Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane. Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi europian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare e sheh atë në radhë të parë, si procesi i ndërtimit të Europës brenda vendit.
“Integrimi europian në vetvete është për vende si Shqipëria dhe vende si tonat është më i rëndësishëm se anëtarësimi, sepse është i vetmi instrument i modernizimit real dhe i ndryshimit real”, është shprehur Rama
Ai tha se ndihma dhe mbështetja e Austrisë gjatë procesit ka qenë dhe mbetet për Shqipërinë, me rëndësi.
“Për qeverinë tonë, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian është një rrugëtim drejt prosperitetit në paqes, liri dhe dinjitet. Unë shpresoj që ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj të brendshëm të zhvillimit dhe transformimit dhe Austria të vazhdojë të jetë krah nesh, të jetë gjithnjë e më pranë nesh për të na shtyrë drejt drejtimit të duhur duke na ndihmuar në drejtimet ku duhet të ecim më shpejt”, theksoi ai.
Kryeministri konsideroi gjithashtu një sfidë, rilindjen e imazhit të Shqipërisë. Ndërsa e vlerësoi integrimin europian si perspektivën e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit tonë, Kryeministri shprehu bindjen se një integrim i suksesshëm kërkon edhe një bashkëpunim e komunikim aktiv ndërrajonal.
E drejte, bravo kryeminister, ti je i duhuri per kete vend.
Duhet qe europa te vije ketu tek ne e jo ne ne europe, mos te rri ky vend vetem me pleq e te gjithe te rinjt te punojn jasht, duhet te zhvillojm shqiperine e jo te marrim letrat.
ja nje kryeminster qe i duheshe ketij vendi..jo si nordiku qe vetem di te shpifi…ne fillim duhet te behet shqiperia tamam pastaj te kete te kemi goje qe te kerkojme
Ishte ky kryeministri juaj “i duhur” qe nuk i firmosi 3 ligjet dhe nuk e morem statusin, gjithe europa thoshte firmosini…por ky trimi nuk i firmosi se ishte ne opozite dhe e kishte mendjen te nxirrte militantet ne rruge, apo i harruat keto???
po shyqyr qe doli nje kryeminister i hajrit..ne fillim duhen civilizuar shqiptaret qe te kemi fytyre qe te anetarsohemi ne bashkimin europian