Hetimi i policisë/ Komisioni mbyll punimet, PD paraqet raportin e saj: Të shkarkohet Didi

12 Maj 2014, 12:33Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parlamentar Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, kërkojnë largimin e Artan Didi nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Pas paraqitjes së raportit nga ana e ligjvënësve të PS-LSI, Komisioni është njohur me variantin e propozuar nga opozita, ndërsa Kuvendit do t’i raportohet vetëm 1 raport.

Duke qenë se vlerësimet në raportet e paraqitura janë tërësisht të kundërta, shanset për një raport integral janë të pakta, çka do të thotë se Kuvendit do t’i paraqittet vetëm një variant, ai i hartuar nga mazhoranca parlamentare.

Kjo e fundit në raportin e saj prej 134 faqesh thekson se akuzuesit, të cilët pretendojnë për shkelje të emërimeve të drejtuesve të policisë, përpara se të hedhin tym mbi këto emërime, duhet të ngrenë akuzë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, sot President i Republikës, Bujar Nishanin, që në kundërshtim flagrant me ligjin ka emëruar në detyrë, tre ish-Zv/Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë si Agron Kuliçajn, Dashamir Maçin dhe Anila Hoxhën.

Agron Kuliçaj, si Drejtor i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda; Dashamir Maçi si Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse dhe  Anila Hoxha, Drejtore e Departamentit të Trajnimit Policor rezultojnë se nuk kanë pasur as gjysmën e vjetërsisë në shërbim sipas kërkesave që parashikon Ligji për Policinë.

Mazhoranca ka bërë të ditur po ashtu se në bazë të raportit të SHKB-së të vitit 2013,  para se Qeveria “Rama” te merrte detyrën, ishte i konfirmuar degradimi i Policisë së Shtetit për moszbatimin e të gjitha kërkesave të udhëzimit “Për përdorimin e burimeve të informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave”.

Referencë tjeter është edhe Progres- Raporti i BE-së, që në mënyrë eksplicite në tetor 2013 ka parashtruar gjendjen, sidomos në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe krimit ekonomik.

Në raport me 3- mujorin e parë të vitit 2013 ka tregues tepër sinjifikativë në shumicën e veprave kriminale, rritjen e forcës goditëse të policisë për shumicën e veprave kriminale dhe trafiqeve të paligjshme, ç’ka bën krejtësisht të pavlefshme pretendimet dhe akuzat e opozitës për impakt negativ të reformës së nisur në strukturat policisë.

Raporti i opozitës

Duke iu referuar përfundimeve të raportit të hartuar nga PD, Kryetari i Komisionit Arben Ristani tha se situata në polici është alarmante. Raporti kërkon lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, pasi nuk plotëson asnjë kriter për emërimin në këtë detyrë, ndërsa kërkoi të hetohet roli i tij në vdekjen e pasagjerit grek për ngjarjen e vitit ’99.

“Në momentin e emërimit të zotit Didi nuk kishim të depozituar asnjë dokument. Aksioni policor i drejtuar nga zoti Didi në 28 maj ‘99 është tregues i qartë i mungesës së profesionalizimit nga zoti Didi. Të hetohet roli i tij në vdekjen e pasagjerit të pafajshëm”, tha Ristani.

Raporti kërkon lirimin nga detyra e zv.Drejtorit të Policisë Altin Qata dhe rikthimi në detyrë i Muhamet Rrumbullakut. Në detyrë sipas këtij raporti duhet të kthehen edhe të gjithë ata efektivë policie të pushuar padrejtësisht nga puna. Sipas Ristanit në raportin voluminoz me 250 faqe u pyetën shumë dëshmitarë dhe u provuan faktet e mëposhtme:

Nuk provohet që ndryshimet e strukturës policore të jenë paraqitur për hetim nga drejtuesit e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm nuk ka ngritur asnjë grup pune për ndryshimin e strukturave në polici.

Janë shkurtuar 80 funksione organike.

Emërimet në polici janë bërë me karakter politik.

Zoti Sokol Bizhga, zv/drejtori i Policisë së Shtetit nuk plotëson kriteret e parashikuar për të mbajtur këtë pozicion. Ndërsa disa drejtorë të policisë në qarqe, janë ripranuar në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, po asht edhe disa shefa komisariatesh janë ripranuar në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.

Janë shkelur kriteret e gradave, shumë shefa policie nuk kanë gradën e duhur. 21 shefa komisariatesh nuk kanë gradën e duhur.

Deputetët e mazhorancës në këtë komision e cilësuan raportin të pavërtetë dhe të njëanshëm.

13 komente në “Hetimi i policisë/ Komisioni mbyll punimet, PD paraqet raportin e saj: Të shkarkohet Didi”

  1. berti luca says:

    Cjane keto kerkesa idiote ! pse te shkarkohet apo per akuza te shpikura !

    1. Flavia says:

      Kerkese apsurde dhe e pabazuar!

      1. Raimond Vlonjati says:

        Ashtu eshte

        Didi duhet te ngihet ne detyre se eshte qen i punes lol

        1. Tomorri says:

          kjo eshte kerkese KAPS! ore ju jeni ne metro apo jo, avioni u kap ore, u kapen dhe ata qe e shisnin, jane ne burg. po mos donte policia e kishte e fshehur si muhabet.

  2. ilir says:

    po po,futjani kot

  3. feniks says:

    Te gjitha keto kerkesat tuaja do te realizohen,por….
    -KUR TE HETOHET Sali Berisha,Lul Basha,Fatrmir Mediu,Shkelzen Berisha,Arben Imami etj per TRAGJEDINE E GERDECIT,PER VJEDHJEN E 300 MILION EUROVE TE RRUGES DURRES -KUKES,PER VRASJET E 21 JANARIT,PER GRABITJET MASIVE TE PASURIVE PUBLIKE,PER KONCENSIONET MAFIOZE NE KROM E NAFTE ku shteti nuk merr assnje QINDARKE etj,etj!!!
    Ka plot per te bere,ndaj mos u merzit o BERISHE se shpejt do te vije radha edhe ty,o KRIMINEL!!!
    Po perdridhesh si GJARPER,se po e ndjen FUNDIN TEND NE BURG TE PERJESHEM!!!

  4. KOMISIONET HETIMORE SI ZAKONISHT ,PEME PA KOKRA. Opozita kerkon te kthej ata qe kishte me pare,e sidomos grupin “ciftelia”
    Gjithashtu thot ata shprehjen popullore ,beni si them une e mos beni si bej une…………. Nje opozite e tille pranohet nga e keqa duke ven ne zbatim shprehjen popullore,se kur nuk kemi pule do ham sorren………. zoti u dhent mend !

  5. B says:

    Si mund t’i besohet raportit të përgatitur nga një krye-HAJDUT, pijanec dhe ordiner! Ky është një prej shumë paradokseve në Shqipëri. Asnjëherë nuk duhet të dalin në publik emrat e kryesuesve të operacioneve të ndryshme policore, ushtarake apo shërbimi inf, në të kundërt zjarrit i hedhim benzinë!!!

    1. Kominatsi says:

      per kete dekonspirimin e ke llafin? ky emision eshte bere qe ne 2002. Shikoje me kujdes si iken Didi si mi kur vrau grekun. Shikoje se mua me erdhi per te vjelle nga burreria e ketij. Shikoje edhe si rri kur te tjeret diskutonin si ti mbyllnin letrat
      http://youtu.be/PJ7I5ebRPHk

  6. Nini says:

    Ah te cmendur doni te beni rremuje- se ja kini marr doren o te pashpirft na lini te qete -policia po punon ato grada qe kan i kan nuk i kan vjedhur rruges …. lerni njerzit

  7. sherifi says:

    Po me kte ristanin cpo behet xhanem,qe kur ishte ne krye te K.Q.Z-se shkeli ligje,shkeli kushtetute,u perfol e u demaskua nga te brendeshmit si dhe nga raportet e nderkombetareve,tani ky kakaris si gjeli mbi pleh,dhe sa here shkon ne seanca shumicen e rasteve eshte i dehur.

  8. AJAX says:

    Komisioni Hetimor, Ristani: Të lirohet Didi, Noka ndërton avion letre – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=57777&k=71#sthash.zkQvKxh2.dpuf
    Shikoni pak se cfare ben falur noka

  9. futja kot says:

    njr komision degradon me ceshtjen e nje avjoni.Avjoni ngeli pasi nuk mund te ulej ne rere.
    KOmisioni eshte ngritur per tjeter ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje