Mrekullia e Simeones, me 7 milion euro në dy vjet arrin majat e Europës

1 Maj 2014, 15:05Sport TEMA

Është një hap larg fitimit të kampionatit spanjoll dhe mund të fitojë Ligën e Kampioneve, në finalen përballë rivalëve të qytetit, Real Madrid.

Dhe kjo, falë punë së jashtëzakonshme të një njeriu që quhet Diego Pablo Simeone.

Me një ekip që vlen sa gjysma e Barcelonës dhe Realit, Simeone ka arritur që të sfidojë paratë, duke treguar se një ekip mund të ndërtohet edhe me pasion dhe me karakter.

Lojtarët e Atletiko Madrid aktualisht vlerësohen rreth 280 milion euro së bashku, ndërsa ata të Realit dhe Barcelonës 600 milionë.

Çelsi ndërkohë, që u eleminua nga Atletiko, është gjithashtu superior, duke qenë se lojtarët e saj vlerësohen 390 milion euro.

Kur e mori në dhjetor të 2011-s Atletikon Diego Simeone, ekipi rrezikonte rënien nga kategoria.

Por, nën drejtimin e argjentinasit, ekipi u transferua dhe arriti të fitonte Ligën e Europës, Superkupën e Europës dhe Kupën e Mbretit.

Dhe këtë e bëri me një merkato të lirë. Në këto dy vite, në të cilat Atletiko është ngjitur në majën e Europës, Diego Simeone ka shpenzuar vetëm 7 milion euro në merkato.

Në verën e vitit 2012 Atletiko mori Kristian Rodriguez, që u la i lirë nga Porto, Emiliano Insuan për 3.5 milionë euro nga Sportin Lisbona dhe Diego Kostan dhe Luis Garsian, të cilët ishin dhënë borxh.

Në verën e vitit 2013, Atletiko shiti Radamel Falkaon për 60 milion euro dhe bleu David Vijan për vetëm  milion euro. Ndërsa në merkaton e janarit mori nga Volfsburgu Diegon për 1.5 milion euro.

Pra, në dy vjet, Atletiko ka shpenzuar vetëm 7 milion euro në merkato.

Dhe të mendosh që Reali, rivali i Atletikos në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, vetëm për një lojtar këtë vit harxhoi 100 milion euro.

Por, kjo arritje e jashtëzakonshme mban vetëm një emër: Diego Simeonen.

Edhe nëse nuk arrrin të fitojë Ligën e Kampioneve, ai tashmë ka bërë një gjë të jashtëzakonshme.

 

3 komente në “Mrekullia e Simeones, me 7 milion euro në dy vjet arrin majat e Europës”

  1. Raimond Vlonjati says:

    Simeone do fitoje kunder Realit

  2. Neorealizmi says:

    Megjithese jam me Realin, nuk me pelqen menyra e te berit te ekipit si Reali dmth duke blere lojtare te shtrenjte. Me pelqen menyra e te berit te ekipit si Atletiko. Ekipi ndertohet dhe jo blihet.

    1. Argita_B says:

      Simeone vjen nga shkolla italiane ku kultura taktike ka perparesi mbi lojen e bukur. Nese shohim lojen qe zhvillon Atletico mund ta krahasojme me ate te ekipeve italiane, bllok kompakt ne mbrotje, mesfushe dhe ne momentin qe zoterojne topin dalin ne sulm me pak pasa apo ne kundra sulm.
      Te njeten filozofi ka ndjekur pak a shume dhe Murinjo jo vetem te Porto po dhe te ekipe si Chelsea apo Interi (me pak te Reali pasi lojtaret qe kishte ne dispozicion ishin me teper te karakterit sulmues).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje