Loret Sadiku, letër FIFA-s: Dua të luaj me dy Kombëtare…

2 Maj 2014, 13:46Sport TEMA

Derisa shumë lojtarë e kanë të vështirë të vendosin për t’i thënë “po” njërës prej dy përfaqësueseve shqiptare, Loret Sadiku i do që të dyja. Mbrojtësi prishtinas po kërkon të luajë edhe në miqësoret e Përfaqësues së Kosovës, edhe në ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Shqipërisë.

Ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi FIFA nuk ia lejon këtë. Por, duke dashur ta bëjë këtë gjë, Sadiku i ka dërguar një kërkesë FIFA-s, duke treguar për situatën e tij dhe dëshirën që të luajë në miqësoret e Kosovës dhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Këtë e konfirmoi për gazetën “Arena” një burim i afërt me futbollistin, duke shtuar se kërkesa drejt FIFA-s është nisur javën e kaluar. Deri tani Sadiku është grumbulluar nga një herë për secilën përfaqësuese.

Ai luajti në ndeshjen historike miqësore të Kosovës kundër Haitit, ndërsa u ftua edhe një herë nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, në takimin ndaj Zvicrës në Tiranë. Ndërkohë, Sadiku është në pritje të përgjigjes, për shkak të së cilës ende nuk ka vendosur përfundimisht se për cilën përfaqësuese do të luajë në të ardhmen. Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, Loret Sadiku e ka shijuar edhe të qenit pjesë e Përfaqësueses së Suedisë. Ai ka zhvilluar tri ndeshje me Shpresat e këtij vendi, duke pasur ende mundësi të luajë edhe për Kombëtaren e Madhe të Suedisë, por mbrojtësi dëshiron të përfaqësojë kombin e tij.

Ndërkohë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka pohuar ditë më parë se, nëse Sadiku do të lejohet nga klubi, ai do të jetë i Kosovës për miqësoret me Turqinë e Senegalin. Kujtojmë që FSHF-ja e pajisi lojtarin me nënshtetësi dhe pasaportë shqiptare vitin e shkuar, por deri tani Sadiku nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kuqezinjtë. Madje, grumbullimi me Kosovën, ndaj Haitit shtoi edhe më shumë largësinë mes tij dhe Kombëtares shqiptare.

6 komente në “Loret Sadiku, letër FIFA-s: Dua të luaj me dy Kombëtare…”

  1. iliria shqiptare says:

    Kosova eshte e SHqiperise more djale keshtu qe vazhdo te luash kuq e zi.

  2. Futbollisti says:

    Ka disa herë që shtypi shqiptar , shkruan se Loret Sadiku ka refuzuar ekipin kombëtar suedez , vetëm për tu bërë pjese e Shqipërisë! Nuk ështe aspak e vërtete se Sadikut i është bërë ftese nga trajneri suedez! Për këtë qëllim , në gazetat suedeze ka pasur pölemika të forta ndermjet trajnerit të tij Hansson i Helsinborgut dhe Hamren i përfaqesueses suedeze, pikërisht , sepse ky i fundit nuk e ka grumbulluar asnjëherë!

  3. Fredi says:

    Ky djale eshte budalla apo ben si budalla.

    O Loret, shif karrieren tende si futbollist dhe bashkohu me Kuq e Zi. Kur Kosova te kete te drejte te luaje zyrtarisht, mund te besh nje zgjedhje te dyte. Edhe ekipi i Kosoves, yni eshte, i gjithe shqiptareve.

    Eja dhe bej nje dyshe fantastike me Mavraj ne qender .

  4. kercovari says:

    fredi perfaqesuesja e kosoves eshte e shqiptarve, serbve, turqve, romve, ashkalive, vllehve,malazezve e qka di une cilen kombsi harrova..por jo vetem e jona.

    NJE eshte e jona SHQIPERIA.

    1. LinaPeja says:

      Gabim ne perfaqesuesen e shqiperis ka vllah dhe kombesi tjera ajo e kosoves te pakten ne lojen e pare ishte 100% shqiptare ? pastaj Kosova shtet esht dhe ta kete kombetaren e saj esht mese normale ashtu sic po e ben ushtrin e saj dhe ashtu sic e ka parlamentin e saj.

  5. 1 komb 1 kombetare says:

    edhe un jam ne nje mendim me fredin I them sadikut ne ket bot me ndryshime te shpejta beju diplomat mos u mendo 2 her por luaj me shqiprin se lot ndeshje zyrtare pastaj kur te pranohet kosova ne ndeshje zyrtare mund te shkosh atje ose do jemi 1 kombetare ku I dihet se ardhmes kush e mendoj yugosllavin me 6 kombetare po bashkimin sovjetik me 10 kombetare po gjermanit nga2 kombetare ne 1 kombetare kjo bot ecen me 300 kilometra ne or ndoshta ne nje te ardhme jo te larget kosova do jet veriu I shqipris se madhe pra vetem 1 kombetare do jemi me te fort dhe vec do bashkoj kombin dhe jo te na percaj ishalla do pranoj edhe shkodran mustafi te vij me shqiprin se tani ka ardh koha edhe shqiptart e maqedonis dhe te malit zi te angazhohen me kombetaren kuq e zi per 1komb 1 kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje