përfaqësojmë futbollin anglez, ne jemi i vetmi ekip anglez në Evropë. Spanja ka katër ekipe dhe u jep atyre të gjitha kushtet për të arritur sukses”, ka thënë Murinjo.

Çelsi është pesë pikë larg Liverpulit në garën për titullin e Premier Ligës dhe kur kanë mbetur katër ndeshje, për londinezët do të jetë e vështirë të përmbysin këtë diferencë.

Për këtë arsye duket se Murinjo do të synojë të arrijë deri në fund në Ligën e Kampioneve.

5 komente në “Çelsi, me ekipin e dytë në përballjen për titullin me Liverpulin?”

  1. il re says:

    ik more gomar se e ke kthyer pas futbollin 100 vjet me katenacion tip “zini shtegun”
    ndeshje me te qelbet se e djeshmja nuk kam pare kurre.
    turp turp turp per nje ndeshje ne kete faze finale te championsit

  2. BERTO says:

    O MRETO:(IL RE)ME TIPIN E LOJES “ZINI SHTEGUN” E APLIKOJNE 90% TE SKUADRAVE,PERVEC BARCELONES,BAJERN,ARSENAL.QE TE BESH NJE LOJE TE HAPUR DUHET QE TI KESH FUTBOLLISTET E ATILLE QE E LUAJNE MIRE TOPIN.PER RASTIN NE FJALE,BERI GJENE E DUHUR PER TE MBAJTUR TE PAKTEN BARAZIMIN.E HARROVE SI E SHKUNDEN MILANIN DHE BARCEN.

  3. Bobi says:

    Liverpool champion in Primer Ligue
    REAL champion in Champion Ligue

    1. Tironci Lugano says:

      Bobi
      E para ka mbaruar ndersa per te dyten ka ende kohe.Mos i ip shum gaz makines ?

  4. moma says:

    O more te keqen moma.Po ai ka ekipin me te dobet nga te 4 ekipet gjysemfinaliste dhe kete e di ai me mire se ne te tjeret.Mos harro se deri me sot Atl M.i ka fituar te gjitha ndeshjet e UChL dhe ky barazim ishte hymbje per Atl.Celsi i Mourinjos nuk ka nje sulmues rrace.Te kishte patur 1 sulmues sic e kane skuadrat e tjera te medha dhe do te flisnim ndryshe.Ka sulmues qe luajne 55-60 ndeshje ne sezon dhe shenojne 15 gola.Shenuesit me te mire te ekipit jane mesfushoret.Pastaj Celsi shquhet per mbrojtjen me te mire dhe jo sulmin me te mire.Te kishte patur Celsi kundersulmin e Realit,Bayernit apo Borusies Dortm. dhe do te shikonim.Mourinjo eshte mjeshter i taktikes dhe ben me te miren e mundshme per te arritur qellimin.Tani nese te pyet moma ty te lutem me thuaj kush e fitoi UChL ne sezonin 2008-2009(finalja u luajt ne Moske) ti do me thuash Man Utd.Po nuk me thua se Sir Aleks Ferg ne ndeshjen e pare me Barcelonen pra Barca-Man Utd 0-0 parkoi trenin para portes se vet bile jo tren pasagjeresh por mallrash me 11 vagone por ne fund fituesi mbahet mend.Ne ate ndeshje ktheu Runin ne mbrojtes te djathte dhe mbajti barazimin 0-0.Po keshtu kur te pyet njeri kush eshte fituesi i Boterorit me 1982 ti do me pergjigjesh Italia e Paolo Rosit.Asnje nuk kujtohet Brazilin e Tele Santanes qe m.gj.th bente spektakel ne cdo ndeshje ne fund iku ne shtepi pa titull.Futbolli eshte gare dhe ne fund te gares pas shume vitesh ai qe mbahet mend eshte fituesi i saj jo menyra si e arrite fitimin e gares.E rendesishme te jete qe ne gare te mos influencoje arbitrimi po sesi e fiton ate duke parkuar apo duke sulmuar pak rendesi ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje