Statusi/ Këshilltari i kryeministrit, letër parlamenteve të vendeve të BE për integrimin

12 Maj 2014, 10:54Politika TEMA

Fate Velaj, këshilltari për Diplomacinë Kulturore i kryeministrit Edi Rama, i ka dërguar një letër parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ta mbështetur Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Shqipëria tashmë e sheh me optimizëm rrugën e anëtarësimit drejt BE-së dhe është konseguente në kursin e saj, pasi idetë dhe dashuria për Evropën, lulëzojnë më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit. Ne ndihemi krenarë kur, përpara miqve tanë evropianë e cilësojmë vendin ku ne u lindëm, si “vendi i Evropianëve”. Shqiptarët e duan Evropën dhe, në gjithë historinë e tyre, kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europian. Kjo është ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë, kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europianë. Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kënaqësi prej tyre çdo ndihmesë, këshillë, apo vlerësim”, shkruan Velaj në emër të ekselencës së qytetit të Vlorës.

Letra e plotë drejtuar Parlamenteve të vendeve anëtare të BE 

Vlorë, 9 Maj 2014 

Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian Ministrave të Jashtem të këtyre vendeve

Subjekti: Mbështetje për marrjen e statusit të vendit Kandidat në EU, të Shqipërisë

Të respektuar miq,

Duke Ju përshendetur nga Vlora, ose siç quhet ndryshe, “Qyteti i Pavaresise”, duam t’Ju falenderojmë për mbështetjen e dhënë vendit tonë, Shqipërisë, në gjithë këto vite të tranzicionit , ndihmë që kishte për bazë idetë dhe vizionet tona të përbashkëta për Evropën, si dhe respektin reciprok mes vendeve tona. Ky respekt u thellua dhe nga ndihmesa që vajzat dhe djemtë e Vlorës, të shpërndarë nëpër qiellin e Europës, dhanë me punën e tyre shembullore në artin, kulturën dhe shkencën në vendet tuaja dhe që, tashmë, janë modele të shkëlqyera të integrimit europian. 

Në këtë periudhë që ne jemi nëpër Europë, pothuajse jemi takuar me të gjithë ju, politikanë, personalitete të larta të fushave të ndryshme e njerëz të thjeshtë dhe kemi biseduar së bashku mbi idetë dhe vizionet tona, për Shqipërinë e të nesërmes dhe integrimin e saj më të shpejtë në familjen europiane. Ne, ju falenderojmë Ju, miq të vyer, për ndihmesën dhe bashkëpunimin që na keni ofruar për përshpejtimin e hapave që kanë ngelur drejt qëllimit final, atë të integrimit të plotë të vendit në familjen europiane, për të cilin, jo vetëm shqiptarët, por të gjithë ne së bashku, në fund do të jemi përfitues, pasi ne e vlerësojmë këtë si një fitore të madhe jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të europianëve gjithashtu. 

Shqipëria tashmë e sheh me optimizëm rrugën e anëtarësimit drejt BE-së dhe është konseguente në kursin e saj, pasi idetë dhe dashuria për Evropën, lulëzojnë më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit. Ne ndihemi krenarë kur, përpara miqve tanë evropianë e cilësojmë vendin ku ne u lindëm, si “vendi i Evropianëve”. Shqiptarët e duan Evropën dhe, në gjithë historinë e tyre, kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europian. Kjo është ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë, kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europianë. Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kënaqësi prej tyre çdo ndihmesë, këshillë, apo vlerësim. 

Rruga e nisur drejt Evropës nuk është e lehtë dhe shpeshherë mungon dhe eksperienca, por ne jemi te bindur të dashur miq se, nuk ka forcë natyrore që mund t’a kthejë mbrapa Shqipërine nga kjo rrugë e nisur për tek miqtë. Nëse në Tiranë sot ka mosmarrëveshje, kjo sipas mendimit tonë nuk duhet të reflektohet në asnjë vendim të Parlamentit Evropian dhe qeverive tuaja, për të ardhmen e Europiane të vendit tonë. Nëse politika sot nuk gjen gjuhën, mendjen dhe rrugën e dialogut, kjo nuk duhet kthyer në një “penalty” për popullin shqiptar.

Si europianë në bindje dhe në zemër, që e dimë fare mirë se Bashkimi Evropian pa inkuadrimin e plotë të Juglindjes së kontinentit do të mbetej një punë e lënë përgjysmë, ne Ju lutemi Juve të dashur miq, që këto përpjekje të Shqipërisë t’i mbështesni. Ne jemi mëse të bindur se, shqiptarët e meritojnë një gjë të tillë dhe nuk kanë bërë më pak reforma evropiane se të tjerët, që tashmë e shijojnë dhe përjetojnë marrjen e statusit për ëndrrën europiane. Mbështetja Juaj, e Qeverive dhe Parlamenteve Tuaja, do të vlerësohet nga populli shqiptar si një shenjë e mirë e asaj që Europa nuk e sheh më Shqipërinë si “cepin jugor të Ballkanit Perëndimor”, por si një vend që ka qënë dhe do të jetë gjithmonë pjesë përbërëse dhe e historisë së saj të lavdishme. 

Në emër të Excellences së Qytetit të Vlorës

Fate Velaj 

24 komente në “Statusi/ Këshilltari i kryeministrit, letër parlamenteve të vendeve të BE për integrimin”

  1. Flavia says:

    me pelqen sh ky njeri ! bravo rama qe ke sjell ne shqeiperi njerez te tille !

    1. mira says:

      Çfarë veshjeje abanezi….! Në letër duhet të kishe futur dhe ndonjë cigare Lazarati që të qetësoheshin ministrat e jashtëm të BE-së pas “leximit” të letrës tënde. Po kush ta ka lexuar letrën ty mo i shkretë, letra jote është për në hale dhe jo për politikanë europianë…! As sekretaria e sekretares të zyrës së grumbullimit të postës nuk ka marrë mundimin ta hapë dhe aq më shumë ta lexojë atë…!
      Do kisha dëshirë të shikoja se si e kanë përkthyer këtë letrën…, po të jetë si ajo përkthyesja me gjimnaz e Ed Ramës, na mori lumi…!
      Përshëndetje Rilindje!

  2. Altin says:

    Bravo Z. Velaj per kete inisiative. Por nuk e di a eshte ne gazete teksti i plote apo vetem nje ilustrim artistik. Nqs nuk e keni derguar kete deklarate, do sugjeroija qe te vendosnit adresen e Sekretariatit te cdo Parlamenti se kam frike mos nuk u shkon.

    1. Viktor says:

      Fate Velaj u shkruan parlamenteve te BE ???? Tani po qe e kemi te sigurte statusin pas letres qe ka qendisur fatja nga vlora e marigose …. o temaaaa qe kryeministri ka plot idote verdalle kjo dihet por te pakten ju qe i doni te miren mos ja publikoni

  3. shpetim says:

    Kjo eshte si ato letrat qemoti te organizatave te masave, te cilat ja dergonin udheheqesit te dashur.

  4. Andreas says:

    Edhe lutjet i mungonin BE per ti dhene statusin Shqiperise!! Po ndonje miting ne forme qarje kolektive ne Bruksel keni ne plan ore?

  5. vjosa says:

    Ky eshte ai keshilltari i famshem i Rames kunder Kadarese !? Ky me Universitet Kristal ??.
    Leter e forte kjo ! …”nuk ka force natyrore qe mund ta ktheje mbrapa Shqiperine nga kjo rruge”…
    O keshilltari K/ministrit! Nuk jane forcat e natyres,(shiu ,bresheri a termetet ) qe po lene Shqiperine jasht Evropes. Jo! Jane sjellja dhe veprimtaria e politikaneve , sjelljet tuaja, sjelljet VULGUT shqiptar sic i ka quajtur Kadare keta sojseze qe e kane katandisur ashtu ate vend.
    Lexoje Kadarene or lumemadh qe te mesosh si flitet dhe shkruhet gjuha shqipe.
    Thote mire ai komentues Shpetimi me lart : ..si letrat qemoti te organizatave te masave…
    As sa nje hartim i nxenesve te 8-vjecares nuk ka nivel.

  6. Claus says:

    Keshilltari per Diplomacine Kulturore prane Kryeministrit!

    E pra, gje tjeter pervec „historise se veshit“ kete njeri nuk e ka sjelle ne ate Godine.

    Nuk kam lexuar deri me sot nje leter kaq diletanteske, kaq skolareske, sa kjo e ketij „gjoksgrope“ nga Lumi i Vlores, Fate Velaj.

    „Ne emer te Excellences se qytetit te Vlores“, perfundon ky hartim mbushur plot me brockulla.
    E kush na qenka kjo Excellence nga Vlora qe ne nuk e paskemi ditur me pare?

    Eshte me te vertete nje turp qe keta „diplomate te humorit“ marrin keto nisma dhe shkruajne brockulla pa fund, qe shkaktojne habi dhe humor ne sallonet e Brukselit.

    Do ti habise kjo „Excellence“ qe na ekzistoka ne Vlore, qe ndoshta per Faten vlonjatin mund te sfidoje Vjenen, Berlinin, Rome, Parisin, Londren, se Zagrebin, Lubjanen, Varshaven, Budapestin i kemi lene prapa!!!
    Po ky cepi „jugor i Ballkanit Perendimor“ c`do te thote?

    Edhe koncepti gjeografik i Ballkanit te shkakton te qeshura. Te quash Shqiperine „cep jugor“ kur ke tere ate gadishull te Peloponezit qe gati-gati arrin deri ne fund te Mesdheut eshte me te vertete qesharake.
    Por me kete rast „mesova“ edhe dicka.
    Me dha nje impuls per te kerkuar „cepin verior te Ballkanit Lindor“ i cili me korrespondoi ne brigjet e Detit te Zi!!!
    Humor zyre kryemistrore, i thone ketij muhabeti.

    Po e leme menjane humorin, por ajo leter nese nuk eshte nisur, lus Zotin te kthehet nga ndonje server, nese eshte nisur ne rruge elektronike ose nga posta, nese eshte nisur ne rruge konvencionale dhe le te kaloje ne duart e ndonje gjuhetari.
    Presjet e vendosura kuturu t`a veshtiresojne leximin dhe te sjellin shkeputje te kota ne mendim, ne ato fjali boshe dhe plot gabime.
    E mira e te mirave eshte qe ajo leter te mos niset kurre. Nese ka ndonje deshire te madhe Fatja le t`a niset ne rruge private, se tuperohet ose nderohet vetem ai dhe kjo nuk ka ndonje gje te keqe sepse njerez jemi.Me adresen e Bulevardit „Deshmoret e Kombit“ turperon Kryeministrin Rama, administraten dhe tere Shqiperine.

    Eshte nje perfaqesuese e mire e ankthit dhe stresit qe ka zene kryeminitsrin Rama me afrimin e provimit te Qershorit duke bere te nisen letra bakallesh neper kancelarite europiane pa forme dhe permbajtje, asgje me shume.

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      “Claus” !
      Me habit fakti qe je kaq euridit ,packa se kultura jote filloka ne sparte dhe perfundoka ne egje .
      Letra qe ty nuk ta mbush syrin ,nuk ehste shkruar per persona si ty por per persona qe jane te pakomleksuar .
      Ti vuan nga megallomania ,por se cke dicka qe te mungon ,gjeje vete cte mungon ,por kam mendimin qe te mungon PRAKTICITETI .
      Dikush tjeter qe ka nje emer qe e merr spunton po nga malet PINDI i sugjeron FATMIR VELAJT se si duhet ta shkruaje letren ,ne menyre qe ajo te jete sa me patetike qe tu prek telat e zemres parlamentareve Europiane.
      Dikush tjeter i permend edhe arsimin qe ka kur dihet se cdo kush prej nesh nuk ka lindur me shkolle por i ka hedhur hapat me kohen .
      Te gjithe ju xheloze ,ju BALTAXHINJ ,ju eunuker ,ju EMIGRANTE te PA-INTEGRUAR ,JU DESHTAKER ,ju shpirt vegjel ,ju qe gjithe diten e kaloni duke ngrene fara dhe pire kafe ,ju as qe do ti arrini FATMIRIT AS TEK Gishti i kembes pale pastaj tek llastiku i brekeve o breke-grisur .
      Mjafton te shikoni faqene e internetit te tij dhe te kuptoni se kush eshte FATMIRI ,i cili duke mos patur asnje SUPORT EKONOMIK dhe me pak POLITIK arrin te komunikoje me boten e ARTIT vetem me UNIN e tij dhe Ai FATMIRI si asnjeri prej nesh ka ne doren e tij CELSIN qe ka hapur ,hap dhe do te hap cdo dere te parlamentit EUROPIAN dhe me gjere .
      Po pse faji i FATMIRIT eshte qe atij i hapet cdo dere qe takon sikur ti kete shoke feminie si PRESIDENTA SHTETESH ,KRYEMINISTRA ,ARTISTE AKTORE ,SPORTISTE se sa per shebeker si ministra as qe behet fjale se i takon si dhe kur ti doje qejfi .
      Arushane MIRA ,VJOSA e PINDIT dhe ti Claus i ku-klus kanit ,do te benit mire te shikonit se CTE mete keni ne karakterin tuaj qe asnjehere nuk ishit te zote qe te ngriheshit ne kembe por ngelet tere jeten ne batakun ku jeni futur dhe duke vjelle vrer .
      ZVARRANIKER !

      1. Claus says:

        Po perse qenke sekelldisur aaq keq o „Numer 1-esh?
        Kete nuk e marr vesh.
        Nejse, flm. per konsideratat e larta qe ke ndaj meje dhe disa te tjereve ketu, por sic e lexon nuk kam ofenduar njeri, aq me pak Fate Velajn.
        Aq di dhe aq shkruan. Asgje te keqe nuk ka ne kete mes, por nje gje nuk kuptoj; Te kesh patur aq kontakte me ministra, kryeministra, mbreter a perandore sic pretendon ose i ka patur Fate Velaj ( per dijeni, te takohesh me ta nuk eshte ndonje veshtiresi e madhe, te hysh ne Parlamente etj, nuk eshte ndonje problem i madh, por po e marrim si te mireqene) dhe te mos kete kuptuar qe kjo pune nuk zgjidhet me „mik“, do te thote qe nuk paska kuptuar asgje nga kjo dynja.
        Nuk kam thene te shkruaj letra patetike, se patetizmi kerkon njohuri dhe formim dhe keto nuk besoj se i ka, por kam thene te mos shkruaj fare, sepse letrat dhe fjalet nuk i hyjne njeriu ne pune, aq me shume zyrtareve europiane.
        Problemi eshte i thjeshte: I ke bere detyrat e shtepise apo jo?
        As me letra dhe as me fjale nuk te fut njeri ne EU, kaq gje besoj se e di cdokush.

        Nje gje eshte ne kete mes. Ai shefi i tij Rama e beri fertele ate perkthyese te shkrete qe perkthente ate fjalim rrokopuje te tij, sepse kerkon standarte te larta nga te tjeret, kudo dhe kurdohere.
        Atehere perse nuk kerkon standarte nga stafi i tij per keto letra-brockulla qe dalin nga zyra e tij?
        Prandaj them qe ai „vesh“ i solli Fates fat. Kot nuk e paska emrin Fate.
        Zoti fat i dhente, por humor me fate shqiptaresh mos te beje.
        Do te ishte mire qe te merrte ndonje detyre si „Keshilltar per Diplomaci Humoreske“ dhe per kete ka nevoje Rama te cilit i ka rene humori ne piken ku nuk mban me.
        Per dijeni lexova ate intervisten e sotme te tij tek „Der Standard“ dhe bashke me leximin vura re dhe nje nervozizem alla-Rama.
        E shoh qe nuk mban me, por kjo vetem per faj te tij. E filloi kete qeverisje me vizita kortezie, por viti kaloi dhe ne fund fajin do ta kete Tahiri „qe fle pak si shume“ dhe nuk punon 18 ore, sic thote ish-sampisti tashme milioner Fidel Ylli.
        Qetesohu njehere dhe pastaj merru me mua, baltaxhiun dhe deshtakun.
        Noshta qetesohesh me shprehjen: „nuk ka fenomen natyror qe ndalon marshmin e tone per ne EU“!!!!

    2. Babilonia says:

      Claus,
      po te drejtohem ty sepse je nje nga komentuesit
      me korrekt dhe i ndershem.
      Ky pseudo-keshilltari e ka emrin Fatmir Velaj,
      i biri i Fatmir Velaj, ish-drejtor i Naftes (Vlore) ne kohen
      e sistemit komunist.
      Fatmiri ka kryer shkollen e mesme industriale NATEN dhe
      nderkohe punonte si elektricist medioker ne Nafte,
      pasi i ati nuk ishte me drejtor ne kete ndertmarrje.
      Provimet e shkolles se nates nuk ka njeri qe nuk e di se si kaloheshin.
      Me pas emigroi ne Itali dhe me pas ne Austri,
      ku dhe u morr me pseudo-art.
      Po te them edhe nje sekret te vogel: po ta therrasesh me
      emrin e gjate Fatmir nuk i vjen mire, pasi preferon
      te quhet Fate.
      Ata qe e njohin nga afer kane rast te kuptojne lehte fare
      mediokritetin e tij.
      Gjithe te mirat dhe mos u shqeteso nga komentet
      qe bejne kritika bosh.

      1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        Ti “babilonia ‘ ,pa dyshim qe duhet te jesh njeri nga ata me deshtaket dhe legenat qe te ka djegur emerimi i fatmirit .
        Une do te te beja nje sugjerim ;
        Coja ti BERISHES ne kohen e tij ,NANOS ne kohen e tij ,RAMES ne kohen e tij CV tende dhye te shohim ne se do te jesh i afte te menaxhosh punen .
        Une jam i sigurte se ti nuk dote jesh i afte as te menaxhosh vehten tende as familjen tende dhe asgje tjeter .
        Padyshim qe je legen Vlore nga ata qe tek KALI i TROJES i gjen te mblidhen nga Gjithe llumi i Vlores dhe e kaloni kohen duke pire kafe dhe nje shishe uje sepse aq para keni ,qe nga teatri deri tek “tozua”.
        Perversa ,ju te gjithe me claus ,babilonine ,vjosen ,shushicen ,e ku di une se se krimba te tjere jane aty verdalle .
        Biografine qe i ben fatmirit ,duhet ta shikosh ne raport me kohen ,por ne se je kaq i vemendshem pse nuk ke rremuar akoma me shume ne jeten e fatmirit qe te zbulosh te tjera gjera qe ty do te DJEGEN per jete .
        Mos harro po kalo edhe nga bonua ( une kam rerspekt per bonon se e nxjerr buken me djersen e ballit ) dhe bli ca fara pertypi dhe peshtyje levozhgat qe te bjene n efytyren tende te ndyre ,o NDYRESIRE !
        Hyj ne faqen e fatmirit per te pare se kush eshte fatmiri qe ta njohesh m emire o KRIMB HALEJE !

  7. zhaku i pamposhtur says:

    po ti mer kodosh moderator i perzgjedh replikat qe shkruajme ne? une nuk i plotesoja ‘kriteret’ si edhe shume here te tjera qe ma fshive repliken?..te te vije turp vegel e mero langaraqit dhe e gazetes suaj sorrogate filogreke…mos u merzisni se do te vije edhe ora juaj (ndofta ti ‘moderatori’ do te keshe kohe te reagosh pasi je akoma vogelush por mero eshte gomar plak dhe ne ketej nga fshati yne i themi nje fjale qe gomari plak nuk meson dot instikte te reja…)

  8. renato says:

    E shkreta Shqiperi qe ngele te te perfaqesojne idiote delirant is ky keshilltari i Rames. Ik o bej ndonje pune idiot ngele duke hedhe ne fb kedo qe ta var e te vjen ne zyre. Nejse, do justifikosh diten e punes edhe ti ?

  9. je tuj fol keq or cun. says:

    Tani qe coi letren ky ish-elektricisti (me 8 vjevare)Fate Fon Velaj do e marrim statusin,o pika pika qe sna bie ne dore te kujt jemi!Ju kam votuar me zemer po cdo dite zhgenjimi po i ze vendin besimit se do benit dicka ndryshe!

  10. je tuj fol keq or cun. says:

    O TOTILA per kete po flet ti mo?!https://www.youtube.com/watch?v=OpdDc-Gy6lc

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      Une flas per ju EUNUKER qe zvarriteni sado qe u shkojne jarget nga goja si gojacer qe jeni .
      Tjetri hyn ne dyert e PARLAMENTIT EUROPIAN si asnje nga Shqiperia ne keto 24 vjet post diktature ,pa patur asnje suport EKONOMIK dhe POLITIK ti meflet mua si e jema e zeqos .
      Shko mo gjrokastrito-vlorak dhe futi nje dore fara tek BONUA ose shko dhe bej nje dore bilardo o …….

      1. Altin says:

        Totila, me respekt per komentet e tu desha te sqaroj vetem nje gje te vogel: te Parlamenti Europian futesh me baxh (badge) magnetike qe te lejon hapjen e portes. Po qe anetar ose staff e ke baxhin. Po nuk qè, duhet te maresh takim e kur paraqitesh poshte, njofton rojen dhe vjen e te merr nje nga puntoret qe jane aty.
        Dhe nje gje: Claus ka te drejte kur permend stilin e letres. Pavaresisht se Z. Fate niset nga qellimi i mire per te promovuar veteveten (perndryshe do viheshin emrat e 76 te shkelqyerve te Vlores e jo vetem emri i tij), stili i te shkruarit le shume per te desheruar. Megjithate mendoj qe letra eshte shkruar per konsum shqiptar, dmth per tu botuar ne gaztete shqiptare.

        1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

          Ndoshta per stilin e te shkruarit mund te kesh te drejte …..

  11. aulona says:

    O PIKTOR NGA VARROSHI, AKOMA SE KE MARE VESH SE NUK KA VLORE TE PAVARESISE POR AULONE TE KAONEVE DHE EPIRIT RE FILE? NGA NJERA ANE JE DIPLOMAT KULTUROR DHE NGA ANA TJETER NA MBURESH ME 100 VJETORIN NUK SHKON. SKA ME. NDARJA E PUSHTETEVE DO TE NDAJE SHAPIN NGA SHEQERI SE VLONJATET E TU U KA ARDHUR NE THIKE 1 MILION VBOTUES SEPSE JANE PA PUNE. POR KI DURIM TA SHOHUIM EDHE NJE HERE VLOREN TENDE, SE HAROVE 97 ME TRI GISHTA KUR U NGRITEN GRATE E AULONE NE SHEH TE FLAMURIT TEND, QE TI THUA PER 100 VJETOR, IKU AJO KOHE,,NE DUAM TE JEMI TE LIRE NGA VANDALET E TIRANES TENDE QE NA LE BJENEN PER TU KTHYER NE TIRANE ME ANDRALLAT E VLORES TENDE. HAJDE LIPSU……………………

    1. emigranti says:

      ‘aulona’ te dhembi veshi kur degjon emrin ‘vlora e pavaresise’??..avlona,vlona apo vlora jane emra qe shprehin te njejten gje pra te njejtin qytet,madje edhe avlona e attikise(prane athines) eshte nje emer i vene prej vlonjateve te shperngulur ne kohen e perandorise osmane ndryshe nuk eshte aspak e rastesishme gjuha shqipe qe flasin ne avlona,malakasa,kapandriti,oropoja,dylesi,gramatikoja,spata ,peania,menidhi,krioneri dhe ne shume rrethina te tjera te athines…’aulona’ ti duhet ta keshe mesuar historine nga megalomanet greke qe dihet boterisht qe genjejne per te mbijetuar dhe e paraqesin veten si helenet e lashte kur ne te vertete jane rrace aziatiko mongole…

  12. Zervas says:

    shqiperia me popull puro turk nuk hyn ne evrope sado te lepije dhe te qaje.evropa nuk lepihet,serbet qe jane popull krenar po bejne detyrat dhe dyert jane hapur,juve merruni me avionet me droge dhe me vrasjet pse me shikon dhe do hyne ne evrope ne ate krah flini.evropa eshte ne albanania perdite se ambasadat shikojne mrekullin e nalmadhnise sali dhe edi dhe nuk kane nevoje per lepirje as prova.more po si shume po vonon sot vrasja e dites vajti dreka,apo vriteni neser edhe per numurin e sotem te tillet jeni.

  13. E verteta says:

    Mira nje pseudonim qe parfaqeson llumbin e shqiperise, njeri qe rrjedh nga konklomerati ballisto zogist legaliste dhe te gjithe bashkepuntoreve me armikun e beturae te popullit shqiptar.
    Si nuk te vjen turp kur i drejtohesh nje intelektuali dhe me vlera te verteta shqiptare qe i kerkon EU pranimin tone si te barabarte midis te barabartve ne europe.
    Juve dhe sera juaj kini lindur dhe do vdisni minorance dhe shume idjote,per te gjithe brezat qe kane shkuare dhe qe do vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje