Luis Enrike, trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

30 Prill 2014, 14:01Sport TEMA

Sipas të gjitha gjasave, Zherardo Martino do të shkarkohet në fund të seoznit si trajner i Barcelonës.

Kjo, për faktin se, sipas të gjitha gjasave, Barcelona këtë vit nuk do të fitojë asnjë trofe, pasi në kampionat ndodhet prapa Atletiko Madrid, ndërsa u eleminua edhe nga Liga e Kampioneve, si dhe humbi finalen e Kupës së Mbretit.

Por, ajo që ka shqetësuar më shumë drejtuesit e Barcelonës, ka qenë loja e dobët që ka zhvilluar ekipi nën drejtimin e Barcelonë.

Për këtë arsye, tashmë është duke u menduar për pasardhësin e tij.

Emrat e përfolur janë të shumtë, duke nisur nga Ernesto Valverede, Roberto Martinez, Rudi Garsia, Jurgen Klop dhe Frenk De Bër.

Por, sipas mediave spanjolle, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës është Luis Enrike.

Ky i fundit është një emër i dashur për tifozët, duke qenë se ka luajtur për shumë vite me Barcelonën, ku ka qenë edhe kapiten.

Aktualisht Luis Enrike drejton Selta Vigon, ndërsa ka qenë një viti edhe në krye të Romës, si dhe ka drejtuar ekipin e dytë të Barcelonës.

4 komente në “Luis Enrike, trajneri i ardhshëm i Barcelonës?”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une nuk arrij qe te kuptoj nje gje me Presidencen e BARCES .
    Qe pas ikjes se KOKE-QEPES ,GUARDIOLES ekipin e kane drejtuar ORDINERE dhe ANONIME .
    Tani ekipi i dhurohet po nje tjeter personi te PA-AFTE qe nuk di te lidh pantallonat e tij jo te drejtoje BARCEN .
    BARCA qe eshte ekip me peshe ne SPANJE , nuk mund ti lihet ne dore nje “STAZHIERI ” si ENRIQUE ,kur REALI ,BAYERNI ,madje CHELSEA ,JUVENTUS kane figura ne BANKINE .
    Keshtu BARCA e nenshkruan Kapitullimin para kohe .
    Ne se do te ishja une do te afroja sic edhe e kam cekur me pare
    1- JUP………..HEYNCKESIN te cilit do ti nderprisja pensionin .Ne rast se ky nuk do te pranonte si figure te dyte do te sillja
    2- DON……….FABION ,ne rast se edhe ky nuk do ta merrte anijen qe eshte duke u mbytur do te afroja ,
    3-FELIPE …….SCOLARIN dhe ne pamundesi te tij do te afroja ……
    4-JURGEN……..CLOPIN …dhe ne pamundesi te tij do te afroja …….
    5-DIEGORE ……SIMEONEN..dhe ne pamundesi te tij do te afroja ……..
    6-antonio…….conten ,por jo INSUFICIENTE qe nuk kane as shkallen minimale te inteligjences se lojes se futbollit .
    Ky tipi eshte i mire dhe i edukuar por eshte nga ata qe sic themi ne nga anet tona :”Nuk e HA dot BISHTIN “,cka kupton qe BISHTI i bagetise i vihet per degustim qe ta haje nje MIKU qe i rendon dhe peshon shume Fjala .
    Pse nuk thoni ju qe une tani duhet te heq dore nga adhurimi per BARCEN qe dashka te behet “STAN me LEPUJ ” ku Lepuri m ei vogel do te jete pikerisht LEPURUSHI ENRIQUE !
    Te bukur trajner qe do te afrojne !

  2. paemer says:

    O Totila, si ke qene vella, mire? Per MESSIN pse sna fole, apo i kane rene BREKET tre vite rresht.

    https://31.media.tumblr.com/2b9b4900bab74016c5f7c706ee289733/tumblr_inline_n4t6g8TWao1ryfaxj.gif

  3. Totila per mua je gabim,BARCA eshte ekipi me i mire ne bote dhe aty ska nevoje fare per trainer,me mire te drejtoj une ose ti se sa ata emrat qe me permend,ai kokeqepa sot i Bajernit eshte traineri me i paguar ne bote dhe ka meriten kryesore te fitoreve histoike te BARCES dhe Spanjes ne keto dy te fundit te pakten,ai ishte anonim si trainer kur mori Barcen, sa per italianet as mos i permend fare jane deshtake te lindur jashte italie ndaj dhe preferojne Siberine se gjejne ndonje budalla andej qe paguan,e njejta gje dhe me Felipaon me madh qe shkoi der ne Uzbekistan per te korrur suksese dhe per te futur frymen e tij fituese gjithnje pas sukseseve te medha me Portugaline,Heykens eshte ne pension,Klopi ok mbase dhe De Boer,po nje gje te theksoj,sot futbolli spanjoll eshte ne kulmin e tij dhe kjo i dedikohet shkolles se Barces e cila eshte produkt i shkolles holandeze,ndaj ska asnje arsye qe ajo te largohet nga vetja e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje