INTERVISTA/ Peter Lucas: Rishfaqjet e Enver Hoxhës tregojnë dështimin e politikës në Shqipëri

11 Maj 2014, 15:27Politika TEMA

Shkrimtari i njohur Peter Lucas, i cili ka botuar tre libra për Shqipërinë, në një intervistë për “Illyria” shprehet se rishfaqja e portretit dhe figurës së Enver Hoxhës herë pas here tregon dështimin e politikës aktuale në Shqipëri, sesa me nostalgjinë për të shkuarën komuniste. Duke folur për realitetin e ri në Ballkan, ku dy shtete të pavarura shqiptare, Kosova dhe Shqipëria po afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën, Lucas shprehet se me ngjarjet në Ukrainë është momenti më i keq për të menduar bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

Tranzicioni në Shqipëri po zgjat pambarim, ndërsa ju vetë keni thënë që Ramiz Alia nuk i kuptoi zhvillimet që po ndodhnin në Lindje e që kërkonin ndryshime të menjëhershme. Mos është e kaluara komuniste që vendi edhe sot ecën me ritme shumë të ngadalta?

Fakti që tranzicioni po zgjat duhet nisur nga një periudhë më e hershme. Shqipëria humbi 50 vjet nga izolimi i saj nga Europa, një gjë e pazakontë kjo për Europën. Kur ndryshimet erdhën, vetë politikanët shqiptarë nuk dinin se çfarë të bënin, ishin si të hipnotizuar nga ky ndryshim, nuk dinin se ç’ishte demokracia, vinin vërdallë si në një rreth të mbyllur. Sali Berisha dhe Gramoz Pashko kur krijuan Partinë Demokratike edhe ata vetë nuk e dinin se çfarë po bënin. Unë kam folur me Berishën në atë kohë dhe ai nuk dinte se çfarë ishte demokracia, nuk dinte si drejtohej një qeveri, mos them se nuk dinte të menaxhonte qoftë dhe një dyqan.

E keqja ishte se në kohën e ndryshimeve demokratike, Amerika nuk ndërhyri me vendosmëri për të ndihmuar se në ç’rrugë duhet të ecnin ndryshimet, çfarë duhej bërë konkretisht. Ata nuk e dinin se gjëja e parë që duhej bërë ishte zbatimi i ligjit, sepse ligji është mbi të gjithë qytetarët. Atë ç’ka bënë politikanët shqiptarë ishte një politikë destruktive duke etiketuar çdokënd “komunist, komunist, komunist…” Emri i librit tim të parë ishte “Rrumpalla”, spunton e të cilit e kisha marrë nga etiketimet e Edi Ramës për Sali Berishën, “doktor rrumpalla” dhe aty e mori spunton dhe libri im.

Ju jeni marrë gjatë me Shqipërinë, por fundi i regjimit komunist dhe nisja e lëvizjeve demokratike, mendoni se  kishte lidhje me Katovicën e Gorbaçovit, a u ndoq e njëjta praktikë e kalimit të pushetit edhe në Shqipëri?

Jo, Shqipëria është një rast unik, i izoluar një gjë e veçantë në vetvete.

Me informacionet që keni pasur, kishte një plan gjerman për hapjen e Shqipërisë dhe shkëputjen e saj nga Lindja komuniste, që u tentua përmes kryeministrit të Bavarisë së asaj kohe, Jozeph Shtraus?

Mesa di unë jo, nuk ka pasur.

Herë pas here në Shqipëri, sidomos në festimet për çlirimin e vendit, por dhe ditës së dëshmorëve, rishfaqet figura e Enver Hoxhës, e cila nxit debat në politikën e ditës. Këto debate lidhen me ndikimin e fort të periudhës së Hoxhës apo me dështimin e politikës së sotme në Shqipëri?

Gjëra të tilla ndodhin. Edhe në Amerikë ka njerëz që festojnë Konfederatën, por rasti i rishfaqes së Enverit nuk ka të bëjë me ndikimin e së shkuarës, me memorien e Hoxhës, por me dështimin e politikës. Kur dështon politika aktuale ndodhin gjëra të çuditshme. Kur qeveritë dështojnë, njerëzit trishtohen dhe kjo i hap rrugë ekstremizmit për disa njerez. Por në demokraci, kur je i pakënaqur, mund t’i largosh njerëzit nga pushteti me votë. Por në rastin e socializmit në Bashkimin Sovjetik apo dhe kur ishte presidenca socialiste në Itali, ata mbeten të përjetshëm. Nuk i hedh dot me votë poshtë.

Kemi dy qeveri shqiptare në Ballkan, po unifikojnë shumë qëndrime, ligje, reforma etj. Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan, mund të kemi një bashkim të tyre?

Koha nuk është e përshtatshme për këtë. Ajo që po ndodh në Ukrainë, ku Putin mori Krimenë dhe kërkon të shkëpusë dhe pjesë të tjera të saj, është momenti më i keq që të mendohet një gjë e tillë. Ndoshta në një ditë, por kur bota të mos jetë kjo e sotmja.

Po me shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Preshevës, si e shikoni të ardhmen?

Ndoshta do të ishte më mirë të emigronin në Nju Jork dhe të bashkoheshin me shqiptarët e Nju Jorkut. Situata dhe për ta është e njëjtë mee atë të Kosovës, është momenti më i keq për të bërë një diskutim të tillë. Duhet t’i kthehesh 1914 që të hapësh një diskutim të tillë. Atëherë ishte koha.

Greqia përsërit vazhdimisht faktin se pronat e shqiptarëve atje mund të zgjidhen vetëm përmes rrugës ligjore, pra gjykatave. Mendoni se kemi të bëjmë me një problem politik apo gjyqësor?

Më vjen keq se nuk jam aq i kualifikuar për këtë përgjigje.

Lidhur me formacionin e OSS, mendoni se ka pasur një mungesë informacioni dhe vlerësimi gjatë kohës së diktaturës? A gjeni dhe tani një mungesë të tillë vlerësimi, pasi inagurimi i sotëm i memorialit ishte më shumë kontribut shoqatës së veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, sesa e pushtetarëve në Shqipëri?

E vërteta është se Enver Hoxha e fshehu të vërtetën kur fliste për luftën çlirimtare dhe nuk i përmendte njerëzit që i urrente. Tom Stefanin që ishte drejtuesi i OSS-së, Hoxha e cilësonte një pijanec të rëndomtë. Shqiptarët nuk e dinin të vërtetën rreth kontributit të tyre në këtë luftë. Edhe në Amerikë, askush prej këtij formacion sekret OSS nuk fliste sepse do të thuhej: “ej, ishim ne që ndihmuam ardhjen e Hoxhës dhe komunistëve në pushtet…” Nga të dy anët u mbajt sekret. Edhe unë kur zbulova këtë gjë u çudita. Si ka mundësi që paska pasur shqiptarë në këtë mission?! Ishte fantastike kur pamë nga afër me Agim Prodanin në Karaburun, ku ishte një nga bazat e OSS se si kanë funksionuar. Mendoj se kjo ceremoni tregon bashkëpunimin e vjetër mes Shqipërisë dhe Amerikës.

44 komente në “INTERVISTA/ Peter Lucas: Rishfaqjet e Enver Hoxhës tregojnë dështimin e politikës në Shqipëri”

  1. GJINOJA says:

    Peter Lukas,
    E ke krejt gabim. Rishfaqjet e Enver Hoxhes nuk dregojne deshtimin e politikes ne Shqiperi, por triumfin e saj.

    1. respektivisht says:

      z.Lukas:Jo te gjitha fletet e nje Romani,jane te kendeshme
      qe do te thote se ne te ka edhe faqe qe te imponojne vleresim.
      kesisoj edhe Enveri ne tere aktivitetin e tij eshte nje Roman
      ku mund te kete ndofta shume faqe jo te pelqyeshme,por qe ka te pakten
      edhe disa te cilat te imponojne pelqim dhe konsiderate.
      Ndaj z.Lukas,me kaq besoj se u kuptuam ne lidhje me qendrimet qe
      duhet te mbajme.Ne nderthurje me mendimin e siper shkruar deshiroj
      te them dy fjale ne lidhje me Grushtin e ngritur larte.
      Gishtat e bashkuar simbolizojne Bashkim!!!
      Pikerisht ketu qendrone absurdi.Ai Grusht qe Enveri nuk na
      bashkoi por na percau,ja keshtu sikunder jemi edhe Sot.Ai vertete
      tregonte bashkim,por behet fjale per bashkimin e bllokut per te bere
      ate jete perrallore.Kesisoj,Grushti te hapet dhe te vendoset
      mbi Zemer per te treguar
      se te gjithe jeni ne zemren time…Simbolike dashamiresie,padallime
      te asnje ngjyre.Keshtu do tanjohim shume me mire Historine.
      z.Lukas: Mire eshte te mos lodhemi kot.Njeriu,opinionin e vet
      te mos e importoje…kjo eshte e Moraleshme.Jete te Gjate z.Lukas,
      keshtu te urone Zemra Shqiptare.

    2. feniks says:

      Mesojeni te gjithe se si duhet vleresuar ENVER HOXHA SOT!!

      Enver Hoxha dhe dështimi ynë

      DRITAN HILA

      Ka mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, që komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
      Bravo GSH!

      1. Zarar says:

        Nje kelysh sigurimsi patjeter qe keshtu flet!

  2. anti says:

    Ky nuk di ku bie Shqiperia,populli shqiptar dhe Enver Hoxha.Sa mund te dije dhe analizoje nje zezak i Alabames,aq di edhe ky kingu.Nuk ka kuptuar ose nuk do ta pranoje lidhjen Popull-Enver!

  3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU. says:

    Te flasesh per Enverin eshte humbje kohe.

  4. Petro says:

    Ti kujton se eshte humbje kohe, po Enver ka gjithandej dhe sidomos ne mentalitetin e partive tona politike qe vijne me mesimet e tij ne tru.

  5. ushtari says:

    Hajde dhe mbushi mendjet e 1 milion komunistave ,qe na la
    Enveri peshqesh ,shume materiale ,informacione kane dale
    Sot ne Shqiperi ,per Enver djallin ,si erdhi ne pushtet ,kush
    e mbolli komunizmin tek ne ,etc etc ,por ky popull ka qene dhe
    do te mbetet me budallai ne EUROPE .TE GJITHA VENDET E LINDJES
    E LANE KOMUNIZMIN PER MOS TA KUJTUAR ME ,SEPSE VETEM VUAJTJE DHE
    MJERIM I SOLLI ,TANI SHIKOJNE VETEM PERPARA ,NDERSA SHQIPESTANAT
    I KA NGELUR KOKA MBRAPA TEK KOMUNIZMI.

    1. tafili says:

      ne kohen e enverit thoshin ushtari rrot .ari e kupton t i ushtar cfar dua te them.po koha e Enverit eshte koha me e arte per shqiperin e mori nga injoranca e beri shtet ti sdo ta pranosh kujt i behet von per ty se nuk do .

    2. AKL says:

      Po,komunizmi eshte ‘harruar’ ne europe,sepse aty s’ka qene asnjehere,por ne ato vende ku komunizmi beri jete,ai eshte i gjalle.Komunizmi u deformua,ashtu si dhe demokracia,per interesa te errta te oligarkeve te medhej te botes.Askush se beson se tek popujt e lindjes kjo enderr e bukur,por pak e prekur dhe e realizuar,mund te fashitet nga kujtesa.Eshte pjese e genit te tyre,prandaj nuk ka kirurg qe ja largon me opercione siperfaqsore.Edhe ligjet e fizikes e te biologjise vertetojne se dhe vete jeta eshte lufte e te kundertave.Ndryshe uji qe fle,qelbet.

  6. Robert says:

    Qofsha i gabuar por keto intervista nuk te shkaktojne asnje emocjon ose te mesosh ndonje gje te re.Ne kete ferr te pambarim qe ka shkuar Shqiperia edhe keto Peter Lucas-it e Amerikes si shqiptaro-amerikane kane pergjegjsi per kete vend.Do te ishte me e udhes qe tipa te tille para cdo interviste te kerkonin falje per mos kryerjen e detyrave te tyre ndaj shqiperise.Akte e nje tradhetie te larte nga regjimi i berishes si jaullatosi,deti jon,sabotimi i ceshtjes came,sabotimi i UCK etj etj jane shkaqet kryesore qe shqiptaret te shikojne prapa te Enver Hoxha.Mos lejimi i portretit te Enver Hoxhes ne varrezat e deshmoreve apo gjetke eshte nje akt me teper se fashist pasi suprimon te drejten e fjales se lire dhe te mendimit ndryshe.Sot nuk i rruhet kujt per Enver Hoxhes por kur shikojne shqiperine qe eshte kthyer kombinat droge,vend qe lajmet duken si buletine lufte dhe te huajt po e perdorin si kosh plehrash nuk zog kurve qe ti ndaloje njerzit te mendojne se ne kohen e Enver Hoxhes kishte me shume dinjitet dhe atdhtarizem.Njerz me gjak te trazuarr si Peter Lucas duhet ti japin llogari shqiptareve se pse shkoi per lesh nje komb i tere dhe mos fshihet prapa ketyre auto-intervistave.
    Me beri pershtypje nje shkrim per legjenden e gazetarise italiane me prirje fashiste Indro Montaneli qe jepte disa vlersime per figuren e Enver Hoxhen ku kishte nje pershkrim real dhe ja cfare shkruante midis te tjerash dhe nuk e besoj qe ishte “nostalgjik”

    Indro Montaneli per Enver Hoxhen

    -burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti

    -e fitoi pushtetin si partizan

    – e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

    -ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet

    -Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

    -Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

    -Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

    -Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit

    -në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

    -Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

    -për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

    -ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

    -Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

    -kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

    -Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

    -Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

    -nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

    -në publik shfaqej rrallë

    -ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

    1. Pleyades says:

      Be wise to be a free man. Cilat jane meritat e nje regjimi ku te mungojne te drejtat themelore te njeriut, si e drejta e fjales, e drejta e arsimimit, e drejta e shprehjes, etj? Po ata bij nenash qe u vrane ne kufi se donin te iknin nga regjimi gjakatar qe ndertoi heroi yt spiritual? Emrin e ke Anglosakson, por mendimet te tradhtojne.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        ‘pleyades’ ke thene fjalen kyc? CILAT JANE MERITAT E NJE REGJIMI KUR MUNGOJNE TE DREJTAT THEMELORE TE NJERIUT…..
        kjo thenie i ve vulen te gjithave,ky z Lukas ka thene thjesht nje te vertete qe duket sheshit por une mendoj qe politika shqiptare nuk ka deshtuar ne aspektin qe thote z Lukas sepse keta politikane qe na drejtojne sot neper shtepite e tyre mbajne akoma fotografite e enver qoftelargut sepse keta jane bij e niponj te ish kastes se enverit pra si saliu,edi rama dhe gjithe te tjeret jane pjelle e dale nga ‘trasta e shejtanit'(enver)…a e harruat ate thenien e f.nanos??..te gjithe e kane nga nje baba..babai im eshte enveri …pastaj PPSH e enverit ashtu sic ishte na e nderroi emrin dhe na u be PS….e ca kerkoni me mor ‘kodosha’ bashkatdhetare?? ky edvini a nuk eshte pasardhesi i ppsh se enverit? po sali ‘varkari’ a nuk eshte ish sekretari i partise se enverit? po te mos ishin keta ‘enveristet’ qe na qeverrisin a do ta merrte guximin ilir hoxha te dilte publikisht perpara medias shqiptare dhe ti tregonte shqiptareve ‘te mirat’ e regjimit monist te enverit?.. boll se na plaset shpirtin me enverin..e ritheksoj akoma edhe njehere tjeter qe shqiperia ka nevoje per nje revolucion te paster popullor dhe te egzekutoj gjakftohtesish te gjithe ‘borgjezet’ e rinj trashgimtare te regjimit te qelbur te enver qoftelargut,sesa mund te arrihet te kryhet nje revolucion i tille eshte dicka tjeter por historia na ka mesuar qe kur shkon thika ne kocke popujt ngrihen dhe nuk dine sesi merr puna…uroj qe kesaj here te mos dalin perpara turmes sharlatane si sali b,gramoz p,neritan c, arben imami etj..populli yne i vuajtur duhet te dije kujt tia faturoje kete gangrene ku e katandisen shqiperine…

  7. elinor says:

    Une do thoja aq e deshtuar eshte demokracia ne Shqiperistan saqe edhe mizerja komuniste u duket njerezve fushe me lule.
    Gjithsesi, jam i sigurte qe vetem dite te mira do te vijne….jo ne Shqiperi, jo…..diku tjeter, ahahah!

  8. demokrat says:

    Ushtari:

    Ti je me i zgjuar se 1.ooo. 000 njerez ,
    E kujt i plasi per komunistat , O njeri ?
    Komunizmi eshte ne mendjen tende , e te sali berishes .
    Por 1.000.000 njeres nuk jane komunista , por dine te ndajne sot te miren nga e keqja.
    Sot e gjithe bota eshte e ndare ne dy klasa :
    Te pasur e te varfer.
    Ti kujt klase i perket ?
    Kur vetem 10 familje kane pasuri sa per 150 shtete .
    Pabarazia eshte problemi. Dhe jo ideologjite.

  9. Tajson says:

    Per her te par ja degjoj emrin nji shkrimtari te tille Lukas,
    megjithate ,konfrontuar me ate qe ai shoreh.. mbi politiken Shqiptare si deshtim , do e pohoja si nji shprehje te vertet ,por jo te sakte spjegimit qe pason ,sipas tij .
    Nuk eshte aspak dicka e vecant qe edhe nji i ashtuquajtur shkrimtare ,
    te jet nji naive vs politikes qe luhet ne kte Bote .

    Titulli vlen ,por aspak ajo qe ai mendon te ket qen deshtimi vertet i demokratise ne Shqiperi .
    ka disa shqiptare qe shikoj me Hell se shume te huaj te ksaj Bote.

    1. Wendy-B says:

      @ Tajson
      Dikur dhe une kam shkruar poezi, a thua me kualifikon kjo te quhem POETE ??!! hahahahaha
      Sinqerisht edhe une nuk e kisha degjuar kete shkrimtar,po do jete deri sa thote …

      Zhgenjimi i njerezve sado i madh te jete , nuk besoj te arrije deri te nostalgjia per ate sistem.

      1. Tajson says:

        @Wendy-B,
        Ne komentin tim nuk mendoj te kem shprehur as termin “Nostalgji”
        e as te le te kuoptohet dicka e tille .
        Un jam nji tip realist dhe aspak nostalgjik.
        Fakte eshte se shkrimtari ne fjale eshte thjeshte nji naiv i talentuar dhe asgje me shume ,nqs do ti referohemi poltikes se vertet dhe arsyes se deshtimit te demokracise ne vendin tone .
        Gezohem qe ti je edhe poete , me beso se kjo s’me ben aspak te qesh ,perkundrazi .

        1. Wendy-B says:

          Nuk me kuptove, “ironia” ime ishte per te ashtuquajturin shkrimtar. E kisha sh te qarte qe nuk ke nostlgji per ate kohe . ( dhe nuk jam poete ? )
          ciao T.

          1. Tajson says:

            Ho capito ..grz. salve Wendy-B

  10. Ajet Delaj says:

    ÇMIMI QE DUHET TE PAGUAJE PERENDIMI

    Perplasja e perendimit me Rusine eshte haraçi qe duhet te paguaje perendimi per lenjen ne mes te rruges te revolucioneve demokrate te fundit te viteve 80te si dhe ndihma e pakusyer dhe e pakushtezuar e perendimit per te rimkembur Rusine.
    Miljona antikomuniste te pushkatuar per bindjet e tyre e aspiratat e tyre per liri e demokraci e deri edhe per nje fjale goje e po kaq te masakruar e shfrytezuar edhe pa buke pergjate tere sundimit te perendorise te se keqes te kaloje pa ndeshkimin me te vogel edhe pse krimet e komunizmit nuk kane qene me te vogla se te nazizimit nuk mendoj se ka gje ketu per te mos kuptuar nga lideret perendimore mbi ate qe po ndoll ne Ukrine e ne vet Rusine.
    Ekonomite e lulezuara sipas komunisteve deri diten kure rane u grabiten dhe u vodhen nga komunistet dhe trashigimtaret e tyre deri ne centin e fundit qe ishte djersa dhe gjaku i miljona qytetareve te lindjes pasi ata vete per rreth gjysme shekulli kane qene vetem gjakpires e parazite e prape nuk u muar asnje veprim kunder tyre e nuk u ndeshkua askush.
    Kesaj i thone pasi ta keshe plagosur ariun ta kurosh e sherosh e te ankohes se tani ariu po me ha.
    E madhja Theçer ka thene se komunizmi dhe socializmi jane njelloj te rrezikshem per njerzimin. Perse perendimoret ne kohen e luftes se ftohte shoqerite e tyre mbajten ne pushtet te djathtet edhe per periulla 20 vjeçare e Presidenti Charles De Gaulle beri tre kushtetuta per te ndaluar komunistet te vinin ne pushtet ndersa ish-komunistet e pareformuar u lane te rikthehen ne pushtet me vota te vjedhura e manipuluara ne te tere Lindjen ishkomuniste e perendimi heshti.
    Europianet dhe Amerikanet jo se nuk kane kuptuar por nuk kane dashur te kuptojne pasi shembujt i kane pasur te qarte e para syve.
    Ish presidenti i njerit nga vendet Balltike ish emigrant ne USA kure e pyeten mbas mbarimit te mandatit si President i Lituanise rreth viteve 2000 nese nuk jam gabim se perse nuk u derdh gjak me rrezimin e komunizmit pergjigja e tije ishte e shkurter dhe e sakte “Komunizmi nuk eshte rrezuar” dhe me tej ka shtuar se kishte deshtuar ne demokratizimin e vendit pasi sa here kishte inicuar reforma domethense te dy krahet e parlamentit bashkoheshin kunder tij pasi te dy krahet ishin neokomuniste qe kishin ardhur aty me metoda jodemokratike.
    Me tej akoma ne Rezoluten e Parlamentit te Europes mbas 2005 per te denuar krimet e komunizmit nga 720 parlamentare kane marre pjese ne seance 80 e kane votuar pro rezolutes diçka me shume se 50% pra 42 apo 43 parlamentare.
    Çfare ka ketu per te mos kuptuar z Fyle Komisioner i Zgjerimit te BE e shume Fyle te tjere ne Europe e Amerike. Megjithate lavdi Zotit Krimea apo Ukraina nuk eshte fundi i botes apo i demokracise perendimore pasi jane thjesht kembane e forte alarmi per te perveshur krahet e rifilluar aty ku eshte lene ne 90ten. Thellesisht besoj se tashme perendimi eshte i qarte se ku ndollet ne raport me ish-komunistet qe nuk jane gje tjeter veç neokomuniste po aq antidemokrat , kriminel e antiperenimore sa the baballaret e tyre.
    Zevendesimi i regjimeve kriminale komuniste me regjime kriminale te korruptua e oligarkike ne Europen e Lindjes eshte e papranueshme per popullesite e ketyre vendeve por ne te njejten kohe edhe e paqendrueshme.
    Tregues me te mire te kesaj gjendje te vazhdimsise kriminale nuk mundet te kete sesa okupimi i Krimese e gjysmes se Ukraines pa shprazur nje pushke. Elitat kriminale te korruptuara te lindjes ish komuniste perveç se jane te korruptuara jane edhe filo-ruse qe ju kane hypur popujve te tyre ne qafe e natyrshem e konsiderojne demokracine e perendimin si armikun e tyre kryesor.
    Demokracite perendimore perpara se te perballen me Rusine duhet te pastrojne shtepite dhe oborret e tyre pasi eshte e turpshme se si ish Kancelari Gjerman perqafohet me Putinin ne te njejten kohe qe vazhdon te derdhet gjaku i popullit ukrainas nga falangat ruse e shume qeveri kryesisht te majta te ish-lindjes komuniste heshtin e mundohen te flirtojne nen rrogoz me Putinin.
    Histora ka treguar se armiku me i madh e shkaterrues per diktaturat dhe regjime kriminale eshte stuhia e lirise qe ben qe popujt e shtypur te ngrihen e ringrihen pa marre para syshe asnje rrezik.
    Perendimi duhet te japi shenja te qarta per popujt e shtypur se me rrezimin e diktaturave nuk do pranojme regjime kriminale te korruptuara qe zakonisht diktaturat perpiqen qe te lene pas gje qe fatekeqesisht duhet thene ka ndollur gjer tani.
    Perendimi i ka te tera mundesite njerzore , morale e financiare per te udhehequr si deri me tani nje bote paqesore e demokratike duke vendosur ne themel te rendit boteror lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ashtu siç ka bere edhe gjer tani.
    Nuk kerkohet gje tjeter ne organizimin e shtetit e shoqerise ne europen e lindjes veç ajo qe eshte funksionale ne perendim, ligj, drejtesi, mbeshtetje sociale e pagim taksash nga gjithe qytetaret e natyrshem te gjitha keto menazhuar e kontrolluar nga nje pushtet qe del nga vota e lire dhe e ndershme e qytetareve te ish-lindjes komuniste.
    Flitet ne konferenca antikorrupsion ne Shqiperi e gjoja behen strategji per luftimin e tije e nuk thuhet nje fjale per grabitsin me te madh te pasurise se shqiptareve Qeverine e krimit te organizuar qe sundon vendin qe 24 vjet e askush nga perendimoret nuk prononcohet .
    Si eshte e mundur te lejohet Kryeministri Shqiptar Edi Rama te shperndaje tapi mbi token e pronareve shqiptar si Enver Hoxha ne 1946 ku ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e tera aktet e konventat nderkombetare ku shteti shqiptar ka firmosur duke perfshire edhe Gjtkaten e Strasburgut dhe partneret perendimore te Shqiperise heshtin.
    Nese perendimi do te japi suport per lirine e demokracine e popujve te shtypur te lindjes ish komuniste energjite dhe uniteti i lindjes me perendimit do te arrije nje nivele te papara me pare e rusve do filloje t’ju bjeri çatia e shtepise se tyre.
    Koha ka treguar se ngritja e popullit per liri e demokraci ka rrezuar diktatura te fuqishme kriminale e te organizuara e furis se popullit nuk i ka rezistuar askush nga regjimet diktatoriale , as Rusia.
    Ajet Delaj
    New York

  11. agostin says:

    Peter Lukas gabon kur thote: se ka deshtuar politika ne Shqiperi.
    Synimi 50 vjeçare i Enver Hoxhes ishte qe perveq sundimit te tije ,te siguronte edhe nje sundim 50 vjeçare pas vdekjes se tije.Besoj se ja ka arritur qellimit, qe nga vendosja ne krye te Ramiz Alise,pastaj te Fatos Nanos, dhe komunistit fanatik islamik SALI RAME BERISHA , eshte realizuar projekti srategjik i politikes ne Shqiperi.Keta qe jan sote ne qeverisje jane brezi i trete i konvertimit,dhe spjegon arsyen e te qenit pak me te zbutur nga brezi i pare.

  12. gjeti says:

    z Lukas mund te shkruaj libra per Shqiperine por mos japi keshilla per braktisjen e trojeve shqiptare, se per pronat e shqiptareve ne greqi hiqet i paditur se nuk ja mban te thote te verteten per te mos u konfliktuar me greket e Amerikes O Tema cjane keta karafila qe na bini ne gazete opo vetem se jane shprehur kunder Berishes opo doktor rrumpalles sic i pelqen te shprehet per ti bere qejfin bojaxhiut te djeshem te Tiranes dhe kapobandes se sotem te droges

  13. Albania says:

    Sa ishe Z. Enver Hoxha nuk mund te kalonte as edhe nje shepnd pa hetuar. E tash vijne aeroplanat dhe mbushen me drog ne pike te dites dhe genjejme se kishte prishje e “zuri policija” kurse deshmitari gjalle dhe ne burge thot “se droga ishte per pilotin!!!. etj.
    Shqiperise i nevoitet nje Xhaxhi Enver qe nuk iu perul askujte por qerdroj forte dhe me nder ne krye te shtetit Shqiptar.

    1. Hekla says:

      Atehere Enveri dergonte skafet me cigare kontrabande ndersa sot dergon droge nga kaka ne mut

  14. ARUSHA says:

    KETO DESHMOJNE DESHTIMIN E POLITIKES SE BASHKIMIT EUROPIN PER TE SKLLAVERUAR POPUJT E SHKOLLUAR DHE ME PROFESIONE TE SISTEMIT SOCIALIST!

  15. Arli says:

    Kete duan Serbet z. Lucas, qe te braktisin trojet e tyre ne Presheve dhe te vijne ne New York. Kjo eshte keshilla me e keqe qe mund te jape nje shqiptar per shqiptaret.

  16. liri drejtesi says:

    Piteri eshte nje ishshqiptar i mbaruar qe ka ngelur pa pare ne prag te pleqerise dhe eshte gati te flase per gjithcka, dhe si e do zotrote. Heshtja do te ishte nderim per Piterin shqiptar. Nuk e di pse nuk e keshillon biri i tij: ambasador Tarifa. Te dy, Tarifa + Piteri, deshtuan ndonese investuan te gjitha kapitalet politike vetiake, dhe ato te Enverit, Berishes, Nanos, per 24 vite rresht! Dardha poshte molles bie!

  17. saliu dembel says:

    Kur I thua njerezve te mencur nga gjithe bota nga je.
    Nga hoxha te thone.
    Kur I thua budallenjve. Ku bie ky vend ne afrike te thone.
    Bravo fenix. Qeke djale me llogjik.
    Sa per saliun une e kam thene dhe me pare.
    Injoranca qe ai paraqet eshte e frikshme. As njebmanager ne fast food smund ta beje dhe me sjelljen e tij nuk e mban njeri ne pune.
    Sa per xhozefinen.
    Nje njeri si ajo perfundon shume keq ne lperrndim.
    Se merr mevnjeri kurre ne pune.
    Goje piset si keta te dy ne perendim perfundojne shume keq

  18. lili says:

    jo vetem komunizmi po edhe demokracia ka deshtuar ne shqiperi sepse jane mbeshtetur nga njereze si ky,qe edhe kur kane pa se Berisha nuk eshte as per nje dyqan prape kane ndikuar qe Berisha te mbahet aty!!!
    apo amerika paska pasur gjithmone prije shume antishqiptare!
    Cudi te thuhet mos levizni per shqiptaret e te kerkohet rruajtje e zonave minoritare ne ndarje e re te administrates!!!?
    apo jo?
    ndihkimin negativ i shqiptareve orthodox shqiptar qe as amanetin e Fan Nolit nuk e mbajten,po e paguajme cdo dite!
    si ka mundesi,ok,po cfare pergjegje keni gjetur ju per kete tek miqte amerikan? Planin e tyre per coptimin e Shqiperise?

  19. iliria shqiptare says:

    Shkrimtari ben nji analize shume te sakte ne lidhje me deshtimin e politikaneve sepse SHqiperia nuk ka qene kurre ne historine e saj me mire sesa ne kohen e Enver Hoxhes.Dhe pergjegjesia per shkaterrimin e shtetit bie mbi klasen politike pa dallim.

  20. Niko says:

    Ajet te kam lexuar nga hera diskutimet tuaja te njejten gjera shkruan per komunizmin dhe nuk permend kapitalizmin ne VJETNAM IRAK AVGANISTAN qe ka bere masakrat ndaj popullsis e nderuar demokraci Amerikane por permend masakrat e komunizmit

  21. rasim says:

    Zoti po tregohet shume i pasinqerte dhe duhet meshiruar.Klasa politike shqiptare e sotme eshte thjesht nje derivat i sherbimeve te huaja,biznesit internacjonal,dipllomacive te vendeve fqinje
    Rreth vitit 2005 ambasdori Rajerson jep nje interviste dhe gabon pa dashje kur thote se ne 31 mars 1991 u zhvilluan votime te rregullta dhe Europa i pranoi kurse ne (amerikanet) nuk i pranuam.Dalja e zotit Rajerson ne votimet e 1992 ne krah te Berishes kur ky i fundit nuk ishte ne gjendje te menaxhonte as nje dyqan e nxjerr fajtor edhe zotin Lucas per ate kohe.I sugjeroj zotit Lulas qe te mos flase me per shqiperine se jo vetem eshte pjese e fajit ne shperfyterimin e shqiptareve por dhe nje nga arkitektet e ringritjes se monumentit te Enver Hoxhes.Gabimi me i madh qe bene shqiptaro-amerikanet ne vitet 1990-1992 ishte se filluan luften per te mposhtur Enver Hoxhen te vdekur ne nje kohe qe Ramiz Alia kishte pranuar armepushim dhe jo kapitullim.
    Duhet te pranojme se shqiptaro-amerikanet,ish bashpuntoret e fashizmit,zogistat,pinjollet e diversanteve dhe terroristeve,proserbet,progreket deri dhe te perndjekurit politike nuk e munden dot Enveri as te gjalle dhe as te vdekur.Deri sa kemi arritur ne ate pike qe ti tregojme botes se shqiptaret nuk jane te afte te vetqeverisen duhet qe zoti Lukas ne mungese te kurajos per ndjese karshi shqiptareve te pakten te heshte.

  22. Ilirjan says:

    Jo, mor ekspert i mashtrimit ! Rishfaqja, edhe kjo nuk eshte e vertete sepse sa here ku eshte dashur te jene te pranishme fotot e Udheheqsit te Madh, Enver HOXHA, Populli i ka mbajtur lart. Eshte dashuria Popull – Enver, qe ne momente te vecanta, ne perkujtime si ne 5 Maj, 24 Maj, 10 Korrik, 28-29 Nentor, u behet publike, qe ta shohein edhe Ata qe nuk e deshen, qe ben te pamunduren per ta sabotuar. Por persa Ai ishte gjalle : deshtuan ne perpjekjet e tyre. Populli shqiptar, do te kete dite me te mira, krahasuar me ato te perjetuara nen udheheqjen e Enver Hoxhes, por do te kujtoje me respekt dhe konsiderate dashurine qe lindi natyrshem dhe u mbrujt po natyrshem, u forcua po natyrshem me Udheheqsin e Vet, Enver HOXHA.

  23. lili says:

    nuk e munden Enverin,se enveri kishte perkrahjen e Lukes Amerikan per shkaterimin e Shqiperise sipas skenarit churchillian,ndarje te shqiperise ndermjet grekeve se serbeve?
    po bile nje pike per enverin ketu:paranoja e tij ishte me vend,edhe pamundesoj kete skenar!

  24. ILIR says:

    Zoti PETER ty nuk te ra fati ta njifje Enverin nga afer,se po ta njifje nga afer do i coje shurren e tij ne France ose do perqafoje Spacin ose do haje plumbin ne lule te ballit, por ti je me fat.

  25. Toni says:

    Ja, edhe ky na njeh me mire

  26. kercovari says:

    enver hoxha do te kujtohet sa te jet shqiptaria
    legjend .. e adhuroj, burr shteti.

  27. Koka says:

    Cfare thote ky palla qe Presheva te emigroj ne New York ? Ky tallet apo e ka me vertet ? Flet si ekspert i ceshtjeve shqiptare por nuk prononcohet as per Camerine se nuk di ?!!!!!!!!!!!!!

  28. Niko says:

    Cfare eshte ky?
    Nje nga ata “greket” qe na shfaqet si intelektual dhe na ben historine sipas oreksit?
    Cfare do te thote per nje analist qe merret me problemet e Shqiperise pergjigja: “Nuk jam i kualifikuar per kete pergjigje”, kur flitet per raportet me fqinjin jugor?
    Skandaloze!
    Jetoj ne Amerike dhe egzistojne jo pak “shoqata shqiptare” qe kane ne krye “homogjene” dhe manifestojne “zemergjeresine” e shqiptareve per te drejtat e vorio-epirit dhe “bindjen” e tyre qe Shqiperia s’mund te egzistoje vecse nen “mbrojtjen” dhe ombrellen e Greqise.
    Megjithe nevojen qe ndiejme per historiane profesioniste dhe dinjitoze ne trajtimin e problemeve dhe ngjarjeve historike, nuk mund te lejojme qe kete ta bejne sharlatane, qe na i servirin gjerat sipas oreksit te tjeter kujt!

  29. Mirdona says:

    Dmth shqiptaret e Malit të zi dhe të Presheves duhet te emigrojn se zgjidhje tjeter nuk na paska per ta, euuu euuu edhe qita e niva

  30. idealist says:

    Analitë konçize, tepër e saktë, nga z. Dritan Hila. Bravo! E keqja është se duhet të kesh kulturë dhe nivel, për t’i kuptuar realisht shkrimet “reale”… Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, kjo na mungon… dhe prandaj jemi të predispozuar të dëgjojmë lloj-lloj përrallash që na “ledhatojnë” veshët, mbi historinë tonë “të lavdishme”, mbi “kulturën, trimërinë, besën” e shqiptarit, që vazhdimisht të tjerët i kanë rënë në qafë, të tjerët e kanë fajin që jemi këtu ku jemi…etj.etj.etj…

  31. Kico says:

    Kermat amerikane mund te perpiqen sa te duan por emrin e Atij KURRE nuk e njollosin dot!!! Cili analist me nje cifel shtylle kurrizore pergjigjet qe “Me falni po nuk jam i mundur te pergjigjem” ? Ja gjendja e ketyre DERRAVE, sdine te thone te verteten e ia fillojne pallavrave njera pas tjetres sic ia kerkon leku i dhene nga CIA. Po mire meqe sdike ti anal-ist a e dije ti o KERME qe Ai e gjeti Shqiperine nje gerrmadhe e na e ktheu lule? Me shkolla po, me ushtri po, me SPITALE po, me rend e ligj po, me kulture po. A i dije ti keto??? Natyrisht jo se ju dini qe u vrane 2000000000000000 te persekuruar e me shifra ne hene!!! Po harroni qe ata i cuat JU qe te hidhnit poshte Enverin o kerma!! Po dijeni qe mund ti genjeni dy tre veta qe te “emigrojne si bashkekombasit ne Nju Jork” po jo nje popull te tere qe e di vete si ia kaloi more vesh???? Bastarde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje