131 ditë pas aksidentit/ A po përmirësohet Schumacher?

10 Maj 2014, 10:26Lifestyle TEMA

131 ditë më parë, kampioni i Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident duke bërë ski.

Schumi përplasi kokën dhe ra në gjendje kome.

Njoftimi i fundit për të është bërë më 5 prill, kur mediat njoftuan me entuziazëm se ai ka nisur të shfaqë shenja zgjimi nga koma.

Por a po përmirësohet Schumi, pyet gazeta më e madhe gjermane.

Menaxherja e tij, Sabine Kehm thotë se do bëjë një deklaratë vetëm kur të ketë ndryshime të rëndësishme.

Gazeta thotë se supozohet se ai po vazhdon që të bëjë progres.

Schumi nuk është zhvendosur akoma në një klinikë rehabilitimi.

Ndërkohë shumë ekspertë vazhdojnë të shprehen se sido që të shkojë rehabilitimi, ai nuk do jetë më Schumacher që kemi njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje