Këshilli i Stabilizim-Asociimit/ Gjosha: Reformat synojnë ofrimin e Shqipërisë me BE

12 Maj 2014, 12:42Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, në takimin e gjashtë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri tha se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe se gjatë vitit 2013-2014 është bërë punë domethënëse për përafrimin e legjislacionit.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrja Gjosha raportoi për kriterin ekonomik, përafrimin e legjislacionit dhe bashkëpunimin financiar. Gjosha u shpreh se “nismat e qeverisë kanë synim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e mëtejshëm me BE”.

Ministrja e Integrimit Evropian vuri theksin tek zbatimi sa më i mirë i legjislacionit, dhe jo vetëm tek përafrimi i tij. “Shqipëria duhet të ecë sa më shpejt për të mbajtur ritmin e BE-së”, u shpreh ministrja Gjosha.

Në Bruksel ka nisur takimi i 6-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, drejton takimin e gjashtë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit BE – Shqipëri.

Në këtë takim BE përfaqësohet nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, si përfaqësues i Presidencës greke të BE-së, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Štefan Füle.

Në përbërje të delegacionit shqiptar marrin pjesë  ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit, Majlinda Bregu.

Këshilli i Stabilizimit dhe Asociimit, i cili mblidhet një herë në vit, do të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe do të diskutojë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Shqipërisë.

1 komente në “Këshilli i Stabilizim-Asociimit/ Gjosha: Reformat synojnë ofrimin e Shqipërisë me BE”

  1. aron says:

    O te hengert megjithe integrim ,pse Shqiperi eshte BE ,INEGROI njehere pd ,lsi-ne pastaj e inegroi PS.Po me video e me 21 Janar qe u be shkak Meta ,tani kryetar Kuvendi do shkojme ne Evrope.Po vete meta-sali nuk e duan ,pa ne te shpresojme qe ta marrim.Por dushoj dosja e hajduteve nuk eshte as ne Prokurori as ne Gjykate.Ku dreqin eshte perparimi.Aman moj se mos na e hedhesh po nuk e morem statusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje