Hapoel konfirmon Salihin për sezonin e ardhshëm?

30 Prill 2014, 13:35Sport TEMA

Hamdi Salihi u kthye në heroin e Hapoel Acre me golin e tij ndaj Hapoel Haifa, që i siguroi mbijetesën ekipit të tij në elitën e futbollit izraelit. Gol që me shumë gjasa vlen dhe për rinovimin e kontratës së shkodranit.

Mediat izraelite shkruajnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare, pritet të jetë lojtari i parë që do të konfirmohet dhe për sezonin e ardhshëm, raporton Sport News.

Salihi mesa duket ka bindur me paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit, dhe për rinovimin nuk ekziston asnjë problem për shkak të klauzolës së lojtarit kuqezi në kontratën e tij me Hapoel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje