Tevez: Sabela nuk duhet ta shikojë Juventusin, ndryshe do ndërrojë mendje

30 Prill 2014, 13:39Sport TEMA

Karlos Tevez ka bërë shaka duke thënë se trajneri i Argjentinës, Alehandro Sabela, nuk duhet të ndjekë ndeshjen e Juventusit, pasi do të pendohet që nuk e fton sulmuesin në përfaqësuese.

Tevez nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2011, me Sabelan që ka preferuar lojtarët e tjerë si Lionel Mesi, Gonzalo Higuain, Serxhio Aguero, Ezekiel Laveci dhe Rodrigo Palasio, raporton Telegraf.

“Mendoj se trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës nuk duhet të shohë televizionin satelitor që transmeton Juventusin.

Mendoj se unë nuk kam shpresa të shkoj në Botëror tani. Unë jam sulmues i drejtpërdrejtë, ndoshta kjo është kundër meje dhe se Sabela nuk ka përshtypje të mira për mua”, ka thënë Tevez.

Argjentina është caktuar në grupin F të kampionatit Botëror që zhvillohet këtë verë në Brazil, ku do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën, Nigerinë dhe Iranin.

1 komente në “Tevez: Sabela nuk duhet ta shikojë Juventusin, ndryshe do ndërrojë mendje”

  1. manjani says:

    juventus eshte kal I nordh ashtu sic je dhe ti mer trap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje