Pasi vetë Irani deklaroi se nuk ka eksportuar naftë në Shqipëri, edhe vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, që kishte publikuar raportin ku u mbështet opozita për akuzat e saj, ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës duke importuar naftë nga Irani.
“ANE nuk ka sugjeruar që Shqipëria ka thyer ndonjë sanksion ndaj Iranit dhe çdo raport që thotë këtë gjë, duhet korrigjuar,” tha Magdalena Sanocka, një zëdhënëse për agjencinë.
Siç raporton BIRN, Sanocka tha se raporti thjesht e përmend Shqipërinë si një destinacion të përkohshëm për një anije të mbushur me naftë iraniane, që e shkarkoi ngarkesën diku tjetër.
“Pronarët e këtyre anijeve- cisternë kanë një destinacion të përkohshëm, kur anijet largohen dhe ngarkesa nuk është shitur dhe kjo duket se ka ndodhur edhe në Shqipëri,” tha ajo.
Sipas saj, anija u shkarkua më pas në Turqi.
Për ta zbehur edhe më shumë zhurmën e ngritur nga opozita e Sali Berishës, Jonathan Brewer, një anëtar i Panelit të Ekspertëve të OKB për sanksionet ndaj Iranit, i tha Balkan Insight se rezolutat e OKB nuk kufizojnë importin e naftës nga Irani.
Përveç sanksioneve të OKB, një numër shtetesh kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të pasurimit të uraniumit, por Shqipëria nuk është një prej tyre.
Na flliqen fare .
Po ka njeri me te ndyre se ky qe eshte gati te shkaterroj tere Shqiperine , meqe nuk e ka me vete ne dore !!!!
Keshtu thate edhe per mushkonjat por dolen avione me droge
PA tjeter Saliu i di mire se i ka pas burim parash, por ushtria nuk doli e lidhur me trafikun e droges,sic akuzoj PD Por mund ta kuptosh dhe vet ka qene marr me trafikim droge ne kohen e Imamit por spo gjen dot fakte tani.Prandaj ato jane dhe mbeten mushkonja, apo jo z. Viktor.
a e shef more sali talebani si doli rrena qe shqiperia nuk e thy embargon more vrases banditi i qelbur kush te beson ty vetem banditet tuj dhe kriminelet e bark derrat e vuçidolit
Hedh nje Sali nje gure ne lum
nje OKB e tere nuk e nxjerr dot