Igli Tare: Januzaj nuk e meriton fanellën kuq e zi. Cana, shembulli për t'u ndjekur

23 Prill 2014, 16:23Sport TEMA

Pas reagimit të bomberit të kombëtares shqiptare Erion Bogdanit, i cili kritikonte qëndrimin e Adnan Januzajt për të mos zgjedhur të luajë me kombëtaren kuq e zi, pjesë e debatit është bërë edhe ish-lojtari i kombëtares shqiptare dhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Igli Tare.

Në disa postime të njëpasnjëshme në profilin e tij në Facebook, Tare është shprehur kundër qëndrimit të mbajtur nga lojtari me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. Madje vlonjati deklaron se nëse ai do të kishte kompetenca në kombëtare, do të refuzonte që Januzaj të vishte fanellën kuq e zi.

“Adnan Januzaj, nuk është nevoja të mendohesh 2 herë për të veshur fanellen kuq e zi , ajo është ngjyra e shpirtit të çdo shqiptari. Sikur të kisha në dorë ndonjë gjë në kombëtare tani nuk do të pranoja më ta vishje bluzen kuq e zi, sepse ti nuk e meriton atë. Ajo është shumë herë me e madhe dhe më e shenjtë se ty Adnan”, shprehet Tare.

Më pas në një postim të dytë, drejtori sportiv i Lacios shkruan: “Garet Bejl fare mirë mund të luante me kombëtaren e Anglisë dhe kur e pyeten pse zgjodhe Uellsin, ai duke buzëqeshur iu pergjigjë: Unë jam uellsian.”

Tare ka shkruajtur në profilin e tij edhe për futbollistin gjakovar, Lorik Cana, i cili është pjesë e Lacios.

“Lorik Cana, shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga brezi i ri. Një djalë i përulur në të gjitha drejtimet. Fjalëpak dhe punëtor. Unë besoj se në një të ardhme pse jo, mund të drejtojë edhe kombëtaren ku ai aq shumë e dashuron. Jep dhe ka dhënë maksimumin dhe në pankinë,” shkruan Tare për Canën.

21 komente në “Igli Tare: Januzaj nuk e meriton fanellën kuq e zi. Cana, shembulli për t’u ndjekur”

  1. Kruja says:

    Shume e drejte. S’ka nevoje per fjale te tjera.

    1. bimi says:

      Zgjedhja e duhur per Januzaj. Pjese e nje ekipi me potencial qe nuk eshte cudi te fitoje kupa bote ose europe ne nje te ardhme te afert. Kompany, Hazard, Lukaku, Januzaj, Fellaini, etj. mund te jene kampionet e ardhshem njelloj si Iniesta, Xavi, Fabregas. Shqiptareve u ka ardhur koha te mos bejne me tifo pa lidhje per Brazilin, Gjermanine dhe Italine, por per Zvicren dhe Belgjiken ku luajne futbollistet tane…

      1. sit back and relaks says:

        Nuk jane tanet o bimo po jane te te huajve. Tanet jane ata djersa e te cileve lag bluzen e kombetares tone. Ata kane zgjedhur te jene se pari zviceran dhe belg keshtu qe skam si bej tifo per ta. ata per mua jane njesoj si cdo futbollist i huaj neper bote. Eshte zgjedhje e tyre personale, jeta e tyre, interesi i tyre dhe kane te drejte te zgjedhin te perfaqesojne kombin qe duan, deri ktu ok. Po qe te kerkojne respekt nga tifozet e kombtares shqiptare kjo eshte shume.

      2. Wendy-B says:

        bimi, i uroj sukses Januzaj, por gjithmone do bej tifozllik per Brazilin ?

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Perpara e kam sulmuar BEJLIN ,por kur e pashe me BARCEN ndryshova mendim te 100 % per te .
    Eshte puntor dhe koke-ulur dhe bravo qe nuk do qe ta mohoje ATDHEUN e tij .
    JANUZAJN e kam pare vetem nje loje ,por me ka habitur me TALENTIN qe ka .
    Gjaku i tij eshte 25 % Shqiptar ,dhe ai mund te zgjedh ku te doje si Shqiperin e,Kosoven apo Turqine ,por nuk besoj se Anglia do ta natyralizonte ate ,sepse Anglezet aq sa duken moderne aq jane edhe konservatore .
    Nuk e paragjykoj dhe gjykoj ate se cka thene IGLI TARE !

    1. paemer says:

      Totila, si ke qene vella mire? Ku do e shofesh ndeshjen sot?

  3. england says:

    Pjesa e pare e shkrimit nuk eshte aspak e vertete aty kur flitet per Januzaj!pikerisht kete shkrim Tare e ka mohuar ta kete shkruar ne FB(sepse keto rreshta jane shkruar nga dikush ne profilin e Iglit ne FB)Tare ne nje interviste pyetur per kete ceshtje ka treguar duke thene se une nuk kam profil ne FB,dhe si rrjedhoje nuk eshte e mundur qe ky opinion te kene dale nga une,ka thene ai.Personalisht qe kam nje njohje nga femijeria jone,mendoj se Igli nuk ben te tilla deklarata,ai eshte nje person i matur per cdo gje qe nxjerr nga goja,per me teper per nje rast te tille delikat si Jonuzaj.Ndersa persa i perket Lorikut nuk kam ndonje koment eshte plotesisht e vertete qe ai djale eshte nje luftarak.Kjo gazete i ka te pafunde lexuesit e saj,nuk ka nevoje te thithe lexues me keto shkrime te paverteta.

    1. sit back and relaks says:

      na posto pak te lutem pergenjeshtrimin e iglit

  4. Vlora Heroike says:

    O Igli te drejte ke gjith diten e naten bashke po kta femijet tane qe kan lindur jashte po riten me nje mentalitet tjeter kan ndyshuar shume koherat , eshte ber ti besh naften.

  5. england says:

    PER JU:sit back and relaks!!!

    Një profil në “Facebook” me emrin e Igli Tares ka bërë lëmsh mediat shqiptare dhe rrjetet sociale. Në një status të vendosur dy ditë më parë, ndër të tjera, Tare kritikonte Adnan Januzajn, yllin e Mançester Sitit. “Nuk është nevoja të mendohesh dy herë për të veshur fanellën kuqezi. Ajo është ngjyra e shpirtit të çdo shqiptari. Sikur të kisha në dorë ndonjë gjë në Kombëtare, tani nuk do të pranoja më ta vishje bluzën kuqezi. Sepse ti nuk e meriton atë. Ajo është shumë herë më e madhe dhe më e shenjtë se ty Adnan”, – shkruhej ndër të tjera në adresën që mban emrin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare dhe aktualisht drejtorit sportiv të Lacios. Mirëpo, dje gazeta “Panorama Sport” kontaktoi vetë me Taren, për të konfirmuar nëse ato që shkruhen në rrjetin social “Facebook” janë deklarata të tij ose jo. Ish-futbollisti mohoi gjithçka, duke sqaruar se profili i hapur në emrin e tij është fals dhe se nuk përdoret prej tij. “Unë nuk kam asnjë adresë në ‘Facebook’. Përgënjeshtroj gjithçka për çfarë flitet”, – sqaroi Tare, duke konfirmuar se ajo deklaratë është një sajesë dhe mediat nuk duhet t’i referohen asaj që flitet në rrjetet sociale.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-flash/tare-kritikon-januzajn-por-eshte-nje-sajese/#ixzz2zjfPkKpb

    1. sit back and relaks says:

      ok, tare eshte i paster ath. sidoqofte januzaj ngelet “pis”. ?

  6. bruxelles says:

    nuk ka faj Januzaj jo se ai eshte akoma kalama,por te gjithe fajin e ka babai i Januzaj,edhe qe ta dini Januzaj deri ne moshen 14 vjecare e ka stervitur nje profesor nga tirana pastaj e mori anderlekti

    1. Artani says:

      Po qa merni vesh ju ne stervitje,ju dini veq mu vra mes veti asgje me shume.

  7. Kosovari says:

    Sa te pa drejte jani ndaj atyre qe vendosin te luajne per kombetare tjera ne fudbolle.

    E verteta eshte se krenarine kombetare nuk e mbajen sportistet por duhet te e mbajne njerezit e politikes.

    Eshte shume djallezore gjykimi i sportisteve.

  8. Artani says:

    Ky lesh kuqi nuk ka pas talent me lu ne kombetare te forta e tash kishe pe kritikoj Adnanin,pse ju Igli Muti nuk po e drejton ndonje skuader te shqiperis.

    1. paemer says:

      shko mer benevreks

  9. Scandal says:

    Shqiprija dhe Kosova duhet ti shiqojn talentet mbrenda,e jo ta kerkojn BRUMIN e gatuare nga te huajt,jo jo Igli kerko aty ne Shqiperi dhe Kosove e jo ne Diaspore sepse vetm nje shembull sikur ky djal te ishte rritur ne Shqiperi dhe Kosove a do te kishte arritur ketu ku eshte une them se JO,jo sepse per djemt e rinje kerkush nuk merakoset sepse ju o Igli nuk i kerkoni por lypni dishka te gatshme sy ky Adnani……leni pallavrat Igli sepse edhe Mesi,Ronaldo,Pele,maradona me luajtur per Shqiperin,shqiperija nuk do kualifikohet as per kampionatet e EU-se dha as per Boterorin jo per fajin e lojtareve se sa per urdhrat e politikes qe vijn nga Athina e Beogradi leshinaret qe i kemi ne pushtet jan dore e tyre per kete arsy nuk kem me arrit suksese kurre,vetem ne sportet Individuale ketu Politika mundet me na kapur per Ko.e…..

  10. lexova shum komenta nga te gjith ju bashkombas te mit,jam ndakord qe secila ka zgjedhjen e vet .por flamuri qe na mledh esht vetem nje dhe smund te tjetersohet ,nuk na perfajsojn ne asnjeri prej shqiptarve qe luajn per komtaret tjera ,ata quhen zvicerjan dhe belg e jo shqiptar ,shqiptaret veret jan nje komb i vogel por nese vazhdojm keshtu edhe me pak do ngelemi ,,mendoni pak sesa shqiptari mluan ne komtaret tjera .zdo ish nje nder komtaret me te forta ne eu po te ishim bashk ,,do ishte me ndjesi me fanellen kuq e zi ne boteror sesa me nje tjeter ,,do ishte me ndjesi te festonin nje gol ne boteror me lorik canen me shok sesa me nje cifut si lukaku .andan januz per mendimin tim ska lidjje me shqiptarizem ,kurse per sa u perket te tjereve kan pas dhe arsye dej diku ,..shembulli jan ka qen dhe do mbetet lorik cana ai esht shqiptar ilir

  11. Mallakastrioti says:

    @@@ igli Tare Respekt!..Mbetet ne Fuqi thenja e Famshme :Shqipetare Linde nga Prinder Shqipetare…Shqipetare nuk “Behesh” dot…me zor..
    1-Keta qe Pretendojne se jane Shqipetare nuk jane te tille…p.sh..Granit Xhaka merre Vleresimet me Negative ne Shtypin Gjerman….akoma edhe nuk Deklarone Origjinen Shqipetare..por deklarohet per Zwizeran…lol

  12. mondi says:

    Mos i bini ne qafe Adnanit te shkrete se nuk ka faj ai, por i jati qe kujton se e ka prone te tij dhe ben cte doje me te.
    Eshte vendim i te atit jo Adnanit.

  13. ARBEN says:

    JONUZAJ MBETET ASGJE ME SHUME, VECSE NJE JENICER. TURP PERT ATE DHE FAMILJEN E TIJE. KAM BINDJEN QE KY NUK I KA GENET SHQIPTARE, PO TI BESHE A.D.N. ME SIGURI DO TE DALE DICKA SERBE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje