Luis Suarez është shpallur futbollisti më i mirë në Premier Ligë.
Sulmuesi i Liverpulit ka lënë pas dy shokët e ekipit, Daniel Starixh dhe Stiven Xherard, mesfushorin e Çelsit, Eden Hazard dhe atë të Mançester Sitit, Jaja Ture.
Edhe pse nuk luajti gjashtë ndeshjet e para të kampionatit për shkak të pezullimit, Suarez ka arritur të shënojë 30 gola deri më tani.
Për më tepër që ka dhënë edhe 12 asiste.
Dy ndeshja larg përfundimit të Premier Ligës, Suarez shpreson që të arrijë shifrën e 31 golave, pse jo edhe ta kalojë atë, për të barazuar apo tejkaluar kështu rekordin e Kristiano Ronaldos dhe Alan Shirer, të cilët kanë shënuar 31 gola brenda një kampionati në Premier Ligë.
Bravo luis,forca djema per kampionatin!!!