Kunati thirri me urgjencë konsultimet për avionin e Divjakës, me qëllim që Luli të mbante një qëndrim të ashpër.
Në takim u thirr Flamuri, Ristani dhe Strazimiri, si ish- policë, dhe Aldua me Halimin.
Tema e konsultës ishte se çfarë duhet të thoshte Luli për avionin.
I pari e mori fjalën Flamuri.
-Tani, siç kam fol dhe me atë burrin, ky ishte një operacion i joni, i cili nuk shkoi ashtu siç duhej, por që mendoj se ia arriti qëllimit. Ne thirrëm këtë avionin kundrejt një ngarkese droge falas dhe 27 mijë dollarëve, vetëm që ta provonim atë që tha Doktori, se në Divjakë ulen avionë. Italiani na e mori përsipër, se e futëm në kurth, pasi i thamë se në Divjakë të pret vet ministri i Brendshëm, Saimiri. Kur të ulesh i thamë, do t’i biesh këtij telefoni dhe do kërkosh Saimirin. Ai do të japë shenjë dhe do ulesh në rrugë. Dikush na dekonspiroi operacionin dhe rrugën e kishte bllokuar patrulla e policisë. Atëhere piloti me vendosmëri tha se do ta ulte në rërë. Në fakt nuk ja doli dot, se ngeci në rërë. Por, unë mendoj se qëllimi u arrit. Edhe pse nuk pati ulje të suksesshme, ai u ul pa u plagosur.
-D.m.th kjo qenka lojë. tha Aldua?
-Pusho ti. i tha Strazimiri. Doktori nuk bën lojra. Ky quhet operacion.
-Unë mendoj se qëndrimi jonë duhet të jetë i ashpër. tha Ed Halimi. Qeveria duhet të japë dorëheqjen…
-Problemi është se nuk ka të vdekur, tha Kunati. Do na thonë Luli nuk na dha dorëheqje kur u vranë katër vetë, ju doni dorëheqje se u thye rrota e avionit.
-O, e kuptova, tha Aldua. D.m.th ne e bëmë këtë lojën që të japë dorëheqje qeveria. Kjo qenka e fortë….
-Pusho mor ti, tha Ristani, mos e përsërit vazhdimisht që është lojë, se do ta harrosh e do ta thuash dhe në televizor.
-Jo, jo se e mbaj mend, tha Aldua. Lojë është kur është gjasme. E kuptoj kaq gjë unë.
-Plani ishte perfekt, tha Flamuri. Biles gjetëm dhe korrierin e drogës me emrin Saimir, që ta hante piloti italian që e priste Saimir Tahiri. Tani na mbetet të kompensojmë ata që u morëm mallin pa lek.
-Ata duhet të jenë krenarë se i kanë shërbyer Doktorit, tha Ristani. Nuk besoj se u duhen lekët. Pastaj kanë tetë vite që punojnë, një nder do ta bëjnë. Me klering e kanë bërë, sikur e bënë me lek në dorë.
Kunati po i dëgjonte me vemendje, kur i ra në telefon Zeni.
-Kam frikë se do flasë piloti, i tha Kunatit. E kemi mik të mirë. Tetë vjet ka punuar me shumë korrektesë. Dhe këtë gjë e mori përsipër se i thamë me këtë i hedhim në erë këta të qeverisë. Kujdes mos ja thuaj njeriu, se Flamurit i thamë sikur e kemi rekrutuar vetëm këtë herë.
-Po mirë, ta denoncojmë tha Kunati. Të themi që policia po i bën presion pilotit të pranojë se ka qenë i dërguar i Berishës.
-Ashtu mendoj dhe unë, tha Zeni, po kam frikë mos na e provojnë që ka qenë….
-Më mirë ta provojnë që ka qenë dhe herë tjetër, se sa të mbetet që ky është rasti i parë, tha Kunati, se na del policia heroinë që e kapi me të parën.
Aldua që po ndiqte me vëmendje bisedën, pyeti përsëri: Po pse mos ta mbrojmë publikisht pilotin? Ai ka rrezikuar jetën t’u tregojë shqiptarëve që këtu droga transportohet me avion. Ai është heroi i opozitës.
-Ashtu është, tha Strazimiri, po heronjtë na duhen të vdekur. Të gjallë flasin dhe nuk vlejnë.
-Ah po, ke të drejtë, tha Aldua dhe e mbylli bisedën.
Eshte shkruajtur ajo qe e mendojne te gjithe, por nuk e thone me ze te larte.
Vetem 5 % e shqiptareve (militante te cmendur te ps dhe ish sigurimsa) e besojne kete version qesharak..boll me e fyet intiligjencen e shqiptareve..shqiptaret nuk jane budallenj
Edhe ai 5 perqindsh nuk e beson madje, por ashtu u duhet te luajne pjesen. Ashtu si Mero… turp qe bejne popullin per dele. Mero kthehu ne identitet, nuk ta ka fajin Saliu dhe kur zihesh kaps
O Mero turp per ty qe merr ne mbrojtje trafikantet
Ahahaha, je fantastik Mero. Shker dheni I plakut Mere bon tregti te nershme, ahaha
Fejton i goditur sepse vertete mund te kete mbi 8 vjet qe Sala e kompani bene trafik si e sa u deshi qejfi dhe tani qe po kapen cerrat e tyre nga policia, kapen pas ketij incidenti qe per hir te se vertetes duhet thene se ishte pjeserisht merite e policise qe ndiqte drogen dhe jo avionin.
çudi Divjaka vend i shenjte per te bere prapaskena.Mu kujtua historia e Xhevdet Mustafes sapo e degjova kete lajm dhe e kuptova se ca kurthi donin ti ngrinin keta komunistet -demokrate.Pikerisht tani u duhet kjo qe te mos na japin statusin se i tremben ligjeve te europes per bemat qe kane bere 8 vjet ne qeverisje
Qe ne shqiptaret jemi budallenj dhe qe ne shqiperi nuk para gjen intelektuale,kjo eshte vertetuar me mbajtjen ne pushtet 45 vjet enverin dhe 25 salen.Besoj se mjafton
Droga e kultivuar prej sales,zenit,argites ne kohen qe ishin nepushtet tentohet te shitet dhe trafikohet nga trafikantet e pushtetit te djeshem te Sali ARgita zenit po kapen me sukses nga policia e shtetit qe drejtohet
Me profesjonalizem nga z.Tahiri.Urimet e mia zoti minister! Mos degjoni zagaret qe lehin . Keta zagar me kan liruar dhe mbrojtur trafikantet dhe shperndarsit e droges qe i kerkon Italia .Vazhdoni te kapni dhe ti çoni para drejtesis te gjithe narko trafikantet qe ne shumicen e rasteve jane anetar te PD-s.Urime zoti Rama dhe zoti Tahiri dhe sa me shume suksese si keto.Te tilla lajme duam nga here.Qent dhe zagaret qe lehin leni te vazhdojne ne zanatin e lehjes ndesa JU VAZHDONI TE PUNONI DHE SUKSESE TE REJA!
Bjeri bjeri se i bi bukur, mero
Daulles shpume!
Ci ke kto o Mero !?
Te mbrosh Saleh Berishen ose duhet te jesh i implikuar ne ndonje pazar me Familjen, ose je i cmendur (si psh. çeçenët e Tropojes).
Për Freedom, Anila e të tjerë syleshë, tifozë të Sali halesë: Po “puçin e shtetit me çadra e stilolapsa-pistoleta e thika me helm”, ju i besuat…???!!!
Mos me kritikoni mua ,zoti Skenderbe i II,pasi nuk eshte faj im. Une ua kam dhen te qarta kordinatat,dhe emrin e aerodromit . Ja lexoje ,o i dyt! …… Me fal,jo i dyt nga mendja,pasi per ate nuk ka burre me te mencur nga ty ,po i dyti Skenderbe si te kemi quajtur ne fermeret pa toke. U kam shkruar se avioni duhej te ulej ne aerodromin “Bythe gomares”.Ne fakt une e quah si emri i hershem “gyri gomares” ,po keta ja ndryshuan emrin per ta mbajtur sekret…. Fajin e ka Sajmiri ,qe ngaterroi vendin e pilotit ju duk rera si aerodrom,po ce do ,o Skenderbe i II,deshtuam,se nuk e degjuan keshillen tende qe t’me degjonin mua,Keshtu qe Sajmir Barjami ra ne duarte e Sajmir Tahirit E NE DESHTUAM.
Nuk keni status legena…