Legalizimet/ Basha: Rama po shpërndan tapitë e kohës së PD. Reagon Xhaçka: Ja mashtrimet e PD (VIDEO)

7 Maj 2014, 17:21Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe Kryetar i PD-së, Lulzim Basha diskuton me qytetarët mbi procesin e legalizimeve, që tashmë po kryhet falas nga Qeveria Rama. Gjatë bashkëbisedimit me banorë të rrugës “Siri Kodra”, Basha tha se “qytetarët s’mund të mashtrohen për procesin e legalizimeve”.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se legalizimet erdhën si premtim i PD-së në vitin 2005, duke shtuar se deri më tani Qeveria ka shpërndarë tapitë e përgatitura në kohën e qeverisjes së demokratëve.

 “Premtoi ligjin e legalizimit falas para janarit, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Deri tani janë shpërndarë tapitë tona. Dosjet ishin të përgatitura nga administrata jonë. Ne nuk kemi xhelozi për ndarjen e tapive, shumë mirë po bëjnë. Procesi mund të kishte ecur edhe me shpejt. Qeveria e PD përgatiti 40 mijë dosje legalizimesh”, tha Basha.

Sipas tij, p/ligji mbi legalizimet jo vetëm që nuk parashikon legalizim falas, por do të rrëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

 “Nuk mund të parashikohet legalizim falas. Nuk ka asnjë nen që e parashikon këtë. Por ka disa propozime, që do t’i quaja të rrezikshme për qytetarët dhe xhepin e tyre. Me këto propozime kryeministri nga çmimi favorizues për gjithë parcelën, tani thotë se do paguhet me këtë çmim jo më shumë se gjurma e objektit, dhe pjesë tjetër do të paguhet me para në dorë, me çmim tregu. Jo vetëm që s’ka kështu legalizim fals, por çmimi rritet. Jo pak, por shumë. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo rreth, në çdo komunë. Edhe shërbimi që është zeruar, për t’u përshëndetur në vetvete, në fakt kur e sheh në tërësi jo vetëm që nuk ka një vlerë, por nëse shihet në tërësi, pasi në raport me atë që të merr përmes uljes së sasisë së bonove të legalizimit që mund të blesh dhe të shesësh i nxjerr qytetarët me këpucë të kuqe”, tha kryebashkiaku Basha.

Në vijim, kryebashkiaku u shpreh se Partia Demokratike do të paraqesë amendamente për ndryshimet e këtij projektligji në interes të qytetarëve shqiptarë.

 “Qëllimi është që procesi i legalizimit të përfundojë. Ne këtë proces e kemi çuar deri diku. Por ky proces nuk mund të përfundojë nëse nisemi nga këto propozime që janë bërë në këtë projektligj, e as duke premtuar legalizime falas. Ky është qarku i mashtrimit, dhe ai nuk ka për të kursyer askënd, me objekt për t’u legalizuar apo jo. Ne do të çojmë në parlament pyetjet dhe shqetësimet e banorëve, do të paraqesim amendamentet tona”, tha Basha.

Ndërkohë në një reagim, deputetja e PS-së Olta Xhaçka solli në vëmendje deklarimet e bëra nga kryebashkiaku Lulzim Basha në lidhje me hipotekimet dhe legalizimet.

“Në 7 Prill të vitit 2011, gjatë fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka thënë “brenda 6 mujorit të parë banorët e Tiranës do të marrin në dorë hipotekat e tyre, ndërsa në 13 Qershor 2013, gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, Lulzim Basha ka thënë për legalizimet po angazhohemi 24 orë në ditë që procesi të përmbyllet dhe certifikatat nuk do të keni nevojë t’i merrni në asnjë zyre, pasi Bashkia e Tiranës do jua sjellë në shtëpitë tuaja. Mashtrim pas mashtrimi. Tetë vjet në qeverisje të Partisë Demokratike pati vetëm premtime, të cilat nuk u mbajtën kurrë”, tha ligjvënësja socialiste.

Sipas saj, brenda gjashtë muajve të qeverisje së majtë, certifikatat e legalizimeve po shpërndahen falas, premtim ky i dhënë dhe premtim i mbajtur nga Kryeministri Rama dhe mazhoranca e majtë.

Në vijim Xhaçka i bëri thirrje opozitës opozitës të votojë projektligjin për legalizimet.

“Fakti që në tetë vjet ata nuk e mbajtën dot premtimin e tyre, nuk ka pse të penalizojë akoma të gjithë shqiptarët që sot kanë mundësi të legalizohen”, tha ajo.

10 komente në “Legalizimet/ Basha: Rama po shpërndan tapitë e kohës së PD. Reagon Xhaçka: Ja mashtrimet e PD (VIDEO)”

  1. leo england says:

    O bashuk jep njeherw llogari per vjedhjen ne rrugen e kombit dhe VRASJEN E PROTESTUESVE TE 21 JANARIT, pastaj dil e ha mut gjithe diten o plehre.

    1. shaban tapia says:

      “Mjeshtri”i aktrimit ne rolet e Mashtrimit-Lul Basha
      ka kaperxyer cdo parashikim.Perpjekjet e tij per tju
      larguar skllaverise qe familja Berisha ushtrone mbi te,
      behet i pamundur per shkak te pjesemarrjes se tij ne aferat
      e megakorupsionit,perfshi ketu edhe rolin kryesor Banditesk
      te 21 Janarit. Ne fakt Ai po ndjek me vemendje dhe me plote ankth
      cdo Beme qe ka aktruar nen drejtimin e “Pashait”…ndaj te gjithe
      nuk habitemi perse nuk eshte aq serioz ne karakter,sikunder
      aktron…Por sidoqofte,Sot ai e ka djegur njehere e pergjithmone
      karjeren e vet ketu ne Shqiperi.Kjo edhe pse nga qe po perdor
      edhe me shume trajtat e Dhelperise.
      Keshtu detyrohemi ti themi:-Budalla! Mos Qaj bashke me ata
      amatore qe mblodhe ne Cfaqen e fundit.Ti nuk ndryshon!
      Per ty nuk ka Falje dhe falas.

  2. astrit says:

    Pse nuk i shperndave tapite ti o Lulash, por mbledh disa fakir veriore per t’u mbushur mendjen se ti je burri me i mire. Keta fakiret meritojne t’ua japesh ti tapite kur te vish ne pushtet mbas 25 vitesh.

  3. Treviso says:

    O kriminel Basha, populli ju pa juve per 8 vjet. Tani qe nuk e keni qeverine do mendoni per popullin. Banda juaj, a i la gje pa bere ketij populli? I vrate,i prete, ishkaterruat familjet, ishkaterruat si njerez, i shkaterruat historine, i shitet teritoret per karrike, i vodhet pronat, ivodhet mineralet nentoksore dhe mbitoksore. Dhe Hitleri te kishte komanduar ne kete kohe, nuk do bente kaq krime sa keni bere ju me ne krye kriminelin,tradhetarin e kombit,sali Rom Sheqere Berisha.

  4. shpetimi says:

    Kush eshte shqetesimi i banoreve o njeri me origjine kosovare.Ik merre token falas ne Kosove po munde andej nga Drenica.Tapite Shqiptaret i kane me mijra vjet.Ctapi te reja e ke fjalen?Per ligjin sllavokomunist?Ti sikur je i djathte. Ne sa territor te shqiperise eshte zbatuar ligji 7501.Kerkoje te zbatohet ne te gjithe krahinat e vendit.kryesisht ne VERI.Dhe dicka tjeter ka 15 vjet qe kosova u clirua a ka ndonje me origjine kosovare si ti prej ketej te jete rikthyer ne Kosove?A ka mundesi ta mbyllni gojen.

  5. Ti Lulzim basha diskrediton vehten dhe PD,duke deklaruar se Rama po ndan tapite qe I paskeni pergatitur ju qe ne 2005 .Athere del thjesht pyetja : Pse si keni ndare ato?cfare keni bere per 10vjet ne qeverisje per kete problem shume te mprehte?
    Kjo qe po thua ti eshte genjeshter ne drite te diellit.Nuk mbulohet dielli me shoshe.Nuk genjehet kollaj banoret e Siri Kodres dhe gjithe Tiranes e te gjithe shqiperise me keto dokrra.Turp per ty dhe per PD.
    Por eshte e kote te ju besh moral juve.Ju e keni ne program genjeshtren si mjet te rendesishem per te genjyer shqiptaret.Por ka ikur vapa me gusht.Populli tani e di shume mire se cilet jeni ju.Ai nuk e ha sapunin per djath.
    Koha juaj e errret ka mbaruar nje here e pergjithmone.Tani rrini e enderoni nen djellin pervelues.

  6. vlonjati says:

    Ok, ky tutkuni thote qe i ka pergatitur vete tapite, qe ne 2005! Perse nuk i shperndau? Duhej 1 dekade per kete? Po kur eshte fjala per hashashin e Lazaratit, pse nuk thone qe u mboll dhe u kultivua ne kohen e Sales

  7. fatos nano says:

    o luli ere, po tironsit ne tiron pa prona ene ti na dole me prona ne vlore.. plaka jote do ket bo noi pisllik nga vlora ahahaha o kopil I sali berishes, sala kopil I enverit….dmth ti o lul e ke enverin gjysh ahahahahaha

  8. petrit zela says:

    Populli thote Z Basha. Ne te -thene- dhe te- bere-ne mes eshte nje lum I tere. Duhet te bindemi,se deklaratat,propozimet,dhe vendimet e PD-es kane qene spontane.Se prej 23-vjetesh,asnje te thene,apo te zbatuar
    nuk ka realizuar PD-ja. Atehere si mundeni ju sot,te deklaroni,se I ka menduar, analizuar,dhe projektuar qe ne 2005-sen PD-ja.Dhe sot PS-seja
    I shkundi mir e mir nga pluhuri,mendimet e juaja te hedhura ne mallet
    e dosjeve,dhe me te drejten e zotit ja dhuruan te pastra,ne duart e
    hallexhinjeve tane..Me vjen shum keq per ju.se treguat nje xhelozi te nivelit me te ulet qe kam pare deri me sot.Mos harroni,se mbi te gjitha jeni lindur dhe rritur ne kryeqytet..Prandaj cmiren dhe egon qe demostruat,duhet ti fshini keto cfaqje, qe ndikojn per keq dhe ne psikologjine e grupimeve te antarsimeve, ne PD-en e rifreskuar…

  9. THUTHUQI .HALIMI says:

    he more kopili i enverit ste vjen marre per ç far thua babai yt sala genjeu 8 vjet nuk te beson njeri ma o smerlap i qelbur o vrases ti je i pandehur per 4 vete qe vrave ne bulevard o pedofil o homoseksual i ndyre ti je per PARTI -ENVER TA FUSIM PER NJEHERE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje