Një raport voluminoz i KLSH-së troket në derën e mbyllur të Bankës së Shqipërisë. Institucioni më i rëndësishëm financiar i vendit i është nënshtruar një auditimi të rreptë që ka konstatuar me dhjetra shkelje të rënda. Duke nisur që me pagat e punonëjsve dhe të kreut të saj që tejkalojnë edhe pagën e kreut të shtetit dhe të kryeministrit. Një oaz pasurie për këdo që punon aty dhe që privilegjohet që nga ushqimi, pagesat për dieta dhe seminare e deri tek palestrat që nxisin miqësinë me homologët e rajonit. Deri më tani ka një paqe të heshtur mes shumicës së re dhe institucionit të pavarur që deri dje, ishte shënjestër e sulmeve të saj kur ishte në opozitë. KLSH kërkon rishikim të ligjit që para një viti, a është kjo pika e kthesës?
Nga Gladiola Bendaj*
Ka qenë një target i preferuar i socialistëve dje në opozitë dhe shenjat janë që mëria e tyre ndaj guvernatorit të bankës së Shqipërisë të mos jetë shuar ende. E të paktën një pjese të tyre. Erion Braçe, një nga kritikët më të ashpër dje të guvernatorit, tani është kryetar i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, ku një javë më parë, Ardian Fullani dha shpjegimet e tij. Një raportim në dukje rutinë dhe që jep pak mundësi për prognozën e nesërme të marrëdhënieve të shumicës së re me institucionin më të rëndësishëm dhe delikat financiar të vendit. Por pikërisht një burim i komisionit i vuri në dispozicion revistës Java një material të rezervuar që fliste pikërisht për një auditim të ushtruar në Bankën e Shqipërisë. Audituesi KLSH-ja. Sipas burimit, një nga punimet më serioze për veprimtarinë e bankës për të paktën dhjetë vjetët e fundit.
“Nuk e kuptoj arsyen se pse ky raport nuk është bërë asnjëherë publik. Ai është një bazë e rëndësishme për t’u diskutuar pa asnjë lloj paragjykimi veprimtaria e bankës. Edhe në raport nënvizohet domosdoshmëria që në mënyrë të menjëhershme të ketë rishikim të ligjit për Bankën e Shqipërisë, por deri më tani nuk di të ekzistojë ndonjë inisiativë e tillë. As nuk di pse mungon dhe nëse ka ndonjë projekt të tillë. Duhet të ketë një diskutim të hapur për këtë temë, përfshi dhe grupin e interesit, vetë bankën. Nuk duhet të ketë asnjë paragjykim dhe asnjë ndrojtje nga paragjykime të mundshme, gjithmonë duke respektuar në maksimum pavarësinë e bankës”, thotë burimi nga Komisioni i Ekonomisë.
Raporti KLSH
Raporti ka disa muaj që është përfunduar dhe firmosur nga kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj, por që atëherë vetëm pak kopje të tij kanë mundur të qarkullojnë në fare pak duar të zgjedhura. Eshtë një patate e nxehtë e cila gjithsesi nuk mund të kalohet në heshtje, ndonëse deri më tani e ka mbuluar vetëm heshtja.
Dosja e kontrollit me disa dhjetra faqe ka disa kapituj. Ajo është përpiluar në një periudhë dy mujore, nga marsi i vitit të shkuar deri në maj të të njëjtit vit dhe është firmosur vetëm një javë mbas përfundimit të zgjedhjeve të qershorit dhe pikërisht në datën 28 qershor 2013. Gjashtë ekspertë të KLSH-së kanë qenë të praniëshëm në aktin e kontrollit, të kryesuar nga Nikoleta Piranji, si përgjegjëse e grupit.
Titulli i dosjes është: “Vlerësimi i aktivitetit ekonomiko-financiar, zbatimi i buxhetit të bankës së Shqipërisë dhe rregullshmëria e zhvillimit të ankandeve të bonove të thesarit të obligacioneve”.
Në raport parakalon gjithë aktiviteti i bankës, që nga ankandet për blerje bonosh thesari, tek tenderat për prodhim kartmonedhash apo gomash automjetesh e deri tek paratë e paguara për ruajtjen fizike të ambienteve dhe pagesat për qeratë e këtyre ambienteve. Bëhet fjalë dhe për pagat dhe shpërblimet që merr guvernatori, zëvendësi i tij dhe personeli i bankës. Pothuaj kudo, lupa e inspektorëve të KLSH-së kanë gjetur problematika të ndryshme, për të cilat referojnë dhe sugjerimet dhe rekomandimet e tyre. Në shumicën e tyre shënohet termi: menjëherë.
Nis nga paga
Janë absolutisht më të lartat në sistemin e institucioneve shtetërore në vend. Pakkush e di që puna në bankën e Shqipërisë është një oaz mirëqënie në nivelin e shpërblimit që e tejkalon edhe pagën e presidentit apo kryeministrit të vendit. Që prej pesë vjetësh, me vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës, të ndryshuar vetëm një vit më pas, në 2010 dhe të rindryshuar sërish në 2013-ën, janë përcaktuar nivelet e pagave. Auditimi konstaton se në një praktikë të tillë nuk ka shkelje ligjore, por nga ana tjetër vëren: “…mosrespektim të sensibilitetit të shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si paga dhe shpërblime të ndryshme, por edhe trajnimeve për udhëtime dhe dieta, krahasuar me nivelin e pagës të punonjësve të institucioneve kushtetuese”.
Për këtë, rekomandimi i KLSH-së është i prerë. Ai kërkon ndërmarrjen e menjëhershme të inisiativave ligjore për rishikimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë duke minimizuar riskun potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangien e konfliktit të interesit që është i dukshëm në praktikat e përcaktimit të pagës. E po kështu, niveli i pagës së guvernatorit thuhet se duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar dhe të jetë në raport të pranueshëm e të krahasueshëm me pagën e Presidentit të Republikës. E njëjta logjikë edhe për pagat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës së bankës, të cilat duhet të jenë më të ulëta se ajo e guvernatorit, por jo më poshtë se pagat e ministrave.
Shpenzimet e personelit
Janë gati një e treta e gjithë shpenzimeve vjetore të bankës. Plot 30 për qind të tyre. Nuk jepet shumë konkrete, por në raport citohet se për vitin 2012 janë parashikuar 272 milionë lekë më shumë se një vit më parë, ndëra krahasuar me një vit më parë, 2010-ën, ishin parashikuar 349 milionë lekë më shumë, me një trend rritës që shkon në përqindje, 36 për qind më shumë. Ky zë përfshin para që paguhen për pagat dhe shpërblimin e personelit.
Trajnimet, seminaret dhe kërkimi, janë tre termat për të cilët banka nuk kursehet. Referuar raportit të KLSH-së, shpënzimet për këto tre zëra zenë 4.2 për qind të shpenzimeve administrative për vitin 2012 ose 26.144 mijë lekë.
Shpenzimet për udhëtime dhe dieta zenë një fetë edhe më të madhe nga torta, ato shkojnë në masën 14.2 për qind të totalit të shpenzimeve administrative. Vetëm për vitin 2012 ato kanë kushtuar 86.903 mijë lekë.
Dhe në këtë pikë, ekspertët e KLSH-së ndërhyjnë sërish në mënyrë të prerë. Ata rekomandojnë ndryshim të menjëhershëm të situatës duke nënvizuar se dieta ditore e Guvernatorit është sa dyfishi i asaj që merr kryeministri ose 60 euro më shumë sesa dieta që shpërblen Presidentin e Republikës. Edhe një drejtor departamenti paguhet me të njëjtën shumë dhe barazohet me vetë presidentin. Kjo në kushtet kur në Shqipëri është e përcaktuar me ligj se paga më e lartë është ajo e kreut të shtetit.
Të ushqehen mirë, të stërviten mirë
Një vendim i korikut të vitit 2005 “Mbi kompesimin e shpenzimeve të ushqimit”, mundëson ca para të tjera që paguhet për punonjësit e Bankës së Shqipërisë. Banka kompeson koston e ushqimit që konsumohet në ambientet e brendshme të bankës në masën 70 për qind të kuotës ditore të drekës. Një subjekt privat bën shpërndarjen e tij,. monitorizohet shpenzimi i ushqimit në bazë të kuponëve të shpërndarë. Braçe dikur akuzonte: “Edhe ky është një biznes familjar, i një të afërmi të vetë guvernatorit”.
Por kur ha mirë edhe duhet të stërvitesh për të mbajtur trupin në formë. Një nga shpenzimet më të çuditshme, edhe sipas raportit të KLSH-së, është miratimi në buxhet i një fondi për aktivitete kulturore dhe sportive. Janë plot 3.7 milionë lekë për këtë qëllim vetëm për vitin 2012. Arsyetimi ka qenë për të ndjekur një traditë të bankave qëndrore me qëllim forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me institucionet homologe dhe punonjësve të tyre. Për këtë arsye ishin planifikuar 2.5 milionë lekë për pjesmarrjen në turneun e shtatë sportiv të bankave qëndrore të rajonit si dhe 1.2 milionë lekë të tjerë për prenotim fushash minifutbolli dhe sallash basketbolli dhe volejbolli.
Nga verifikimet e KLSH-së rezultonte se janë mbuluar shpenzimet e udhëtimit për 25 persona që kanë marrë pjesë në aktivitetin sportiv, shpenzime të tjera për dhurata për organizatorët e të tjerë.
Këto janë vetëm një pjesë dosjes së bankës së Shqipërisë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër, me institucionin më të rëndësishëm financiar të vendit. Ajo që shihet deri më tani, është vetëm një paqe e brishtë që nuk dihet se sa dhe nëse do të zgjasë, por dhe një maturi e skajshme e shumicës së sotme. Qoftë dhe për të ndërhyrë në rishikimin e ligjit për bankën, që do të “…minimizonte rriskun e konfliktit të interesit në përcaktimin e shpërblimit për punonjësit e bankës”.
*Revista JAVA
Cfare pret Edi Rama?!
Pret qe tu dale te gjithve efekti gjume-ndjelles i Rilindjes. Se nje pjese i ka dale me kohe.
Ka hallin e mushkonjave … qe be sikur po I lufton.
Ca pune ka ktu Rama? B.SH është e pavarur dhe nuk mund të ndërhyjë kryeministri.
Parlamenti mundet por kryeministri nuk ka ça ti bëjë.
Se fitojnë shumë punonjësit e bankës, nuk shof ndonjë problem për sa kohë bëjnë punën.
Po nuk bënë punën duhet të përgjigjen, dhe deri më sot nuk më duket se kanë bërë ndonjë punë të madhe për të zgjidhur krizën ekonomike.
Te lumte ed! Ti e ke kapur tamam thelbin. Rama nuk hyn fare ketu. Hyn pak lirindja e ngjalave po ohuu sa ta kuptosh ti e ka mbaruar mandatin Fullani
Keto jane turpe. Banka e Shqiperise nuk eshte ndermarrje prodhuese, qe te ardhurat t’i siguroje nga puna dhe djersa e punonjesve te saj , ato jane pare nga taksapaguesit shqiptare dhe askush nuk duhet lejuar qe t’i shperdoroje ato ne kete fare menyre. Fullanit i duhet vene kufiri te thana dhe si ne te gjithe sistemin administrativ duhet te respektohet hierarkia e pagave.
Per mua ata kane abuzuar e po vazhdojne te abuzojne, ndaj Kuvendi te mos bej sehir ,por te rregulloj kuadrin ligjor. Mjaft me me hajdut e spekullant !
nuk e di nese ke punuar ndonjehere jasht, po keto “benefitet” qe permendet ne kete pjese, jashteshtetit ti ofrojne kur punon edhe recepsioniste. Jane praktika te njohura ne bote keto qe ndikojne si ne motivim edhe ne forcimin e marredhenieve mes puntoreve. Banka e Shqiperise duhet ta ket si “norme” qe te jete puna me e llustruar ne shqiperi, qe te terheqi mendiet me te ndritura. Me mire te ishe marr me ke punon aty… sesa me vogelsira te tilla…
Pordhe me rigon dime te bejme te gjithe ne shqipetaret, jemi te vetmit. Po mire pse institucionet e tjera ne Shqiperi nuk paskan asnje benefit dhe i paska vetem Banka e Shqiperise. Ne Ministrira dhe Institucione te tjera me zor meret ai 9.000Lekshi ne fund viti, keta na merkan nga 2-3 rroga shtese, vec stervitjeve me ekipe. Po le te bejne ekipe dhe te tjeret me leket e shtetit, kolloaj me e forcuar misqesine me homologet pastaj
banka e shqiperise eshte institucioni avant-garde, normalisht qe ajo do I bej per here te pare te gjithe keto praktikat. kompanite dhe institucionet e tjera bejne shume gabim qe nuk krijojne paketa te tilla. pastaj, gabohesh nese mendon se nuk ka institucione apo kompani ne shqiperi qe nuk ofrojne gjera te tilla, sespe ka plot. sic thashe problemi nuk qendron tek keto benefitet por tek fakti qe te gjith qe punojne aty jane kushurinj te dikujt.
o fullan boll perdore nick ballisti. je kuptuar tani.
kush tha more
kusht te jep dreke falas
orari is ky
9-12,30 1 ore lunch break jo e paguar e pasta1,30-6 pune e goodnight.ke vetem cofe break e kafen e ke pa lek se bejne nje termus e pi sa te duash .
Nuk me duket e aresyeshme qe diskutohen shpenzimet administrative ne BSH, pasi ato jane standarte qe kjo Banke i ka patur prej kohesh, ndoshta ka edhe fryerje.Nese KLSH (qe shyqyr qe u kujtua pas kaq vitesh) ka aftesi profesioanle , le te shikoje se si BSH i paraprin ekonomise me politikat e saj, si rekruton punonjesit, si prokuron fondet per blerjet marramendese dhe investimet kolosale. Z.Fullani qe kur eshte emeruar, punon me te njejtet(Drejtor Administrimi, Pergj.Prokurimi , Kryetar Prokurimi) , nje rreth vicioz ????????????
Ky Fullani e meriton te jete Guvernatori yne. E dini kuptimin e fjales Guvernator? Qe ai mund te beje cte doje me ne, me banoret e guvernes ku sundon. Ky eshte faqeziu Fullani.
Z. Brace nuk po e degjoj me te flasi per ekipin e vajzave te volebollit te Full hanit, te cilat harxhonin as me shume e as me pak por 100 mij USD, ne vit ne nje kohe qe kombetarja e volejbollit Shqiptar kishte nje buxhet per rreth 95 mije usd.
Natyrisht qe Parlamenti(kam parasyshe maxhorancen e Edi Rames) duhet te merret urgjentisht me rregullimet perkatese ligjore per kete OAZ krye te korruptuar me femije ish ministrash, deputetesh e deri vajza e Zhelefines, qe tallen me leket e ne tatimpaguesve.
Nuk i kuptoj keto privilegje ne vendin me te varfer te Europes.
Vetem ne Shqiperi keto gjera kalojne pa u ndjere.
Shqiptaret nuk paguajne taksa per Fullanlleqe
LABI LESKAJ,MOS U MER ME PAGAT E FULLANESHAVE POR ME GJAKUN E DJERSEN E SHQIPETAREVE!
Sa jane kapitalet financiare te arratisura nepermjet sistemit krriminal bankar jashte neper bankat e Botes ne menyre te ligjeshme e te pa ligjeshme te tjerat jane pordhe me rigon?
Shume fakte te tille qe vazhdojne sic i ka lene Berisha me banden e tij, e bejne edhe vet Ramen bashkefajtor dhe te pabesueshem.
HAFDE VJEDHJE HAJDE ……………..!!! CFAR DUHET ME PER BELILIN?????!!!
…stervitini punonjesit/et qe ti kene sa me te manovrueshme ”mbertheckat”…
Ha o Muco pirth o Muco!Kjo eshte Shqipja e domkracis!Zoti marte hake mbi keta te pa ngopur.
PO I HOQI TE GJITHE BANKJERET E VJETER DHE I ZEVENDESOI ME FEMIJET DHE MIQTE E POLITIKANEVE DHE TE TIJET TJETER STANDART JETESE KANE ATO KESHTU QE PAGA E SHPERBIME JANE VETEM PER TA PASUR MIRE ME TO QE MOS ANKOHET NJERI PO TE JENE TE KENAQUR BENI NJE HETIM JU LUTEM KUSH ESHTE HEQUR DHE PSE,ME CILIN ESHTE ZEVENDESUAR? DHE JANE HEQUR PA MOTIV DHE NUK KA NJE INSTITUCION QE TE ANKOHEN SEPSE KY ARROGANT NUK I PRET FARE AS TI DEGJOJE PO VETEM SHEFI PERSONELIT DHE JURISTI QE NXJERRIN PERFITIME FINANCIARE PER VENDET QE LIROJNE NE EMER TE KETIJ I BEJNE I FLAKIN NJEREZIT SI TE JETE PRIVATE BANKA E SHQIPERISE DHE PRIVATI NUK TE HEQ AQ KOLLAJ PO TE VE DETYRA PO NUK I ARRITE ATEHERE SE PRISHET IMAZHI I BANKES KY TE HEQ PA TE KEQ BOLL HENGRI KY,NUK ESHTE E DREJTE ZOTERI SE KE TE BESH ME NJEREZ JO ME SHIFRA BEHU HUMAN JO ME PALESTRA E SPORTE PO ME DINJITETIN E ATYRE QE I KE GJETUR ATY PA U BE GUVERNATOR DHE KANE PUNUAR DENJESISHT AI BREZI VJETER KTO KUADROT E RI DO I SHIKOSH SI E NXJERRIN SEKRETIN BANKAR NE TAVOLINA KAFESH MERO TE LUTEM BEJ NJE HETIM TE VOGEL PER DREJTORET DHE NJE NIVEL ME POSHTE E DO GJESH CUDIRA ARKETARI DREJTOER DHE DREJTORI ARKETAR QE TE LARGOHET NGA PUNA NUK TE GENJEJ MERE SERIOZISHT PO PATE FUQI.
po stervitje po bejne mo,spo bejne gje te keqe.ah ta dini sa mire eshte te kesh njerezesha te stervitur rrotull
Asgje nuk do ndodhe. Thullani dhe e shoqja e tij i ka “zene gryken” te gjithe boseve te politikes dhe drejtesise.
Me keto gjera qe ka bere BSH duhet urgjent te gjykohen. Ku eshte pare qe populli eshte ne varferi dhe te behet baterdia ne ket forme. Paga ne cdo institucion eshte per tu ushqyer, per veshmatje e nevoja familjare e tj. Z. Fullani u paguaka ushqimin punonjesve ! Atehere po pagen super te madhe pse e marrin punonjesit e Fullanit ( Te Fullanit pasi aty jane pjestare famijesh te ish nomenklatures nga te Znj.Topalli e me radhe, nuk jane vendosur me kushte ligjore , por akraballeku- pra jo ligji por Maliqi)?! Eshte detyre edhe e Qeverise mbikeqyrja financiare e te gjithe institucioneve, prandaj duhet nderhyrje ne kete rast , po te jete sic shtjellon artikulli. Opozita po bertet me te madhe per drogen qe u mboll ne kohen e saj, pse Qeveria nuk merr masa per Fullanin dhe vajzen e Topallit atehere ?! Por edhe Qeveria eshte ne hall ! ” Bir Selmani i nenes ke te qaje me pare”.
paska shpik ujin e nxehte klsh goxha kontroll paska bere bravo
PAGE TE MIRE DIETA TE MAJME. USHQIM TE BOLLSHEM.EDHE PALLIMIN MES TYRE DUHET TA KENE TE MIRE.BRAVO FULLANE SA E VRISKA MENDJEN PER BASHKE QYTETARET E VET QE JETOJNE ME ASISTENCE.E NDERSA QEVERIA VAZHDON TE MARRE PARA BORXH PER RILINDJEN E VENDIT.
Ore por kur do ta mbaroje ate Rikonstruksionin e Bankes se Shqiperise,me sa duket i kane perpire dhe fondet e saj,pasi po mbushen 10(Dhjete) vjete.Ky mjeshtri i UFO,s mbaroi tre Godina shkollash per pese vjet.
Sa i poshter qe ishte … Enver Hoxha!!! ? ?
Kam punuar shum kohe ne Banken qendrrore te Trevisos,qe emertohet Cassa Marcca. Kam punuar ne 96 filjalet e saje. Banka Kombetare e Fullani-t paska marre eksperjence nga kjo banke, por 5-6vjet me pare. Sot kjo banke eshte bere si bankat e dyta te Shqiperise. Personeli eshte eleminuar 60%. Ish suita drejtuese e perbere prej 40 personash, sot nuk shifen me.
Sot kjo banke drejtohet prej 4 personave + personeli.
Zotit fullani duhet ti tregohet si po punojne sot bankat e huaja dhe te ndryshoje stilin ne drejtimin e bankes. Hiku koha e bollekut te bankave.
Sot, ne çdo banke qe te hyjshe te presin si minister se e kerkon koha. Po s’veprove keshtu, te pret falimentimi.
ky fullani dhe ajo fullanesha jane bande me vete.
hajne , pine , drogohen familjarisht perfshire horrin qe kane per femije,
vjedhin dhe pastaj sundojne me leket e vjedhjes dhe me nderet qe japin ne dem te ligjit e ne dobi te qendrimit ne ato vende qe kane.kane vjedh ose kane detyru bizneset qe te paguani per vendet qe kane dhe pastaj kane vjedh qe te mbajne vendet qe kane duke be ndere atyre qe i ben nder per ti vene ne keto vende. rreth vicioz mafioz. vjedhin naten pastaj diten japin drejtesi ne gjykate te larte(e shoqja) dhe ne banken qe duhet te kontrolloje ekonomine dhe parate sa te pista jane.po kush ti kontrolloje ?? tamam ai qe duhet:fullanet qe na shet dhe pordhe qe di te vishet, te haje, te pije, te harxhoje , te jetoje, te q.. etj
ato drogmenet-mafiozet te pakten “punojne” e rrine neper vrima se kane frike se i kapin dhe as leket mbase nuk i shijojne po keto “wolf os wallstreet ” qe na tregojne ne sa te mencur jane qe na e fusin me te gjitha menyrat dhe pastaj jetojne ne lluksin qe ‘meritojne” dhe qe ne “injorantet varfanjak” as qe e kuptojme le pastaj ta provojme..
po mire o popull na e bejne ; kur s ka burra te tjere ky vend e gra te zonja.apo kush i le te ngrene koke te shkretet.sa te jete keto halet me leke te pista neper duar te mencurit do i shtypin si milingona.
a nuk ju duket qe jane shtuar pak si shume halet dhe thote populli nje shprehje: mut i bardhe(blu) ,mut i zi(roze, lejla etjj), po mut jane
Nuk te heq asnje presje Arjana, po çfar te bejme.
Une nuk kam njohur ndonje debil si fufilli qe te munde te behet guvernator
Pupujt e kane bythen ne nje vullkan. E gjithe financa eshte bosh, bankieret i kane xhepat plot.
Ja shpjegoj shqiptareve ku i marrin lekat keta kriminele pa rrezikuar asgje. Me kursimet e shqiptareve blihet borxhi i shtetit. Shteti i paguan interesa Bankes, bankieret rrisin rrogat sepse kane gjasme fitime. Ne fakt shteti e shtyn borgjin e nuk paguan vetem interesat. Se Shqiptaret shkojne ne banke, banka nuk do te kete para te mjaftueshme, kjo eshte gjithemone e vertete por nuk eshte e arsyeshme ….
Nje gje te tjeter, te behesh Bankier nuk duhet shkolle, eshte zanati me i thjeshte, e kontabiliteti me i thjeshte. Biles ne kohet e sotme Bankieri me i madh eshte programatori i bankes qe as i duhet dhe as e ka idene nga ekonomia.
Sa xheloza qe jemi eeeee….
Po shyqyr qe marrin shume lek, ngrene nivelin e pagave neper bankat e nivelit te 2.
Asnjeri qe nxjerr artikuj te tille nuk e ka hallin se kush demtohet.
Ka ndonje hatermbetje me ustain e bsh ose porosi e ndonje te debuari.
Gjithsesi shikoni sa mund te fitoni vete, jo sa shume fiton nje tjeter, se mbase dhe e meritojn!!!
Hajt shnet