Vilmots: Miralas flet gjepura, Januzaj nuk është çështje e tij

30 Prill 2014, 14:26Sport TEMA

Trajneri i Belgjikës, Mark Vilmots, ka reaguar i nervozuar ndaj deklaratave të sulmuesit të Everton, Kevin Miralas, sipas të cilit, Adnan Januzaj nuk duhet të ftohet në Botëror.

Vilmots ka thënë se Miralas nuk duhet të flasë për Januzajn, pasi ai nuk është problemi i tij.

“Nuk është puna e tij, për këtë çështje ai nuk duhet të bëjë zhurmë.

Rregullat janë të qarta, secili duhet të flasë për veten e tij dhe jo për të tjerët.

Kështu që ai flet gjepura, pasi Januzaj nuk është problemi i tij”, ka thënë Vilmots.

Sipas të gjitha gjasave, Vilmots do ta marre në Botërorin e Brazilit Adnan Januzajn.

Por, kjo ka acaruar disa prej futbollistëve të Kombëtares së Belgjikës, sipas të cilëve, Januzaj nuk ka dhënë asnjë kontribut gjatë eleminatoreve dhe për këtë arsye nuk e merriton që të marrë pjesë në Botëror.

Këtë gjë e shprehu hapur Kevin Miralas, por kjo deklaratë ka zemëruar trajnerin Mark Vilmots.

 

1 komente në “Vilmots: Miralas flet gjepura, Januzaj nuk është çështje e tij”

  1. Halyll says:

    a ka mundesi o Tema mos te na informoni me per kete ceshtje? ai zoteria e beri zgjedhjen e tij per Belgjiken, tani te meren gazetat Belge me te dhe jo me ne.

    nqs vazhdoni me tej me kete teme, do beheni si ajo historia e burrit qe e la gruaja per nje tjeter dhe ai vazhdonte ti qurravitej perseri dhe te merte vesh sa here e benin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje