Gazetarja Beti Njuma vlerësohet si përkthyesja më e mirë

12 Maj 2014, 19:15Kulturë TEMA
Gazetarja Beti Njuma vlerësohet si përkthyesja më e mirë

Gazetarja e njohur e Top Channel, Beti Njuma është vlerësuar për përkthimin më të mirë për librin “Dashuri dhe pushtet” të Bruno Vespës. Çmimi iu dorëzua në Panairin e Librit në Fier nga juria e këtij eventi, profesorët Nasho Jorgaqi dhe Ali Aliu.

Krahas punës së saj si një prej folëseve kryesore të lajmeve në Top Channel, Beti Njuma prej disa vitesh drejton Rubrikën e Librit ku çdo fundjavë, sjell për shikuesit botimet më të reja dhe intervista me figura të njohura të letërsisë shqiptare dhe ndërkombëtare. Kohët e fundit, gazetarja e njohur iu kushtua edhe përkthimeve, duke sjellë në shqip nga italishtja librin e Alfonso Signorinit “Marylin Monroe: Të jetosh e të vdesësh për dashurinë” apo rrëfimin best-seller të këngëtarit Tiziano Ferro “30 vjeç dhe një bisedë me babain.”

Krahas librit, Beti Njuma është angazhuar me shumë sukses edhe në fushën e dokumentareve. Në emisionin “Exlusive” në Top Channel, si edhe në Digitalb, ajo ka realizuar një sërë dokumentarësh historikë dhe socialë, duke zbardhur fakte interesante të parrëfyera më parë në ekran mbi shpalljen e Pavarësisë apo figurën e diktatorit Enver Hoxha, ose duke sjellë biografi të detajuara të figurave të njohura të artit dhe kulturës, siç ishte edhe dokumentari mbi shkrimtarin Teodor Keko.

Aktualisht, nëna e binjakëve, po përfundon doktoraturën pranë Fakultetit të Gjuhës – Letërsisë.

14 komente në “Gazetarja Beti Njuma vlerësohet si përkthyesja më e mirë”

  1. heretiku says:

    Bravo i qofte per punen e bere, e meriton, u shtofshin sa me shume ne Shqiperi njerez si gazetarja e lartpermendur, kulture per tu admiruar, aftesi e larte profesionale.

  2. xhindi says:

    Simpati,rrespekt, Beti-t.

  3. Berlin says:

    Shiptaret rrine e perkthejne gjithe jeten ne vend qe te shkruajne librat e tyre !

  4. anonim says:

    Lajm apo reklame? Kjo e dyta sigurisht!

  5. Atentatori says:

    E kush e krahasoi perkthimin e saj qe ajo u cilesua si me e mira? Apo meqe emri i saj do lakohej (ose do lakonte veten) do mundesonte edhe emrin e kryetarit apo eventeve te famshme te qytetit nga mori nje dore me lek dhe u cilesua panairberesja e suksesshme!?
    Urime, Urime ! Klithim per atdhe ne gjuhen shqipe me mendime te perkthyera nga cdo atdhetari, kombesi shtetesi, kulture tjeter, e vec shqiptare jo…!

  6. edhe lajm edhe reklame ….bravo se i takon ,ja vlen.

  7. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KUR DO BEHET NDONJE DOCUMENTAR PER KRIMET DHE VJEDHJET E FAMILJES SE SALI BERISHES ME SHOKE ,,,,,,,,, N.Q.SE KA GAZETARE NE SHQIPERI ,,,, MEGJITHATE SUCSESE ZONJES

  8. Vladimir says:

    Fytyra me fisnike, zeri me i paster dhe gazetarja me e talentuar e lajmeve. Urime!

  9. shqiptari milano says:

    hallall buka kallamoqit

  10. anila says:

    Lajm shume I besueshem, ja ku u zgjidhen dhe hall (at) et e popullit… kjo dhe monika stafa e kane problem we ta pranojne qe jane spikere… dhe jane te mira per folese. Por kur marrin guximin te bejne rolin e gazetares e perkthyeses, me mahnit stonimi I tyre. Bravo Beti, paske pas juri profesoret qe te kane dhene mesim. Mos harro tua kthesh qoken

  11. Leshtori says:

    Jam lindur dhe rritur ne Shqiperi,tani jetoj jashte, por nje pyetje kam. Ca lloj emrash, dhe mbiemrash,jane keta more zot Beti Njuma. Kurre nuk i kam degjuar keto palo mbiemrash, dhe emrash, si keta te sotmit. Tmerr!

  12. kastrati says:

    Ky lajm i ngjan nje gracke a la mode Ylli Pango,nuk eshte nje qerasje ne Sheraton por nje qerasje ne gazete per gazelen lozonjare…..

  13. tullac strazimiri says:

    Leshtor,ke te drejte jam me ty.Sikur jane pakesuar shqiptaret mbas krishtit(Enverit)!Se harrova,ti leshtor je i mire per Jozin para buke e per Mesilen mbas buke.

  14. Gezimi says:

    Nuk e njoh kete zonje, por e di mire qe perkthimi eshte nje pune shume e veshtire qe jo kushdo mund ta beje. Kam frike se eshte reklame per kete zonje! Ne se eshte kaq e afte, sinqerisht e uroj, por njoh me dhjetra qe ligjerojne kaq mire dhe embel ne gjuhe te huaj (me modesti them se jam dhe vete nje i tille), por, sa here qe e ndermarr nje veprim te tille, shoh se sa pune kam ende per te bere. (kam mbi 20 vjet qe merrem me kete profesion, dhe kam vleresime maksimale nga amerikane, kanadeze dhe angleze, dhe sot jam i papune. Ja, kjo eshte demokracia shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje