Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se dëmtimet e shumta që pësoi ekipi, e nxorrën atë nga gara për fitimin e titullit kampion.
Arsenali kryesoi kampionatin në pjesën më të madhe të tij, por muajt e fundit pësoi një rënie të madhe, çka solli edhe shkëputjen nga Liverpuli, Çelsi dhe Mançester Siti.
Kjo, për shkak se Arsenalit ju dëmtuan disa prej lojtarëve më të mirë, si Aron Ramsi, Teo Uellkot, Xhek Ualshaier, Luka Podolski apo edhe Mesut Ozil.
“Nuk dua të marr asnjë meritë nga Aaron Ramsi, por ne kemi humbur disa lojtarë në të njëjtën periudhë dhe e gjithë kjo mendoj se do të dëmtonte shanset e shumë skuadrave.
Ne do të dëshironim që sezoni të ishte më i gjatë. Ne ishim në krye të kampionatit, por humbëm shumë lojtarë në një periudhë vendimtare të sezonit”, ka thënë trajneri i Arsenalit.
Nuk me pelqejne keto lloj justifikimesh.
Perpos te mirave qe ke marre nga ana financiare ,besoj se nuk je konkurues dhe per me teper nuk ja as fitues ,prandaj do te beje mire qe ti hapje vendin apo krahun ndonje tjetri .